GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Vdekja misterioze e biznesmenit në Kosovë, hetimet: Autori mori në telefon gruan e viktimës dhe…

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Vdekja misterioze e biznesmenit në Kosovë, hetimet: Autori mori në telefon gruan e viktimës dhe…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore e vrasjes ë biznesmenit Bedri Rexhepi në Kosovë.  Vëllezërit Vllasaliu, Jetoni e Nexhati janë dy të dyshuarit kryesorë për vrasjen. Sipas dosjes në pjesën e deklaratës së të akuzuarit Jeton Vllasaliu, ai pasi kreu vrasjen e mori veturën e viktimës dhe e largoi nga shtëpia. Ia mori edhe telefonin, e madje me të do të dërgonte edhe disa mesazhe tek njerëzit me të cilët së fundmi kishte komunikuar viktima. Dy miq të viktimës.

Më tej duke mos u kursyer, ai ka rrëfyer se pas ngjarjes i kishte dërguar edhe një porosi gruas së Rexhepit duke përdorur telefonin e viktimës. Në këtë mënyrë u përpoq ta bindte se biznesmeni ishte i gjallë, ndërkohë që e vërteta ishte krejt e kundërta.

Ai i ka thënë prokurorisë më 7 tetor të vitit 2021 se pasi i ka dërguar këto porosi e ka hedhur telefonin e të ndjerit.

Me po atë gjakftohtësi, pasi e kishte vrarë Bedriun, Jeton Vllasaliu pos që dërgoi porosi me telefonin e tij, e largoi veturën e tij nga vendi i krimit, nuk do të ndalej me kaq.

Do të koordinohej me vëllain e tij. E takoi atë. Ia tregoi rastin. E bindi që të i ndihmonte që ta zhduknin edhe trupin.

Trupin do ta mbështillnin me perdet e shtëpisë. Do ta lidhnin me konop. Qesja e zezë në fytyrë. E vendosën në bagazh. E dërguan te Mali i Madh në Vllasali. Sipas versionit të Jetonit, ai do të shkonte poshtë malit për ta varrosur. Gjithçka ishte e gatshme- kazma e lopata në veturë.

E mashtruan, e torturuan e pastaj e vranë në shtëpi – Insajderi sjell dosjen për rastin e biznesmenit Rexhepi që tronditi Kosovën
Pasi që do ta varroste i vetëm për herën e parë, trupin thotë qe iu deshtë ta tërhiqte zvarre. Në dëshminë e tij ai tregon se këtë e bën vetëm një ditë pasi e vrau. Por, kishte dështuar që ta kryente punën mirë. Nuk do ta varroste aq thell, dhe do ta mbulonte me ca gjethe mali, diçka që e shqetësoi vëllain e tij, Nexhatin, pasi që kishte frikë se trupin mund ta gjenin kafshët.

Jeton Vllasaliu në dëshminë e tij ka treguar se më vonë do shkonte vëllai i tij, Nexhati për ta përfunduar varrosjen.

Nexhati do të ia vendoste dheun e fundit për të mos u gjetur më për 18 muaj. E ku vetëm me 30 shtator u gjetën mbetjet mortore.

Prokurori i rastit, Armend Hamiti ka konfirmuar se në pyetje janë marrë 29 dëshmitarë.

“…në aktakuzë kur ta keni në dorë, të shihni se 29 dëshmitarë relevantë janë që janë të parapamë në këtë aktakuzë si dhe mbrojtja e të pandehurit. Por, janë marrë edhe shumë njerëz të tjerë në pyetje, por që kanë dalë se s’janë relevantë për rastin. Por, 29 prej tyre si dëshmitarë na kanë ndihmu. Për ndonjë pistë që në fund rezultoi me suksese me datën .09.2022 kur u arritë të gjenden mbetjet mortore”, ka thënë Hamiti.

Etiketa: bedri rexhepiKosove

Lajme të lidhura

Para skadimit të afatit për presidentin e ri, Kurti akuzon opozitën: Ata pushtet nuk duan, por…
Kosovë & Rajon

Kurti: Kanë nisur bisedimet për presidentin, fundjava mbetet vendimtare

11:10 - 02/10/26
Momente tensioni! Protestuesit bllokojnë eskortën e Ursula von der Leyen sapo mbërrin në Kosovë
Aktualitet

Momente tensioni! Protestuesit bllokojnë eskortën e Ursula von der Leyen sapo mbërrin në Kosovë

14:05 - 01/10/26
“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së
Kosovë & Rajon

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

09:18 - 01/10/26
Para
Ivica Daçiç, ministër i Punëve të Jashtme, publikohen emrat e qeverisë së re serbe

Ivica Daçiç, ministër i Punëve të Jashtme, publikohen emrat e qeverisë së re serbe

Discussion about this post

TË FUNDIT

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes
Sport

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes

22:50 - 02/10/26

Pas 20 vitesh nga finalja e Botërorit 2026 dhe goditjes me kokë ndaj Materacit, Zinedin Zidan kthehet si kundërshtar i...

Lexo më shumë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

21:47 - 02/10/26
Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

21:41 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com