GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Osmani e pranon: Drafti franko-gjerman eksizton por ka…

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Osmani e pranon: Drafti franko-gjerman eksizton por ka…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pranuar ekzistencën e draftit franko-gjerman në lidhje me vijimin e dialogut Kosovë-Serbi. Në një intervistë për Kosovapress, Osmani u shpreh se diskutimet e ditëve të fundit kanë lënë hapësirë për dizinformata përsa i takon asaj se çfarë kërkojnë partnerët ndërkombëtarë nga Kosova.

“Nuk ka propozuar askush që të pritet për marrëveshje për dhjetë vjet, kështu që ka lloj insinuatash, dezinformatash lidhur me atë se çfarë po kërkojnë partnerët tanë prej nesh. Ne e vlerësojmë rolin e partnerëve tanë për intensifikimin e dialogut Kosovë-Serbi. Qëllimi i Kosovës gjithnjë ka qenë për marrëveshje finale dhe njohje në qendër, dhe ne angazhohemi në atë drejtim. Për me tepër angazhimi ynë është për paqe dhe stabilitet, ndërsa angazhimi i Serbisë është i kundërt. Andaj shpresojmë që sa më shumë të jetë e mundur partneret tanë të bëjnë presion Serbisë, shtetit që po e destabilizon rajonin tonë që ta kuptojë që paqja dhe stabiliteti është në interes te të gjithëve”- tha Osmani.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur disa ditë më parë Osmani, tha se kërkesa që njohja reciproke të jetë pjesë e një marrëveshjeje finale me Serbinë është domosdoshmëri dhe tërheqjen e kësaj kërkese Kosovës nuk ia kanë kërkuar as Shtetet e Bashkuara dhe as Bashkimi Evropian.

Pas takimit me homologun e saj nga Malta, George Vella, Osmani u pyet të komentonte deklaratat e të dërguarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, që Kosova të mbështesë një marrëveshje me Serbinë, që nuk përfshin njohjen reciproke.

Por, Osmani tha se bëhet fjalë për “marrëveshje specifike”, që duket se është referencë një propozim të Francës dhe Gjermanisë për të cilin kanë raportuar mediat. Siç kanë deklaruar zyrtarët në Serbi, ky propozim franko-gjerman, që thuhet se është dorëzuar liderëve në Prishtinë dhe Beograd, parasheh që Serbia të mos e pengojë Kosovën në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, përfshirë edhe Kombet e Bashkuara, në këmbim të një anëtarësimi të shpejtë të Beogradit në bllokun evropian.

Etiketa: Franko-GjermanVjosa Osmani

Lajme të lidhura

Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë/ KQZ certifikon 3 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, refuzon 2 subjekte politike
Breaking Views

Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë/ KQZ certifikon 3 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, refuzon 2 subjekte politike

21:02 - 14/05/26
Riafirmohet mbështetja për Kosovën në NATO, dështon kushtëzimi i Greqisë për mosnjohje
Botë

Riafirmohet mbështetja për Kosovën në NATO, dështon kushtëzimi i Greqisë për mosnjohje

14:35 - 14/05/26
Aksident në galeritë e Trepçës, 18 minatorë bllokohen nën tokë
Kosovë & Rajon

Aksident në galeritë e Trepçës, 18 minatorë bllokohen nën tokë

13:46 - 14/05/26
Para
Shqipëria “rrëmben” medaljen e parë në Europian, shkëlqen Arjeta Rade

Shqipëria “rrëmben” medaljen e parë në Europian, shkëlqen Arjeta Rade

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 15 Maj 2026

07:35 - 15/05/26

DASHI Jeni më i menduar se zakonisht dhe kjo të ndihmon të shmangësh gabimet. Kohët e fundit ke shpenzuar shumë...

Lexo më shumë
Veliaj nga burgu uron besimtarët mysliman: Më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e iftarit

Parashikimi i motit për sot, 15 Maj 2026

07:32 - 15/05/26
Dy pallatet e ‘Durrës Marina’ ‘fundosen’ në tokë, PD: E kemi denoncuar prej kohësh

Dy pallatet e ‘Durrës Marina’ ‘fundosen’ në tokë, PD: E kemi denoncuar prej kohësh

23:29 - 14/05/26
Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar”

Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar”

22:41 - 14/05/26
Karçanaj e AKSHI-t nis mbrojtjen nga akuzat: Tenderat i ka bërë zëvendësi im

Karçanaj e AKSHI-t nis mbrojtjen nga akuzat: Tenderat i ka bërë zëvendësi im

22:20 - 14/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com