GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Konfindustria, kundër qeverisë për paketën fiskale të 2023: Jo profesionale dhe e paplotë

09:13 - 24/10/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Konfindustria, kundër qeverisë për paketën fiskale të 2023: Jo profesionale dhe e paplotë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Konfindustria ka shprehur qëndrimin e saj kundër paketës fiskale 2023 të propozuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë/MFE duke e cilësuar si jo profesionale dhe e paplotë dhe si e tillë nuk mbron ekonominë kombëtare, por dëmton rëndë mbi të gjitha interesat e industrive dhe prodhimit vendor.

Në një reagim zyrtar, Konfindustria shprehet se do të kërkojë si hap të parë heqjen e plotë të “taksës së qarkullimit” të karburanteve me të ardhura vjetore për buxhetin e shtetit afër 160 milionë euro/vit. Sipas njoftimit, të ardhurat për buxhetin e shtetit do të shtohen si pasojë e rritjes ekonomike nga ulja e kostove të karburantit për industritë, biznesin dhe qytetarët.

Reagimi:

Konfindustria vlerëson, se Paketa Fiskale 2023 e propozuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë/MFE është jo profesionale dhe e paplotë, parë zhvillimet e fundit të tregjeve vendore dhe globale dhe sidomos pasojave të krizës së energjisë.  Si e tillë jo vetëm nuk mbron ekonominë kombëtare, por dëmton rëndë mbi të gjitha interesat e industrive dhe prodhimit vendor, duke favorizuar qartësisht lobet importuese.

Konfindustria është duke përgatitur listën e kërkesave për Paketën Fiskale 2023. Kërkesat kryesore të saj do të përqëndrohen në përballimin e krizës së energjisë dhe uljes së çmimeve të karburanteve.

Në anketën e organizuar nga Qëndra e Studimeve të Konfindustrisë për paketën fiskale 2023, pothuaj 96% e bizneseve dhe industrive kanë shprehur shqetësim kryesor për aktivitetin e tyre tregtar përkatësisht cmimet e larta të karburanteve dhe energjisë elektrike.

Për sa më sipër do të kërkohet në Paketën Fiskale 2023 si hap i parë, heqja e plotë të “ taksës së qarkullimit” të karburanteve me të ardhura vjetore për buxhetin e shtetit afër 160 milionë euro/vit. Ndërkohë, vlerësohet se, nëse luftohet efektivisht kontrabanda masive në tregun e karburanteve, efektet e drejtëpërdrejta buxhetore të heqjes së “taksës së qarkullimit”, jo vetëm do të jenë zero, por do të tejkalohen pozitivisht. Mbështetur në të gjithë krahasimet e zhdoganimeve dhe konsumit të karburanteve me shtetet e Rajonit, jo më pak se 300 milionë euro mund të jenë të ardhura të munguara, që nuk shkojnë në buxhetin e shtetit. Gjithashtu, të ardhurat për buxhetin e shtetit do të shtohen si pasojë e rritjes ekonomike nga ulja e kostove të karburantit për industritë, biznesin dhe qytetarët. Shtysë e fortë për kontrabandën masive në tregun e karburanteve në Shqipëri është edhe niveli i lartë i taksimit.

Konfindustria vlerëson, se ulja e ngarkesës fiskale për karburantet dhe përmirësimi i menaxhimit të sektorit të energjisë elektrike, duhet të kenë qëllim arritjen e të paktën nivelit të çmimeve të vendeve të Rajonit në vitin 2023 për biznesin dhe qytetarët.

Etiketa: konfindustriapaketataksa

Lajme të lidhura

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri
Aktualitet

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati
Aktualitet

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Para
Plagosja me thikë e Besmir Ukës në Sarandë, arrestohet autori dhe shoku i tij (EMRI)

Plagosja me thikë e Besmir Ukës në Sarandë, arrestohet autori dhe shoku i tij (EMRI)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri
Aktualitet

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25

Në lagjen Gostil të qytetit të Kukësit, situata është bërë e padurueshme. Sa herë që fillojnë reshjet, kolektori kryesor i...

Lexo më shumë
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com