GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Dialogu, më 6 dhe 7 korrik takimi i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dialogu, më 6 dhe 7 korrik takimi i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Burimet në Bruksel kanë paralajmëruar se javën që vjen, më saktësisht të martën dhe të mërkurën (6 dhe 7 korrik), do të ketë takime të reja në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, por jo në nivelin e lartë. Pas takimit të parë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tash priten takime mes delegacioneve të të dyja shteteve në Bruksel.

Delegacioni i Kosovës do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi ndërsa ai i Serbisë nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç.

Korrespodenti i Radios Evropa e Lirë në Bruksel, thotë se burimet brenda BE-së nuk kanë saktësuar se cilat do të jenë temat e këtyre takimeve, por kanë paralajmëruar që në kuadër të tyre do të flitet edhe për marrëveshjet e arritura deri me tash në dialog dhe për shkallën e zbatimit të tyre. Po ashtu ky takim do të shfrytëzohet edhe për përgatitjen e një takimi të ri mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili pritet të zhvillohet nga fundi i këtij muaji në Bruksel.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç u takuan për herë të parë më 15 qershor në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Kurti kishte propozuar nënshkrimin e një marrëveshjeje të paqes, ku Kosova dhe Serbia do të zotoheshin që nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën, si dhe ka kërkuar njohjen e ndërsjellë.

Ndërkaq, Vuçiq kishte ngritur çështjen e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Sipas vlerësimeve të diplomatëve në Bruksel, ai takim kishte dëshmuar se sa dallojnë qëndrimet e të dyja palëve.

Zyrtarët e BE-së të cilët ishin përfshirë në ndërmjetësimin e dialogut, si Përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme dhe atë të Sigurisë, Josep Borrell, ashtu edhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, i kanë njoftuar shtetet anëtare për rezultatet e atij takimi.

Shtetet anëtare vazhdojnë të mbështesin dialogun dhe presin që ai të rezultojë me një marrëveshje për normalizimin gjithëpërfshirës të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011. /REL

Lajme të lidhura

Popullor pavarësisht humbjes, mbi 70% e simpatizantëve të SYRIZA kundër dorëheqjes së Tsipras
Botë

Trazohet skena politike në Greqi, Tsipras formon parti të re dhe synon bashkimin e frontit opozitar

14:35 - 27/05/26
Zelensky: Putin të ndalojë bombardimet, Ukraina gati për armëpushim
Botë

BE kërkon ‘ndërmjetës të fortë’ për të nxitur Rusinë drejt paqes në Ukrainë

13:50 - 27/05/26
Erdogan sulmon ashpër kryeministrin izraelit: Ky tiran, i quajtur Netanyahu do të marrë mësimin që meriton
Botë

Erdogan sulmon ashpër kryeministrin izraelit: Ky tiran, i quajtur Netanyahu do të marrë mësimin që meriton

12:55 - 27/05/26
Para
Koleksioni i mjeteve historike RETRO zbret në Pogradec

Koleksioni i mjeteve historike RETRO zbret në Pogradec

TË FUNDIT

Popullor pavarësisht humbjes, mbi 70% e simpatizantëve të SYRIZA kundër dorëheqjes së Tsipras
Botë

Trazohet skena politike në Greqi, Tsipras formon parti të re dhe synon bashkimin e frontit opozitar

14:35 - 27/05/26

Ish-kryeministri i majtë i Greqisë, Alexis Tsipras, të martën prezantoi një parti të re politike, të cilën shpreson se do...

Lexo më shumë
Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore

Falsifikuan vendimet e gjykatave për një divorc, dërgohen në gjyq avokatja dhe përkthyesja në Fier

14:13 - 27/05/26
Zelensky: Putin të ndalojë bombardimet, Ukraina gati për armëpushim

BE kërkon ‘ndërmjetës të fortë’ për të nxitur Rusinë drejt paqes në Ukrainë

13:50 - 27/05/26
Korrupsioni në Morinë, SPAK dërgon për gjykim dosjen e 32 efektivëve të pikës kufitare

Heqja e kontrolleve në kufi me Kosovën, shmanget fluksi i automjeteve për Kurban Bajram

13:26 - 27/05/26
“Objektivi është EURO 2028”, presidenti Duka: Jam i bindur se me Maran, Shqipëria do të luajë më mirë

“Objektivi është EURO 2028”, presidenti Duka: Jam i bindur se me Maran, Shqipëria do të luajë më mirë

13:12 - 27/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com