GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Vasili: Rilindasit në pushtet e opozitë nuk votuan hapjen e dosjeve, por…

13:12 - 22/10/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Kuvendi bordello politike”, Vasili: Bllokojnë projekt-ligjin për uljen e çmimit të naftës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili deklaron se rilindasit në pushtet e opozitë nuk votuan hapjen e dosjeve, por ngjalljen e Autoritetit të vetëvrare të Manipulimit të tyre. Vasili publikon prononcimin e shkrimtare së persekutuar Vera Bekteshi e cila thotë se prej më shumë se një viti ka bërë kërkesë për dosjen e saj, por nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Autoritetit.

“Rilindasit në pushtet e opozitë nuk votuan fare hapjen e dosjeve, por ngjalljen e Autoritetit të vetëvrarë të Manipulimit të Dosjeve!!(VIDEO). Rilindja dhe rilindasit me mëditje në opozitë, votuan të enjten në mesnate, me urdhër të një emaili anonim të sigurimit, disa ndryshime jo e jo për hapjen e dosjeve, por për të ringjallur Autoritetin e vdekur të Manipulimit të Dosjeve, që u vetëvra në 26 korrik të këtij viti pasi dështoi në mënyrën më të turpshme në manipulimin mafioz kundër Ilir Metës. E para. Për t’i dhënë fund talljes dhe mashtrimit me të përndjekurit politike. Të gjithë të përndjekurit politikë duhet t’a dinë të vërtetën, pra që dosjet nuk hapen fare. Ata duhet t’a dinë se paçavurja që votuan rilindasit në pushtet dhe opozitë e thotë e zeza mbi të bardhë, që është vetëm Autoriteti i Manipulimit të Dosjeve, i cili do të vendosë për secilin nëse hapet dosja dhe nëse i jepet apo jo informacioni i kërkuar”, shkruan Vasili.

Ai shkruan se dhimbja e thellë e të përndjekurve politikë u përdor thjesht si plaçkë tregu për pazarin e qelbur mes rilindasve në pushtet dhe rilindasve në opozite, që u vunë në lëvizje në një dite vape të korrikut dhe për turp e faqe të zezë me urdhrin e e-mailit të Sigurimit të Shtetit dhe e gjitha kjo tollovi vapë behari vetëm për shkak se Edi Ramës i hyri lepuri në bark se Ilir Meta krijoi dhe drejton Partinë e Lirisë.

“E dyta. Dhimbja e thellë e të përndjekurve politike u përdor thjesht si plaçkë tregu për pazarin e qelbur mes rilindasve në pushtet dhe rilindasve në opozitë, që u vunë në lëvizje në një ditë vape të korrikut dhe për turp e faqe të zezë me urdhrin e emailit të Sigurimit të Shtetit, të atij Sigurimit që edhe sot kontrollon fatet e atyre, që i vrau, i persekutoi dhe i internoi dhe e gjitha kjo tollovi vapë behari vetëm për shkak se Edi Ramës i hyri lepuri ne bark se Ilir Meta krijoi dhe drejton Partine e Lirise. E treta. Rilindasit ne pushtet dhe rilindasit me meditje ne opozite votuan vetëm pro Autoritetit te Vdekur te Dosjeve, qe ne 26 korrik tregoi fytyren si zorre qorre e Qeverise kur manipuloi e shkeli çdo ligj, qe konsumoi vepra penale pa fund, qe prodhoi 7 vendime mafioze te manipuluara ne nje dite, kur prodhoi deri edhe gjeneralitet false, kur manipuloi te vertetat, qe nuk i luan as topi dhe qe ulerasin me dokumente shkresore te shkruara me shkrim dore. E katerta. Autoriteti i Manipulimit te Dosjeve është sot nen akuze me fakte, prova e dokumente dhe asnjë alibi politike apo juridike e deshperuar nuk e shpëton dot nga dënimi. E pesta.Sot e kesaj dite ky Autoritet i Manipulimit te Dosjeve nuk iu jep për muaj e vite as përgjigje për informacionin e kërkuar as te përndjekurve politike, rasti i Zj.Vera Bekteshi e përndjekur politike, intelektuale dhe shkrimtare e njohur, nuk ka nevoje për koment. Çfarë talljeje, e pra ky Autoritet i degraduar i Manipulimit te dosjeve do te vendose për hapjen e dosjes se çdo te përndjekuri politik. E gjashta. Autoriteti i Manipulimit te Dosjeve sot qelbet erë ne mënyre me te neveritshme se Sigurimi Shtetit dje dhe kërkohet te përdoret nga rilindja si instrument për te vrare pluralizmin, për te shantazhuar çdo kundërshtar qe tregon vjedhjet dhe grabitjet e miliarda eurove nga pushteti”, shkruan Vasili.

Etiketa: Petrit Vasili

Lajme të lidhura

VIDEO/ Përplasje fizike live në Opinion, Berat Buzhala godet Albatros Rexhajn
Breaking Views

VIDEO/ Përplasje fizike live në Opinion, Berat Buzhala godet Albatros Rexhajn

22:45 - 12/02/26
“Armiq të shtetit”: Kritikat e Ramës ndaj gjyqtarëve ngjallin shqetësime në Shqipëri dhe BE
Aktualitet

“Pavarësi e papërgjegjshme”, Rama: Ka 92 raste ku llumi i pastruar nga vetingu janë trajtuar si viktima

15:23 - 12/02/26
Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK
Aktualitet

Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK

14:36 - 12/02/26
Para
Gjykata jep vendimin, sekuestrohen tokat me vlerë 8 milionë euro në bregdetin e Himarës

Gjykata jep vendimin, sekuestrohen tokat me vlerë 8 milionë euro në bregdetin e Himarës

Discussion about this post

TË FUNDIT

VIDEO/ Përplasje fizike live në Opinion, Berat Buzhala godet Albatros Rexhajn
Breaking Views

VIDEO/ Përplasje fizike live në Opinion, Berat Buzhala godet Albatros Rexhajn

22:45 - 12/02/26

Në emisionin “Opinion po diskutohet për dënimin me burg të kërkuar nga gjykata speciale në Hagë, ndaj ish-krerëve të UÇK-së,...

Lexo më shumë
Hetime në Itali/ Misteri rreth autopsisë së biznesmenit italian në Tiranë, dyshime për organe të hequra

Hetime në Itali/ Misteri rreth autopsisë së biznesmenit italian në Tiranë, dyshime për organe të hequra

22:17 - 12/02/26
“Mbyllni Gjykatën Speciale”, ish-presidenti thirrje Kosovës: Akuza ndaj UÇK një paçavure, po i shërben serbëve

“Mbyllni Gjykatën Speciale”, ish-presidenti thirrje Kosovës: Akuza ndaj UÇK një paçavure, po i shërben serbëve

21:10 - 12/02/26
Shorti i UEFA Nations League, Duka: Shqipëria do të përgatitet maksimalisht, prioritet sfidat e marsit

Shorti i UEFA Nations League, Duka: Shqipëria do të përgatitet maksimalisht, prioritet sfidat e marsit

20:58 - 12/02/26
Ramush Haradinaj jep dorëheqjen si kryetar i AAK! Do të kandidojë për president?

Ramush Haradinaj jep dorëheqjen si kryetar i AAK! Do të kandidojë për president?

19:19 - 12/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com