GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

PDK: Sjellja e anshme politike e Presidentes Osmani po e rrezikon demokracinë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
PDK: Sjellja e anshme politike e Presidentes Osmani po e rrezikon demokracinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata Kushtetuese e ka shpallur si të papranueshme kërkesën e presidentes Vjosa Osmani e cila kishte kërkuar interpretim për ndarjen e vendeve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) bazuar në grupet më të mëdha parlamentare të përfaqësuara në Kuvend.

E menjëherë ka reaguar Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila ka thënë se Gjykata Kushtetuese e Kosovës vërtetoi të drejtën kushtetuese të kësaj partie për të pasur edhe përfaqësuesin e saj të dytë në KQZ.

Në reagimin e PDK-së thuhet se hedhja poshtë e kërkesës së Presidentes Osmani për gjoja interpretim nga Gjykata Kushtetuese, në një çështje që ishte plotësisht ligjore dhe kushtetuese, flet për anshmërinë politike që ka marrë Presidentja e vendit në përpjekje për të dëmtuar partitë opozitare.

“Veprimi i saj i fundit për të mos emëruar përfaqësuesin e PDK-së dhe të një anëtari të subjektit politik VAKAT, ishte vetëm në shërbim të Lëvizjes Vetëvendosje për t’ia dhënë asaj anëtarin e tretë që ishte paraparë të emërohej një bashkëpartiake e Presidentes Osmani”, thuhet në reagim.

Partia Demokratike e Kosovës fton Presidenten të mos tregohet e anshme që t’i përmbahet Kushtetutës së Kosovës duke emëruar përfaqësuesin e dytë të PDK-së në KQZ dhe anëtarin tjetër nga subjekti politik VAKAT.

Në nenin 139 të Kushtetutës së Kosovës është saktësuar qartë se si bëhet emërimi i anëtarëve nga radhët e grupeve parlamentare shqiptare. “Gjashtë anëtarë emërohen nga pjesëtarët e gjashtë grupeve më të mëdha parlamentare të përfaqësuara në Kuvend, të cilat nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në ndarjen e vendeve të rezervuara. Nëse në Kuvend janë të përfaqësuara më pak grupe, grupi a grupet më të mëdha mund të emërojnë anëtarë shtesë”, thuhet në Kushtetutë.

“Sjellja e anshme politike e Presidentes Osmani po e rrezikon demokracinë, pluralizmin politik dhe funksionimin e institucioneve të pavarura kushtetuese. PDK ka shprehur shqetësimin me kohë se Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti, përmes orvatjeve në Gjykatën Kushtetuese, po tentojnë t’ia mohojnë një të drejtë kushtetuese PDK-së, si partia e dytë më e madhe politike në vend”, përfundon reagimi i kësaj partie.

Lajme të lidhura

Moska kërcënon Londrën për furnizimin e Ukrainës me dronë: Do e paguani shtrenjtë
Botë

Moska kërcënon Londrën për furnizimin e Ukrainës me dronë: Do e paguani shtrenjtë

15:29 - 18/08/26
Heshtja pas armëpushimit 60 ditor, Inteligjenca zbulon planin sekret të Iranit kundër Trump
Botë

Heshtja pas armëpushimit 60 ditor, Inteligjenca zbulon planin sekret të Iranit kundër Trump

15:10 - 17/08/26
Mashtrohet kryeministri britanik, Burnham shkëmbeu mesazhe me personin që hiqej si shefja e stafit të Trump
Botë

Mashtrohet kryeministri britanik, Burnham shkëmbeu mesazhe me personin që hiqej si shefja e stafit të Trump

14:47 - 17/08/26
Para
Prishtinë/ 47% e qytetarëve janë prekur nga koronavirusi

Prishtinë/ 47% e qytetarëve janë prekur nga koronavirusi

TË FUNDIT

Conference League/ Arbitrat shqiptarë vendosin drejtësi në dy sfida të fazës play-off
Sport

Conference League/ Arbitrat shqiptarë vendosin drejtësi në dy sfida të fazës play-off

16:53 - 18/08/26

Një tjetër përfaqësim i rëndësishëm ndërkombëtar për arbitrat shqiptarë. UEFA ka caktuar trupa shqiptare arbitrimi për të drejtuar dy sfida...

Lexo më shumë
Rama i quan protestuesit ‘sorra’, Edlira Çepani: Ai tregon frikë, protesta po sjell një model të ri

Rama i quan protestuesit ‘sorra’, Edlira Çepani: Ai tregon frikë, protesta po sjell një model të ri

16:38 - 18/08/26
Atentati i dështuar në Elbasan, Gjykata  lë në burg Poli Boriçin

Atentati i dështuar në Elbasan, Gjykata  lë në burg Poli Boriçin

16:08 - 18/08/26
Moska kërcënon Londrën për furnizimin e Ukrainës me dronë: Do e paguani shtrenjtë

Moska kërcënon Londrën për furnizimin e Ukrainës me dronë: Do e paguani shtrenjtë

15:29 - 18/08/26
Egnatia dhe Dinamo, mes ambicies për të prekur historinë në Europë dhe “ngërçit” në Superiore

Egnatia dhe Dinamo, mes ambicies për të prekur historinë në Europë dhe “ngërçit” në Superiore

15:07 - 18/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com