GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Ligji apo aleatët? Afati për targat, Albin Kurti mes dy zjarreve

18:08 - 25/10/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 4 min
A A
Ligji apo aleatët? Afati për targat, Albin Kurti mes dy zjarreve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Besojmë se është e rëndësishme që kur ne bëjmë rekomandime, njerëzit t’i dëgjojnë ato”. Kështu thotë emisari amerikan, Gabriel Escobar, pasi tregon se Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentes Vjosa Osmani i është kërkuar që të shtyhet për 10 muaj afati i ndërrimit të targave ilegale të lëshuara nga Serbia, për banorët serbë që akoma i përdorin ato.

Edhe 6 ditë kanë mbetur deri më 31 tetor por vetëm pak serbë e kanë përdorur kohën e dhënë për t’i hequr targat ilegale.

Deri tash, Kryeministri Albin Kurti dhe edhe Presidentja, sikur ai, kanë lënë të kuptohet se kërkesa e Perëndimit nuk do të aprovohet. Ata janë të vendosur “për sundimin e ligjit” dhe data e fundit për largimin nga përdorimi i targave ilegale është 31 tetori.

“Ne tashmë e kemi bërë një shtyrje të afatit më 31 korrik e kemi shtyrë afatin për një muaj dhe në vend që të jetë më 31 tetor është shtyrë me 1 nëntor në vend se të jetë 30 shtator data e fundit është 31 tetori kur të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë automjete me targa të stërvjetëruara KM, PR e të ngjashme t’i konvertojnë ato në targa legjitime”, tha Kurti.

Për kërkesat e SHBA-së dhe BE-së që afati i zbatimit të vendimit të shtyhet edhe për disa muaj, Kurti tha se “marrim shumë seriozisht”.  Por, pos analizës dhe trajtimi me seriozitet i tyre, Kryeministri akoma s’ka dhënë shenja se i është përgjigjur pozitivisht kërkesës ndërkombëtare.

“Përveç se duam të respektohet rendi dhe ligji, gjithashtu jemi të kujdesshëm që të mos rrezikohet paqja dhe siguria. Andaj edhe kur partnerët, aleatët, miqtë tanë ndërkombëtar na japin sugjerime, ne ato i marrim shumë seriozisht dhe i analizojmë me kujdes”, u tha Kurti sot gazetarëve.

Partia më e madhe opozitare, PDK, kërkon që Qeveria mos të lëshojë pe.

“Secili veprim i Qeverisë që duhet të ndërmerret në raport me Republikën e Serbisë padyshim se është shumë e rëndësishme të koordinohet me SHBA-në mirëpo ky koordinim të rezultojë me respektimin e sovranitetit të Kosovës. Nuk mund të lejohet në pafundësi shfrytëzimi i targave të tilla dhe çfarëdo veprimi që ndërmjet Qeveria e Kosovës që respekton sovranitetin e vendit tonë edhe në atë pjesë të Kosovës padyshim se e ka përkrahje e Partisë Demokratike të Kosovës”, ka thënë shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, thotë se SHBA-ja dhe të tjerat në QUINT ia kanë kërkuar Kosovës shtyrjen e afatit për targa dhe ajo duhet t’i dëgjojë sepse janë “shtetet që e përkrahin më së shumti”.

“Nuk është sekret që ne kemi kërkuar një periudhë më të gjatë të zbatimit, dhe kemi kërkuar edhe 10 muaj të tjerë. Do të doja ta shihja këtë që të ndodhte. Kjo nuk është vetëm kërkesë e ShBA-ve, por e gjithë QUINT-it. Dhe, kjo është për shkak se ne jemi shtetet që e përkrahim më së shumti Kosovën”.

Presidentja dhe Kryeministri këmbëngulin në “sundim të ligjit”, kur arsyetojnë qëndrimin e tyre, që nuk është siç po ia kërkojnë ndërkombëtarët.

“Për targat është një temë që jemi duke e diskutuar dhe ajo që e kam thënë në takim më Esocbar është që kjo në esencë është çështje e sundimit të ligjit. Pra ekziston një grup i vogël i serbëve që nuk e kanë bërë këtë ndryshim sepse ata kërcënohen nga banda kriminale që mbështeten nga Vuçiq”, tha Presidentja javën e shkuar.

Të ngjashmen e ka përsëritur disa herë Kryeministri dhe zyra e tij.

“Ne i kuptojmë shqetësimet dhe brengat e zëvendës Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatik edhe përfaqësuesit amerikan për Ballkanin Perëndimor, z. Gabriel Escobar dhe i ndajmë po ato me të, sepse siguria e paqja janë vlera dhe interes jetik e i përbashkët. Njëkohësisht, ne kemi për obligim sundimin e ligjit, kushtetutshmërinë, vendimet qeveritare. Njëra nuk bën ta përjashtojë tjetrën”, i ka thënë Zyra e Kryeministrit Radios Evropa e Lirë.

Presidenti serb, Aleksandër Vuciq, është deklaruar për targa sot, duke thënë se Kurti ka refuzuar kërkesën e QUINT-it dhe se “po vinë ditë të vështira”.

“Na presin kohë të vështira, do të jemi me serbët në Kosovë, të cilët kanë treguar se nuk duan ta dëgjojnë Kurtin e as të tjerët, por veten dhe ndërgjegjen e tyre”, ka thënë Vuçiq, ka raportuar Novosti.

Vendimi për zbatimin e marrëveshjes për targat ka pasur të nisën më 1 gusht. Kurti e pezulloi këtë vendim pas tensioneve në veriun e vendit dhe me kërkesë të ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier.

Qeveria e Kosovës më 1 shtator ka dhënë afat që deri më 31 tetor të riregjistrohen veturat, të cilat qarkullojnë me targa ilegale të lëshuara nga Serbia. Nga 1 nëntori, sipas qëndrimit qeveritar të deritanishëm, veturat me regjistrim ilegal nuk do të lejohen të qarkullojnë në Kosovë. / Gazeta Express

Etiketa: Albin KurtiSerbitargat

Lajme të lidhura

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!
Aktualitet

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
Para
Zëri Amerikës: Largimi i të rinjve pengon zhvillimin e turizmit në rritje

“Qeveria ka vrarë shpresën”, Partia e Lirisë: Më shumë njerëz po ikin nga Shqipëria se nga Ukraina

Discussion about this post

TË FUNDIT

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri
Aktualitet

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri

17:28 - 06/12/25

Belgjika dhe Danimarka janë dy shtetet që në 2026 do të hapin selitë e tyre të ambasadave në Tiranë. Ministri...

Lexo më shumë
“Më lironi nga kafazi”/ Veliaj para GJKKO: Unë jam këtu për t’u mbrojtur dhe jo për t’u poshtëruar

“Veliaj është njohur me aktet!”/ Avokatët: Nuk kemi parë asnjë provë, 60 mijë faqe nuk lexohen në 30 ditë

16:56 - 06/12/25
U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

16:01 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com