GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Kastrati bën “zap” Autoritetin e Aviacionit, ndryshohet ligji, tani oligarku kontrollon tarifat e Rinasit

16:06 - 22/10/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 6 min
A A
Kastrati bën “zap” Autoritetin e Aviacionit, ndryshohet ligji, tani oligarku kontrollon tarifat e Rinasit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shefqet Kastratit përjashton çdo kontroll mbi koncesionin e Aeroportit të Rinasit. I fundit institucion që ishte jashtë sqetullës së tij (për shkak të mbrojtjes ndërkombëtare) Autoriteti i Aviacionit Civil tashmë mbetet pa “autoritetin” për të ndaluar zullumin e Kastratit në Rinas. Sapo është publikuar në Fletoren Zyrtare ligji i ri “Për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit të Aviacionit Civil”, i cili ka hyrë në fuqi pak ditë më parë. Në dokumentin e publikuar në QBZ thuhet se ky është një ligj i ri. Në fakt janë ndryshuar vetëm 2 nene në krahasim me ligjin e vitit 2010 sihte në fuqi. Janë pikërisht ato pika që shkojnë në interes të Shefqet Kastratit. Sepse kryeministri ua bën nderin deri në fund “oligarkëve strategjikë”, duke u hequr çdo pengesë institucionale për të vjedhur me lehtësi paratë e shqiptarëve.

Ligji i ri, çfarë ndryshoi?

Në ligjin e ri shtohet Neni 25 i cili përcakton që në rast se bëhen ankesa për vendimet e marra nga Autoriteti i Aviacionit Civil, ato mund t’i anulojë ministri (sepse Kastrati nuk ka nge të shkojë në Gjykatën Admnistrative).

“Kundër vendimit të Autoritetit mund të bëhet ankim te ministri brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e njoftimit të këtij vendimi. Me kalimin e 30 (tridhjetë) ditëve nga data e dorëzimit të kërkesës te ministri, ankuesi mund të bëjë ankim sipas parashikimeve të Kodit të Procedurës Administrative. Në rast të pranimit të ankimit nga ministri dhe vendimmarrjes së tij, Autoriteti detyrohet të zbatojë dispozitivin e vendimmarrjes së ministrit”, thuhet në nenin 25 të ligjit të ri. Me pak fjalë shkeljet e bëra (domethenë skandalet) mund të mbulohen pa kaluar në shumë kontrolle dhe larg vëmendjes së publikut. Me këto ndryshime “Kastrati Group” ka në dorë të ndërhyjë nga lart për anulimin e vendimeve të ndonjë drejtori apo inspektori “kokëkrisur”.

Ligji i ndryshuar është bërë që të pengohet raportimi i shkeljeve në aeroport, i parave që mblidhen nga tarifa e sigurisë e tij në aeroport, duke vendosur nën kontroll Autoritetin e Aviacionit Civil.

Kontrolli tarifave në interes të Kastratit

Një tjetër ndryshim është bërë në nenin 6 ku në ligjin e vjetër, për vetë rëndësinë që ka administrimi i tarifave, masa e tyre vendosej nga Këshilli i Ministrave.

“Këshilli drejtues propozon te ministri masën e tarifave, që do të zbatohen nga Autoriteti, sipas pikës 2 të nenit 17 të këtij ligji, për shërbimet që kryen, të cilat miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit që mbulon çështjet e transportit dhe të Ministrit të Financave”, thuhet në ligjin e vitit 2010.

Dokument nga ligji 2010:

Ndërsa me ndryshimet në ligjin e ri bëhet me një urdhër të thjeshtë të dy ministreve të kabinetit Rama. “ Këshilli drejtues propozon te ministri masën e tarifave që do të zbatohen nga Autoriteti sipas pikës 2 të nenit 18 të këtij ligji, të cilat miratohen me udhëzim të përbashkët të ministrit që mbulon çështjet e transportit dhe të ministrit të financave”, thuhet në ligjin e viti 2022.

Dokument nga ligji 2022:

Paratë që u mbahen udhëtarëve shqiptarë nuk do të vendosen me vendim qeverie, por me një telefonatë nga Kastrati dhe dy ministret firmosin shkresën. Këto lloj vendimmarrjesh janë larg syrit të publikut dhe shmanget diskutimi kolegjial në Këshillin e ministrave. Në të dyja ndryshimet ka ndikim “Kastrati Group” si përfitues direkt. Pronari i koncesionit të aeroportit të Rinasit njihet si oligarku më i lidhur me kryeministrin Rama.

Kastrati vendos vetë tarifat

Ndërkaq me ndryshimet e ligjit dhe me përcaktimet në kontratën e Koncesionarit, Kastratit i hapet rruga të të ndërhyjë në tarifat që paguajnë qytetarët në aeroport duke i rritur ato sipas dëshirës dhe pa raportuar se sa  para mbledh.

