GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Blinken thotë se Rusia nuk është e prirur për bisedime kuptimplota

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dita e të zhdukurve në Kosovë, Blinken: Qeveritë të tregojnë vendndodhjen e tyre
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtetet e Bashkuara do të shqyrtojnë çdo mjet për të çuar përpara diplomacinë me Rusinë nëse sheh një mundësi, por tani Moska nuk duket e gatshme të angazhohet në bisedime kuptimplote, tha të premten Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken .

“Të gjitha indikacionet tregojnë se presidenti Putin jo vetëm që nuk është i gatshëm për diplomaci kuptimplote, por përkundrazi vazhdon të shtyjë në drejtim të kundërt”, tha Blinken në një konferencë shtypi të mbajtur së bashku me homologen e tij franceze Catherine Colonna.

“Ne po shqyrtojmë dhe do të shqyrtojmë çdo mjet për të çuar përpara diplomacinë nëse shohim një mundësi për ta çuar përpara atë në çfarëdo mënyre “, tha ai, duke shtuar se në vend të kësaj Moska “dyfishon dhe trefishon” veprimet e saj agresive.

Më herët të premten, sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin foli me telefon me homologun e tij rus, Sergei Shoigu, për herë të parë që nga maji. Sipas deklaratës së Pentagonit, ai tha se është e rëndësishme të ruhen linjat e komunikimit në mes të luftës në Ukrainë .

Iniciativa për këtë telefonatë është marrë nga pala amerikane. Një diplomat kryesor rus shpjegoi, sipas agjencisë TASS, se ky komunikim ishte i nevojshëm për të “zbardhur keqkuptimet” në mënyrë që “të mos ketë aksidente“.

“Këto janë gjithmonë kontakte të rëndësishme dhe është e rëndësishme që amerikanët morën iniciativën,” citohet të ketë thënë Konstantin Gavrilov me bazë në Vjenë. Pas kësaj telefonate, Moska pret sqarime për stërvitjet e parandalimit bërthamor të kryera nga NATO, shtoi ai.

Së fundi, për Iranin, sekretari amerikan i shtetit tha se SHBA beson se diplomacia është mënyra më e mirë për të adresuar çështjen e programit bërthamor të Teheranit, por aktualisht nuk sheh një ringjallje të afërt të marrëveshjes së vitit 2015 për shkak të ndërhyrjes së Teheranit në punët e jashtme.

Etiketa: bisedimetBlinkenRusia

Lajme të lidhura

Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend
Botë

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi
Botë

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur
Aktualitet

Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur

11:58 - 30/09/26
Para
Vranësira dhe ulje temperaturash, çfarë rezervon moti për sot

Rriten ndjeshëm temperaturat, si parashikohet të jetë moti këtë të shtunë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Presidenti grek Tasoulas, akuza në bllok ndaj popullsisë çame! Paralajmërime Shqipërisë për integrimin në BE
Breaking Views

Presidenti grek Tasoulas, akuza në bllok ndaj popullsisë çame! Paralajmërime Shqipërisë për integrimin në BE

18:07 - 01/10/26

Akuzat në bllok për popullsinë çame për bashkëpunim me pushtuesit italianë e gjermanë gjatë Luftës së dytë botërore, u shoqëruan...

Lexo më shumë
Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

17:04 - 01/10/26
Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt

Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt

16:11 - 01/10/26
Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari

Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari

15:39 - 01/10/26
Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave

Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave

15:20 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com