GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Të digjen fëmijët ukrainas”, televizoni shtetëror rus pezullon gazetarin pas deklaratës së rëndë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Të digjen fëmijët ukrainas”, televizoni shtetëror rus pezullon gazetarin pas deklaratës së rëndë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Transmetuesi shtetëror rus, RT, ka pezulluar dhe dënuar një prej prezantuesve të saj kyçë, Anton Krasovskyn, pasi ai ka bërë thirrje për djegie dhe mbytje të fëmijëve ukrainas. Deklaratat e tij në televizion kanë nxitur kritika në rrjetet sociale dhe ai ka kërkuar falje. Krasovsky ka qenë duke iu përgjigjur shkrimtarit, Sergei Lukyanenko, i cili ka thënë se në perëndim të Ukrainës, dikur më 1980, ai ka dëgjuar fëmijët duke thënë se “Ukraina është pushtuar nga moskovitët”. RT është televizion me qasje pro-Kremlinit.

Përgjatë intervistës, Krasovsky shihet duke buzqeshur teksa deklaron se “vetëm mbytni ata fëmijë, mbytni ata”. Si alternativë, ai ka përmendur se ata mund të digjen. Ai ka bërë shaka edhe për ushtarët rusë që dhunojnë gjyshet ukrainase. Kryeredaktorja e RT-së, Margarita Simonyan, i ka dënuar komentet e Krasovskyskut duke i përshkruar si “të egra dhe të neveritshme”.

Ukraina e ka akuzuar këtë kanal televiziv për nxitje të gjenocidit. Ky televizion shtetëror rus u ka dhënë hapësirë të konsiderueshme prezantuesve që mbështesin hapur luftën kundër Ukrainës dhe bëjnë thirrje për më shumë agresion ushtarak. Ata vazhdimisht hedhin poshtë të dhënat për mizori ruse, duke i konsideruar si “fabrikime” ukrainase.

Komitetit Hetues i Rusisë, i cili heton krimet serioze, është duke u marrë me komentet e Krasovskyt, ndonëse ende nuk dihet se çfarë ligji rus mund të ketë shkelur ai. Në dy vjetët e fundit Krasovsky ka qenë drejtor i RT-së në gjuhën ruse. Ai është i sanksionuar nga Bashkimi Evropian për shkak të mbështetjes së madhe për luftën e presidentit rus, Vladimir Putin në Ukrainë.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt. Putin e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Etiketa: gazetariRusiaukraina

Lajme të lidhura

Ekspertët: Marrëveshja e Trump me Putin do të ketë pak ndikim në çmimet e naftës
Botë

Ekspertët: Marrëveshja e Trump me Putin do të ketë pak ndikim në çmimet e naftës

09:02 - 12/10/26
Kryeministri Burnham pranon për herë të parë: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit!
Botë

Kryeministri Burnham pranon për herë të parë: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit!

18:30 - 11/10/26
Raportohet për shpërthim të fuqishëm në aeroportin e Riadit në Arabinë Saudite
Botë

Raportohet për shpërthim të fuqishëm në aeroportin e Riadit në Arabinë Saudite

16:43 - 10/10/26
Para
“Ishte tmerrësisht xheloze”/ U sulmua me acid nga ish-partnerja, flet vëllai i 36-vjeçarit

“Ishte tmerrësisht xheloze”/ U sulmua me acid nga ish-partnerja, flet vëllai i 36-vjeçarit

Discussion about this post

TË FUNDIT

48% e shqiptarëve të shqetësuar me trafikun, shumë më lart mesatares rajonale
Aktualitet

48% e shqiptarëve të shqetësuar me trafikun, shumë më lart mesatares rajonale

15:14 - 12/10/26

Perceptimi i problemeve mjedisore është përkeqësuar ndjeshëm në Shqipëri gjatë një viti, me rritje të forta të shqetësimit për ndotjen...

Lexo më shumë
Përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së 6-të të Superiores, lojtarët dhe trajneri

Përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së 6-të të Superiores, lojtarët dhe trajneri

15:06 - 12/10/26
Tabaku në Shkodër: Zhvlerësimi i euros po godet prodhimin “Made in Albania”

Tabaku në Shkodër: Zhvlerësimi i euros po godet prodhimin “Made in Albania”

14:29 - 12/10/26
Në kërkim nga Shqipëria, kapet në Greqi 19-vjeçari turk që tentoi të vriste bashkatdhetarin në Sauk

Në kërkim nga Shqipëria, kapet në Greqi 19-vjeçari turk që tentoi të vriste bashkatdhetarin në Sauk

13:57 - 12/10/26
Partizani largon trajnerin rumun Florin Bratu pas humbjes në derbin me Tiranën

Partizani largon trajnerin rumun Florin Bratu pas humbjes në derbin me Tiranën

13:41 - 12/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com