GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Vdekja e Lear Kurtit, Avokatja e Popullit: Policia s’ka shënuar arsyen pse u ndalua, s’rezulton përdorues droge

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Vdekja e Lear Kurtit, Avokatja e Popullit: Policia s’ka shënuar arsyen pse u ndalua, s’rezulton përdorues droge
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, ka deklaruar se policia nuk ka regjistruar arsyen se përse u ndalua Lear Kurti. Teksa ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit”, Ballanca tha se nuk është dokumentuar hyrja e Lear Kurtit në komisariat dhe gjithashtu nuk është dokumentuar as arsyeja e ndalimit të tij. Po kështu, Ballanca tha se nga kqyrja e regjistrave për vitin 2022, nuk rezulton se Kurti të ketë qenë kontigjent i policisë si shpërndarës apo konsumator i lëndëve narkotike, por ishte shoqëruar një herë për verifikim dhe një herë tjetër, sepse kishte qenë në makinën e një personi që nuk posedonte patentë.

‘Kjo është një ngjarje e trishtë dhe sigurisht për secilin nga ne pavarësisht shkaqeve duhet të na vërë përpara një përgjegjësie të madhe për ta hetuar rastin dhe ajo duhet të jetë drejtpërdrejtë policia e shtetit të japë të gjitha informacionet dhe të vërtetojë se rasti ka qenë fatkeq. Pas ngjarjes së bërë publike kemi droguar një grup hetimi, gjithashtu dy ndihmës komisionerë që kanë bërë këqyrjen e parë dhe kanë kërkuar kamerat dhe kanë kërkuar sqarime të personave shoqërues. Ajo që ka dalë si rezultat i parë ka qenë një informim se personi nuk është futur fare në komisariat por është dërguar menjëherë në spital ku dhe ka humbur jetën. Ne kemi evidentuar disa parregullsi në procedurat që rregullojë shoqërimin e personit. Kjo nuk do të thotë se policia ka qenë i dhunuar por ka një problematikë në shoqërimin e personit. Policia s’mund të shoqëroj çdo person, duhet të ketë indicie që ka një vepër penale, që dyshohet etj. Policia nuk e shpjegon dot pse e shoqëron Leart Kurtin në polici. Nuk kishte asnjë regjistrim për shoqërimin e personit. Presim dhe pamjet filmike, kemi vazhduar me hetimin për përgatitjen e dokumentacionin, kemi marrë në pyetje të gjithë punonjësit e policisë të përfshirë në këtë çështje.’- tha ajo.

Më tej ajo theksoi se në momentin e parë ajo që e frenoi pak hetimin ishin gjetjet se shkaku i vdekjes ishte gëlltitja e një sasie lënde narkotike. Sipas saj, u desh të viheshin në dispozicion pamjet filmike të ndryshme të mara nga mediat të cilat nuk janë prova definitive por janë njëlloj indicie që të thellojmë hetimin nëse ka pasur apo jo tejkalim të forcës të shkaqeve të shoqërimit të personit në fjalë.

‘Hetimi duhet bërë në eliminimin e çdo piste të mundshme. Vetë efektivëte policisë nuk pranojnë se ka pasur dhunë, shprehen se Kurti është ndjerë keq pasi ka arritur në komisariat. Ne kemi hetuar dhe verifikuar, se in riu është shoqëruar dy herë gjatë vitit 2022 në komisariatin nr.2, për shkaqe banale që s’kanë lidhje fare me konsumin apo shpërndarjen e lëndëve narkotike. Hera e parë është shoqëruar se ka pasur probleme me identifikimin e tij, ka dhënë të dhëna jo të qarta pra dhënia kontradiktore për identitetin e tij dhe e kanë mbajtur në maksimumin e mundshëm 8 orë. Hera e dytë, për një shkak dhe më i palidhur me drogën sepse ka qenë në një mjet me një person që s’ka pasur patentë. Nuk duket se personi të ketë qenë i shoqëruar për këto shkaqe, por ne do vazhdojmë të thellojmë hetimin.’- shtoi avokatja e Popullit.

Etiketa: Avopkatja e PopullitKryesore1Lear Kurtitvdekja

Lajme të lidhura

Protestuesit lënë mesazhin gjigand para kryeministrisë: Bulevardi i Shpresës
Breaking Views

Protestuesit lënë mesazhin gjigand para kryeministrisë: Bulevardi i Shpresës

23:15 - 02/08/26
Protestë në Shkodër kundër hapjes së Konsullatës së Serbisë
Breaking Views

Protestë në Shkodër kundër hapjes së Konsullatës së Serbisë

22:13 - 02/08/26
Harta e re/ Banorët e Selenicës ngrihen në protestë kundër shkrirjes së bashkisë
Breaking Views

Harta e re/ Banorët e Selenicës ngrihen në protestë kundër shkrirjes së bashkisë

20:53 - 02/08/26
Para
“Basha të tregojë të vërtetën për paratë ruse”, Berisha: Ndaj Metës po bëhet gjueti shtrigash

“Basha të tregojë të vërtetën për paratë ruse”, Berisha: Ndaj Metës po bëhet gjueti shtrigash

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit lënë mesazhin gjigand para kryeministrisë: Bulevardi i Shpresës
Breaking Views

Protestuesit lënë mesazhin gjigand para kryeministrisë: Bulevardi i Shpresës

23:15 - 02/08/26

Pas përfundimit të fjalimeve përpara kryeministrisë, qytetarët kanë lënë një mesazh të shkruar me shkronja të mëdha përpara Kryeministrisë. Protestuesit...

Lexo më shumë
Breshëri të shtënash me armë gjatë një feste në jaht luksoz në Dhërmi

Breshëri të shtënash me armë gjatë një feste në jaht luksoz në Dhërmi

22:51 - 02/08/26
Protestë në Shkodër kundër hapjes së Konsullatës së Serbisë

Protestë në Shkodër kundër hapjes së Konsullatës së Serbisë

22:13 - 02/08/26
Një burrë pëson arrest kardiak menjëherë pasi futet në det në Pishporo

Një burrë pëson arrest kardiak menjëherë pasi futet në det në Pishporo

21:58 - 02/08/26
Bypass-i i Shëngjinit, firma hije e Bashkim Ulajt merr 5.2 MLD lekë/ Dritan Agolli i FSHZH, pas 11 miliardë lekëve që dha në shtator, bën tender të ri për Ardit Metalliajn

Bypass-i i Shëngjinit, firma hije e Bashkim Ulajt merr 5.2 MLD lekë/ Dritan Agolli i FSHZH, pas 11 miliardë lekëve që dha në shtator, bën tender të ri për Ardit Metalliajn

21:23 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com