GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj dhuratë fshehurazi Fushës, i fal tenderin 830 mln lekë djalit të Çim Fushës, ja maskimi

13:11 - 25/10/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj dhuratë fshehurazi Fushës, i fal tenderin 830 mln lekë djalit të Çim Fushës, ja maskimi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj kujdeset për familjen Fusha, që të gjithë anëtarët e saj të përfitojnë kontrata tenderash. Shkëlqim Fusha me kompaninë të quajtur “Fusha shpk” ka marrë më dhjetëra tenderë pa garë nga Veliaj. Ndërkohë, këtë herë Lali Eri ka nxjerrë në skenë djalin e tij Elti Fusha. Në fakt këtë herë është përdorur një skemë më e thellë, për të mos dalë në pah emri i Elti Fushës, por faktet që do rendisim më poshtë tregojnë se pas kësaj afere qëndrojnë babë e bir. Bëhet fjalë për tenderin me REF-40408-09-01-2022 dhe objekt, i cili i është dhënë ERZENI/SH” shpk, me drejtues Artor dhe Erzen Llesha.

Por, sipas dokumenteve kjo kompani ka si firmë mëmë “Shoqërinë Koncesionare Tirana 4”, që është ngritur posaçërisht për “Përmirësimin e infrastrukturës Arsimore në Bashkinë e Tiranës për katër objektet arsimore në zonën Tirana 4”. Në krye të kësaj shoqërie qëndron Elti Fusha, e cila ka nën zotërim 4 firma të tjera. Në mes këtyre firmave është edhe Fusha Shpk e drejtuar nga Shkëlqim Fusha, si edhe kompania e cila ka fituar këtë tender “ERZENI/SH shpk”. Kështu pra në këtë tender kanë pjesën e tyre të tortës familja Fusha.

Tender pa konkurrencë

Sikur të mos mjaftonin këto skema të mirëmenduara maskimi, të cilat janë ndërtuar nga oligarkët në bashkëpunim me Veliajn, ky i fundit e ka mbyllur këtë kontratë pa garë. Në dokumentin e publikuar në faqen e Open Data Albania rezulton se në garë kanë marrë pjesë 7 kompani. Për 5 prej tyre, Bashkia Tiranë ka nxjerrë argumentin se nuk plotësojnë kriteret standarde të tenderit, ndërsa për 2 firma të tjera nuk ka dhënë asnjë argument, por thjesht i kanë skualifikuar. Kështu ka lënë në garë vetëm  “ERZENI/SH shpk”, i cili ka xhiruar në xhep 83 milionë lekë të reja. Kjo skemë ka mungesë të theksuar konkurrence dhe risk të lartë për korrupsion, prandaj edhe kontrata është listuar te tenderët me “Red Flag”

Në dokumentet e shpalljes së fituesit evidentohet se dy nga kompanitë, për të cilat  Bashkia nuk ka dhënë asnjë arsye për skulifikimin, kanë dhënë ofertë më të lirë se fituesi. Por në shkelje të  ligjit, Veliaj nuk i ka marrë fare në konsideratë. Sigurisht që do ta mbyllte një sy e të bënte një vesh shurdh, pasi tenderi lë dyshime që është hartuar posaçërisht për të birin e Fushës.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimElti FushaErion VeliajErzen LleshaErzeni shpkkryesore2tender. Shkeqlim Fusha

Lajme të lidhura

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?
Breaking Views

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?

19:58 - 04/04/26
Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Para
“Do të ndreq gabimet e Truss…”/ Rishi Sunak mban fjalimin e parë si kryeministër i Britanisë së Madhe

“Do të ndreq gabimet e Truss...”/ Rishi Sunak mban fjalimin e parë si kryeministër i Britanisë së Madhe

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26

Një aksident ka ndodhur në aksin Rrogozhinë–Lushnjë. Një automjet tip Volkswagen Polo ka goditur nga pas një traktor. Aksidenti ka...

Lexo më shumë
Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com