GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Njohja reciproke/ Vjosa Osmani e bindur: As SHBA e as BE nuk na ka kërkuar të heqim dorë

21:03 - 23/10/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Njohja reciproke/ Vjosa Osmani e bindur: As SHBA e as BE nuk na ka kërkuar të heqim dorë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se kërkesa që njohja reciproke të jetë pjesë e një marrëveshjeje finale me Serbinë është domosdoshmëri, dhe tërheqjen e kësaj kërkese Kosovës nuk ia kanë kërkuar as Shtetet e Bashkuara dhe as Bashkimi Evropian. Gjatë një konference për media në Prishtinë, pas takimit me homologun e saj nga Malta, George Vella, Osmani u pyet të komentonte deklaratat e të dërguarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, që Kosova të mbështesë një marrëveshje me Serbinë, që nuk përfshin njohjen reciproke.

Por, Osmani tha se bëhet fjalë për “marrëveshje specifike”, që duket se është referencë një propozim të Francës dhe Gjermanisë për të cilin kanë raportuar mediat. Siç kanë deklaruar zyrtarët në Serbi, ky propozim franko-gjerman, që thuhet se është dorëzuar liderëve në Prishtinë dhe Beograd, parasheh që Serbia të mos e pengojë Kosovën në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, përfshirë edhe Kombet e Bashkuara, në këmbim të një anëtarësimi të shpejtë të Beogradit në bllokun evropian.

“Janë tjetër gjë propozimet për marrëveshje specifike të cilat diskutohen në Bruksel. Siç e dini, ka qenë çështja e energjisë, akoma vazhdojnë diskutimet për fatin e të zhdukurve me dhunë apo edhe tema të tjera që kanë të bëjnë me lirinë e lëvizjes. Dhe përpjekjet e partnerëve tanë që të gjitha këto çështje të shtyhen përpara në një mënyrë të intensifikuar”, tha Osmani.

“Megjithatë, nuk ka pasur kërkesë, qoftë nga SHBA-ja, qoftë nga partnerët e tjerë brenda BE-së asnjëherë që Kosova të heqë dorë nga kërkesa për njohje reciproke, sepse të gjithë e kuptojnë që ajo është domosdoshmëri që e përmbyllë një kapitull të dhimbshëm të asaj çfarë ka ngjarë në këto dekada në Ballkanin Perëndimor, që kanë qenë luftëra të tmerrshme të iniciuara dhe të kryera nga ana e regjimit gjenocidal të Serbisë”, shtoi ajo.

Ajo shtoi se edhe vetë presidenti i SHBA-së, Joe Biden, dhe sekretari i Shtetit, Antony Blinken, kanë kërkuar që një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë të ketë në qendër njohjen reciproke. Ndërkaq, Escobar më herët gjatë kësaj jave ka qëndruar në Kosovë dhe Serbi, për të inkurajuar palët që të intensifikojnë procesin e dialogut, që ndërmjetësohet nga BE-ja dhe që ka për synim normalizimin e raporteve mes shteteve.

Zyrtari i lartë amerikan ka folur edhe për propozimin franko-gjerman dhe ka thënë se SHBA-ja e mbështet të njëjtin, duke argumentuar se ky propozim “do ta zhbllokonte Kosovën, por potencialisht edhe Serbinë, në rrugën e integrimeve euroatlantike”.

Më 22 tetor në Prishtinë qëndroi edhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Ai tha se në takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, është diskutuar edhe për propozimin franko-gjerman, por nuk dha më shumë detaje.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog me ndërmjetësimin e BE-së që nga viti 2011. Por, përderisa Prishtina kërkon që njohja reciproke të jetë pjesë e marrëveshjes finale, Beogradi kërkon një zgjidhje kompromisi, pa specifikuar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë. /REL

Etiketa: KosoveRajonVjosa Osmani

Lajme të lidhura

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
REL: Çfarë po ndodh në shtëpinë e prokurorëve të Kosovës?
Aktualitet

REL: Çfarë po ndodh në shtëpinë e prokurorëve të Kosovës?

17:30 - 04/12/25
Para
“Janë vendosur 5 muaj para”/ Habit Endri Prifti: Ja kush e fiton ‘Këngën Magjike’ dhe Festivalin e RTSH

“Janë vendosur 5 muaj para”/ Habit Endri Prifti: Ja kush e fiton ‘Këngën Magjike’ dhe Festivalin e RTSH

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)
Aktualitet

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25

GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen për 32 të pandehur që akuzohen për trafik emigrantësh, grup kriminal e falsifikim dokumentesh....

Lexo më shumë
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com