GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Fondi i projektbuxhetit për vitin 2023, Malltezi: Rama jep miliarda lekë për diçka që nuk ekziston

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Afera e inceneratorëve, Malltezi: SPAK është mashë e Soros, “koka” e grupit është vetë Rama
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi, akuzoi kryeministrin Rama se ky i fundit vijonte të jepte miliona euro në buxhetin e shtetit për inceneratorë që nuk ekzistojnë.

Malltezi tha se kjo ishte një ndër arsyet kryesore përse nuk rriteshin pagat e pedagogëve dhe të mjekëve pasi qindra milionë euro shkonin për inceneratorët.

DEKLARATA E PLOTË

Shqiptarët po përballen me krizën më të rëndë ekonomike, rritjen e çmimeve, rritjen e naftës dhe indiferencën e thellë qeveritare.

Nuk shihet asnjë dritë të fund të tunelit përderisa Edi Rama vazhdon të japë nga buxheti i shtetit miliarda lek për incenerator që nuk ekziston.

Sot do të flasim për fondin e parashikuar në Projektbuxhetin e vitit 2023 ku pavarësisht krizës së thellë ekonomike e sociale, Inceneratori i Tiranës do të vijojë të marrë pagesa nga taksat e shqiptarëve edhe 34 milionë euro për periudhën 2023-2025.

Flasim për një incenerator i cili nuk ekziston e nuk ka as THEMELE, për të cilin deri tani janë dhënë nga buxheti i shtetit gati 100 milionë euro.
Një vjedhje e pastër në sytë e të gjithë shqiptarëve, por edhe të SPAK, i cili ende ka frikë të reagojë.

Rrjedhimisht lindin pyetjet;
A kishte ndonjë arsye pse Rama – Veliaj – Mërtiri – Zoto duhej të merrnin:
1. Edhe Landfillin e ndërtuar me para publike,

2. Edhe qindra miliona euro për incenerator fantazmë,

3. Edhe monopolin për dherat që është mall me vlerë,

4. Edhe monopolin për hedhjen e inerteve,

5. Edhe monopolin për mbetjet e riciklueshme duke falimentuar dhjetëra kompani e nxjerrë ne rruge qindra të punësuar?

Kjo foto tregon vendin e krimit ku përpihen qindra miliona euro për incenerator që nuk ekziston.

Ndërkohë, prej 3 vitesh Erion Veliaj në kundërshtim me ligjin, takson banorët me 29 euro për ton mbetje, 17 euro më shumë për ton sa kohe që nuk ke incenerim por depozitim dhe mbulim me dhe’.

Kjo është arsyeja përse nuk rriten pagat e pedagogëve, nuk rriten pagat e mjekëve dhe infermierëve, nuk rriten pensionet, se qindra milionë euro duhet të shkojnë në llogaritë e mafies së inceneratorëve të kryesuar nga Edi Rama.

Partia Demokratike i bën thirrje SPAK të veprojë për një mega-vjedhje mbi 105 milion euroshe deri më sot dhe që do të vijojë edhe me 34 milion euro përgjatë 2 viteve në vijim.

Shqiptarët nuk e meritojnë më asnjë ditë të drejtohen nga një qeveri e cila i vjedh dritën për diell.

Etiketa: Jamarber Malltezi

Lajme të lidhura

‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës
Aktualitet

‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës

08:05 - 21/10/26
Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës
Aktualitet

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

07:48 - 21/10/26
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Para
Papritur bëhet nostalgjike, Monika Lubonja publikon momentin e veçantë me Donaldin (VIDEO) 

Papritur bëhet nostalgjike, Monika Lubonja publikon momentin e veçantë me Donaldin (VIDEO) 

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës
Aktualitet

‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës

08:05 - 21/10/26

Prej ditësh me radhë, në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, po zhvillohen protesta të dhunshme. Ajo që nisi si një demonstratë paqësore...

Lexo më shumë
Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

07:48 - 21/10/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Tetor 2026

07:35 - 21/10/26
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 21 Tetor 2026

07:33 - 21/10/26
Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com