Kryedemokrati Sali Berisha ka zbuluar përmes hetimeve nga gazetarët fjalët e fundit që ka thënë Lear Kurti para se të vdiste. “O noku na mbytën”, thoshte Leari në klithmën e fundit, sipas asaj që ka parë dëshmitari. Ardi Veliu për të mbrojtur padronët e tij përdhosi dhe vrau për së dyti Lear Kurtin. Investigimet e rrjeteve televizive faktuan se mbi Lear Kurtin, një bandë prej katër policësh, sigurisht të droguar, kanë ushtruar dhunë në mënyrë makabre”, tha Berisha.
Berisha ka akuzuar Velin për fshehjen e krimit, i cili sipas tij po merr në mbrojtje policët që e shoqëruan.
“Ardi Veliu ky mashtrues i paskrupullt gënjeu kur deklaroi Lear Kurti po qëndronte para një objekti për të krijuar përshtypjen se ai po përgatitej për një akt delinkuent në një kohë kur ai po ecte i vetmuar nga kamerat, po ecte i vetmuar duke biseduar në telefon me mikun apo familjarët e tij. Një mashtrim i paskrupullt i policisë u hodh gjithashtu poshtë se sipas tyre, patrulla që e ndaloi kishte dy policë. Pranë tij ishin të paktën 4 në mos më shumë policë e banditë më uniformë. Të dhënat në fundjavë faktuan se trupi i tij kishte hematoma, ekspertët denoncuan kryerjen e autopsisë në kundërshtinë me ligjin, nga një bandë që donte të fshihte krimin. Lear Kurtin ia morën shpirtin xhelatët me uniformë dhe më pas e dërguan në spital”, tha Berisha.
Discussion about this post