GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Hapja e dosjeve/ Vasili: “Rilindja” do t’a përdorë si instrument për të vrarë pluralizmin

14:47 - 25/10/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Taksa e karbonit dhe qarkullimit/ Vasili thirrje Ramës: Boll u qurravite në Facebook!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili deklaroi sot nga Kryesia e Kuvendit se të gjithë të përndjekurit politikë duhet ta dinë të vërtetën, se dosjet nuk hapen fare. Vasili tha se Autoriteti i Dosjeve qelbet erë më shumë se Sigurimi i Shtetit dhe se Rilindja kërkon ta përdorë si instrument për të vrarë pluralizmin.

Sipas tij, kuvendi ka bllokuar në mënyrë të turpshme projektligje tepër të rëndësishme të propozuara nga Partia e Lirisë.

“Ndërkohë që dyshja Rama-Basha të interesuar për të shpikur zhurmues për korrupsionin me miliarda euro të qeverisë bëjnë sikur shpikin nisma të vdekura propagandistike siç ishin nismat për ligjin e dosjeve dhe gjoja hapjen e tyre. Nismë që u prodhua në vapën e korrikut dhe u votua me urgjencë histerike në Kuvend. Rilindasit në pushtet e opozitë të dyshes Rama-Basha nuk votuan fare hapjen e dosjeve, por ngjalljen e Autoritetit të vetëvrarë të Manipulimit të Dosjeve!”, tha Vasili.

Ai theksoi se rilindja dhe “rilindasit” me mëditje në opozitë votuan të enjten në mesnatë, me urdhër të një email-i anonim të Sigurimit, disa ndryshime jo e jo për hapjen e dosjeve, por për të ringjallur Autoritetin e vdekur të Manipulimit të Dosjeve, që u vetëvra më 26 korrik të këtij viti, pasi dështoi në mënyrën më të turpshme në manipulimin mafioz kundër Ilir Metës.

“E para, për t’i dhënë fund talljes dhe mashtrimit me të përndjekurit politikë. Të gjithë të përndjekurit politikë duhet ta dinë të vërtetën, pra që dosjet nuk hapen fare. Ata duhet ta dinë se “paçavurja” që votuan rilindësit në pushtet dhe opozitë, e thotë e zeza mbi të bardhë, është vetëm Autoriteti i Manipulimit të Dosjeve, i cili do të vendosë për secilin nëse hapet dosja dhe nëse i jepet apo jo informacioni i kërkuar. E dyta: Dhimbja e thellë e të përndjekurve politikë u përdor thjesht si plaçkë tregu për pazarin e qelbur mes rilindasve në pushtet dhe rilindasve në opozitë, që u vunë në lëvizje në një ditë vape të korrikut dhe për turp e faqe të zezë me urdhrin e email-it të Sigurimit të Shtetit, të atij Sigurimi që edhe sot kontrollon fatet e atyre, që i vrau, i persekutoi dhe i internoi dhe e gjitha kjo tollovi vape behari vetëm për shkak se Edi Ramës i hyri lepuri në bark se Ilir Meta krijoi dhe drejton Partinë e Lirisë. E treta: Rilindasit në pushtet dhe rilindasit me mëditje në opozitë votuan vetëm pro Autoritetit të vdekur të Dosjeve, që më 26 korrik tregoi fytyrën si zorrë qorre e qeverisë kur manipuloi e shkeli çdo ligj, që konsumoi vepra penale pa fund, që prodhoi 7 vendime mafioze të manipuluara në një ditë, kur prodhoi deri edhe gjeneralitete false, kur manipuloi të vërtetat që nuk i luan as topi dhe që ulërijnë me dokumente shkresore të shkruara me shkrim dore. Autoriteti që nuk i jep as informacionin e detyruar avokatit Gjokutaj ashtu si edhe Kuvendi i Shqipërisë që nuk i jep gjithashtu informacionin avokatit.  E katërta: Autoriteti i Manipulimit të Dosjeve është sot nën akuzë me fakte, prova e dokumente dhe asnjë alibi politike apo juridike e dëshpëruar nuk e shpëton dot nga dënimi. E pesta: Sot e kësaj dite ky Autoritet i Manipulimit të Dosjeve nuk iu jep për muaj e vite as përgjigje për informacionin e kërkuar as të përndjekurve politikë. Rasti i znj.Vera Bekteshi, e përndjekur politike, intelektuale dhe shkrimtare e njohur, nuk ka nevojë për koment. Çfarë talljeje! E pra, ky Autoritet i degraduar i Manipulimit të Dosjeve do të vendosë për hapjen e dosjes së çdo të përndjekuri politik. E gjashta: Autoriteti i Manipulimit të Dosjeve sot qelbet erë në mënyrë më të neveritshme se Sigurimi Shtetit dje dhe kërkohet të përdoret nga “Rilindja” si instrument për të vrarë pluralizmin, për të shantazhuar çdo kundërshtar që tregon vjedhjet dhe grabitjet e miliarda eurove nga pushteti. Ky është një objektiv i vdekur për Rilindjen ashtu si vetë Autoriteti i vetëvrarë i Manipulimit të Dosjeve”, deklaroi Vasili.

Etiketa: Partia e LirisePetrit Vasili

Lajme të lidhura

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Para
Shpërndante drogë me motor/ Pranga 34- vjeçarit në Pogradec, ja çfarë iu gjet në banesë

Shpërndante drogë me motor/ Pranga 34- vjeçarit në Pogradec, ja çfarë iu gjet në banesë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com