“Konkretisht, në kontratë thuhet se “shoqëria ofron shërbime aeroportuale për shoqëritë ajrore që kryejnë aktivitetin e tyre në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, të cilat rregullohen nëpërmjet kontratave individuale me shoqëritë ajrore. Këto shërbime faturohen mbi bazën e një liste çmimesh të përcaktuar”

Sipas këtij dokumentit, Kastratit mbledh para  nga të ardhurat nga shërbimet në tokë dhe uljes dhe ngritjes llogariten në bazë të peshës minimale të ngritjes së secilit avion që përdor aeroportin. Shërbimet e ndriçimit të aeroportit ofrohen pas kërkesës specifike të shoqërisë ajrore dhe të ardhurat përkatëse llogariten në bazë të peshës minimale të ngritjes së avionit që kërkon shërbimin. Ndërsa më poshtë tregohet se si në disa pika ka rast për abuzim, prsh ato tarifat vendosen në bazë të orës së parkimit.  Ose të ardhurat nga tarifa e sigurisë,  ku thuhet se shoqëria duhet t’i paguaj 25% Autoritetit Shqiptar të Aviacionit Civil, një vlerë kjo shumë e ulët në raport me vlerat marramendëse të tarifave që fiton  Kastrati.

“Të ardhurat nga parkimi janë llogaritur për çdo avion të parkuar në aeroport për një periudhë kohore nga 3 deri në 24 orë dhe llogariten në bazë të peshës minimale të ngritjes së avionit që parkon. Të ardhurat nga pasagjerët llogariten duke përdorur një tarifë fikse për pasagjerët në nisje që përdorin aeroportin. Të ardhurat nga tarifa e sigurisë llogariten dukë përdorur një tarifë fikse për pasagjerët në nisje që përdorin aeroportin. Shoqëria ka detyrimin të paguajë 25% të kësaj tarife Autoritetit Shqiptar të Aviacionit Civil. Të ardhurat e mësipërme përllogariten për çdo fluturim dhe njihen në pasqyrën e të fitimit ose humbjes kur ndodhin. Faturat për shoqëritë ajrore për shërbimet e ofruara lëshohen dhe njihen në përputhje me kushtet e pagesave dhe faturimit të parashikuar në kontratë”, përcaktohet në kontratë. Duke qenë se ligji i ri i jep më shumë.

Rama s’ka besim, merr në dorë emërimin e drejtorit të AAC

Faktet e mësipërme tregojnë se ligji i ri i publikuar është bërë në marrëveshje me koncesionarin e Aeroportit të Rinasit, “Kastrati Group”. Për të realizuar direkt ndikimin e tij, kryeministri Rama me ndryshimet e bëra merr përsipër emërimin e drejtuesit të Autoritetit Shqiptar të Aviacionit Civil. Në ligjin e vjetër thuhej se drejtuesi i këtij Autoriteti emërohet nga ministri përgjegjës. “Drejtori ekzekutiv;  Drejtori ekzekutiv është titullari i Autoritetit, i cili emërohet nga ministri. Drejtori ekzekutiv nuk mund të jetë anëtar i këshillit drejtues.  Drejtori ekzekutiv merr pjesë në mbledhjet e këshillit pa të drejtë vote”, thuhet në dokument.

Emërimi drejtorit, ligji 2010:

Ndërsa me hyrjen në fuqi të ligjit të ri do të jetë  kryeministri ai që do të vendosë drejtuesin e ri të AAC . “Drejtori ekzekutiv është titullari i Autoritetit, i cili emërohet me urdhër të Kryeministrit, me propozimin e ministrit. Drejtori ekzekutiv nuk mund të jetë anëtar i këshillit drejtues. Drejtori ekzekutiv merr pjesë në mbledhjet e këshillit drejtues pa të drejtë vote”, përcakton ligji i këtij viti.

 

Emërimi drejtorit, ligji 2022:

Tashmë Autoriteti i Aviacionit Civil nuk ka asnjë lloj fuqie për të vendosur, sepse zhvishet nga kompetencat e tij. Ky është shembulli i pastër se si oligarkia përcakton ndërtimin e ligjeve dhe institucioneve në funksion të pasurimit me pronat publike.

 ©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

 

 

 

Etiketa: Aeroportii RinasitamkesaAutoriteti i AviacionitemerimKastratitkryesore2ligji i riRama. koncesiontarufa

Lajme të lidhura

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga
Breaking Views

Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga

15:07 - 02/12/25
Para
Tregtonin mish e vezë pa licencë, AKU bllokon produkte ushqimore në Korçë

Tregtonin mish e vezë pa licencë, AKU bllokon produkte ushqimore në Korçë

Discussion about this post

TË FUNDIT

EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal
Aktualitet

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25

SPAK ka reaguar pas disa raportimeve se anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë janë nën përgjim nga Prokuroria e Posaçme. Me...

Lexo më shumë
Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25
“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com