GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mbyllen në burg “Isai” dhe miku i tij, zbulohen detajet e organizimit të vrasjes

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Mbyllen në burg “Isai” dhe miku i tij, zbulohen detajet e organizimit të vrasjes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Elton Qyno/  Gjykata e Elbasanit ka vendosur të mbyllë në burg dy personat e arrestuar Luis Gaxhi alias “Isai” dhe Rigers Spahiun, të akuzuar për “Mbajtje pa lejë të armëve të zjarrit”, “Moskallëzimit të krimit” dhe “Veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Arsenali i armëve të sekuestrua në banesën e Luis Gaxhit, të cilat ai i kishte fshehur në çatinë e shtëpisë së tij. Asnjëri prej të arestuarve nuk ka pranuar të flasë dhe japi shpjegime para gjykatës së Elbasanit. Luis Gaxhi, rezulton të jetë i dënuar për vjedhje në Belgjikë ndërsa në Elbasan punonte si elektroaut. Kurse miku i tij Rigers Spahiu, është vëllai i Arjan Spahiut të vrarë në Belgjikë, i cili sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit ishte financues dhe urdhërues i disa vrasjeve në Elbasan,Durrës dhe Kavajë.
Hetimi i kryesuar nga prokurorët Gentian Abazaj dhe Kreshnik Ajazi,ka zbuluar se armët luftarake janë lëvizur nga njëra bazë në tjetrën, sapo policia ka arrestuar në 8 tetor 2022 Xhafer Deliu. Në telefonin e këtij të fundit, janë gjetur në rubrikën “Delete” fotot e “Dilo Çamit” dhe Elton Kilës.
Policia dhe prokuroria, ka mbajtur në mbikqyrje rrethin shoqëror të Xhafer Deliu, duke marë të dhëna interesante se Rigers Spahiu dhe miku i tij Luis Gaxhi, po lëviznin diçka dhe këtë gjë ishin duke e bërë përmes makinës së Rigers Spahiut.

Policia ka ushtruar kontroll në banesën e të dyve këtyre personave, ku ka rezultuar se në çatinë e shtëpisë së Gaxhit është gjendur arsenali i madh i armëve.
Luis Gaxhi alias (Isai) është pyetur në cilësinë e personit, ndaj të cilit zhvillohen hetime dhe ai nuk ka dashur të japë shpjegime duke deklaruar se do të flasë në një moment të dytë.

Është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale babai i tij, Ahmet Isai, i cili ka deklaruar se nuk ka dijeni se si përfunduan në çatinë e shtëpisë armët e gjetura nga policia. Ai nuk i ka parë asnjëherë ato armë dhe nuk e dinte, që ndodheshin aty. Nëse do e dinte që në banesën e tij ka armë do të kishte njoftuar policinë. Por nga informacionet e siguruara nga strukturat policore Elbasan, të referuara dhe në Prokurori, rezulton se shtetasi Luis Gaxhi ka lidhje shoqërore me interes me Rigers Spahiu dhe Arben Spahiu.

Ditët e fundit Luisi, ka përdorur automjetin e shtetasit Rigers Spahiu tip benz ngjyrë gri me targa AB062FM. Dhe nga informacionet e siguruara dyshohet se armët dhe municioni i gjetur i përket shtetasve Rigers dhe Arben Spahiu, të cilët po përgatiten të kryejnë një ngjarje kriminale me motiv hakmarrje ndaj vrasjes së vëllait të tyrë Ardit alias Arjan Spahiu dhe kushuririt të tyre Ibrahim (Everest) Caka.
Njëherësh Arben Spahiu, është kunati i Erion Alibej, i cili aktualisht ndodhet në burg dhe po hetohet si i dyshuar për organizimin e vrasjes së shtetasve Emiljano Ramazan, Regis Runaj e personave të tjerë. Policia ka ndaluar Rigers Spahiu dhe automjeti tip benz ngjyrë gri me targa AB062FM, është kontrolluar por nuk u gjetën sende të kundraligjshme. Rigers Spahiut, i janë sekuestruar dy aparatë celular i markes “Iphone”. Spahiut i është kërkuar passëord i aparateve të tij celular, me qëllim këqyrjen e tyre dhe konkretisht të bisedave me interes me shtetasin Luis Gaxhi apo shtetas të tjerë. Por Rigers Spahiu, nuk ka pranuar të japë “password” dhe i ka fikur aparatet e tij celularë, veprim ky që solli arrestimin e tij për akuzën e Moskallëzimit të krimit dhe Veprimeve që pnegojnë zbulimin e të vërtetës..

Etiketa: ArmeArsenalKryesore1Luis GaxhiRigers Spahiu

Lajme të lidhura

Humb jetën 23-vjeçari në Fushë Krujë, aksidentohet edhe ambulanca që shkoi për të plagosurin
Aktualitet

Humb jetën 23-vjeçari në Fushë Krujë, aksidentohet edhe ambulanca që shkoi për të plagosurin

18:29 - 01/10/26
Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari
Aktualitet

Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari

15:39 - 01/10/26
Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave
Aktualitet

Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave

15:20 - 01/10/26
Para
Nga dëshira për tu bërë sërish baba tek historia e jetës, Mozik rrëfehet si kurrë më parë  

Nga dëshira për tu bërë sërish baba tek historia e jetës, Mozik rrëfehet si kurrë më parë  

Discussion about this post

TË FUNDIT

UEFA Nations League, Kombëtarja mbërrin në Helsinki
Breaking Views

UEFA Nations League, Kombëtarja mbërrin në Helsinki

20:32 - 01/10/26

Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Helsinki, ku të shtunën do të luajë ndeshjen e radhës në UEFA Nations League ndaj...

Lexo më shumë
Aktivisti: I themi Von der Leyen se shqiptarët për t’u integruar në BE shtuan kapitullin “burg për politikanët që vjedhin”

Aktivisti: I themi Von der Leyen se shqiptarët për t’u integruar në BE shtuan kapitullin “burg për politikanët që vjedhin”

20:26 - 01/10/26
Protestuesi thirrje ambasadorit Eric Wendt: Na ndihmoni! Ky popull meriton shumë

Protestuesi thirrje ambasadorit Eric Wendt: Na ndihmoni! Ky popull meriton shumë

20:17 - 01/10/26
Parullat pikante: Përgjegjësia jote nuk mbaron me fjalim, për çdo hajdutëri do të ketë dënim

Parullat pikante: Përgjegjësia jote nuk mbaron me fjalim, për çdo hajdutëri do të ketë dënim

20:11 - 01/10/26
“Së shpejti do shpallet lëvizje e re politike”, aktivistja: Do të dalin nismëtarët dhe programi

“Së shpejti do shpallet lëvizje e re politike”, aktivistja: Do të dalin nismëtarët dhe programi

20:04 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com