Ditën e sotme janë zhvilluar disa nga ndeshjet e javës së 7-të të Kategorisë së parë, ku 4 skuadra kanë arritur të rikthehen te fitorja ndërsa një sfidë është mbyllur në barazim.
Burreli, Lushnja, Oriku dhe Tërbuni ia kanë dalë të sigurojnë 3 pikët, teksa kanë ndarë pikët Luzi dhe Besa.
Lushnja ka mposhtur 2-0 Turbinën. Dygolëshi i Pepas ishte vendimtarë në këtë takim, duke e rikthyer skuadrën e tij te fitorja pas 4 javësh.
Po 2-0 ka triumfuar dhe Burreli ndaj Tomorit, ndërsa 3-0 ka fituar edhe Oriku ndaj Apolonisë.
Ndërkohë Tërbuni siguroi 3 pikët duke mposhtur me shifrat 2-1 Korabin, ndërsa sfida mes Luzit dhe Besës është mbyllur me rrjeta të paprekura, me skuadrat që ndajnë kështu nga një pikë.
Discussion about this post