GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

(25) Kiko stresohet për stresin e shqiptarëve!

në OP-ED
Kohë leximi: 3 min
A A
Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

Raporti i Gallupit se shqiptarët janë më të stresuarit në Ballkan e gjeti gafil Kikon.

E para nuk e dinte se çfarë është stresi dhe e dyta nuk dinte se cilat janë burimet e stresit. Duke lexuar raportin që mat emocionet e popujve anë e mbarë globit Kiko kuptoi se stresi është një sëmundje një lloj vuajtje.

Po për të qenë më i bindur, për t’u bazuar në shkencë dhe jo në hamendësime, sajoi një skenë para ambulancës së parë që i doli përpara: Kiko filloi të këlthasë me të madhe duke përplasur putrat, në mënyrë ritimike, sa në kokë sa në prapanicë.

Çfarë ke Kiko? e pyeti një doktor që sapo kishte dhënë provimin e gjermanishtes.

Nuk e di, por më duket se po më dhemb stresi- u përgjigj Kiko

Doktori qeshi dhe i shpjegoi se majmunët nuk kanë stres dhe stresi nuk është organ.

Atëherë si e shpjegon ti doktor që Gallup-i thotë se 60% e shqiptarëve vuajnë nga stresi?

Doktori dhe Kiko majmuni bën të njëjtin veprim në të njëtën kohë. Të dy krojtën kokën.

Stresi, vijoi doktori me një zë të ulët a thua se po komunikonte me hakerat iranianë, është një gjendje që krijohet në trurin e njeriut kur ky është i shqetësuar për një gjë, kur gjendet në një presion, kur përballet me ndyshime të mëdha dhe të shpejta, kur ka punë të mëdha përpara, por nuk ke shumë kohë për t’u marrë me ta, me një fjalë kur nuk e ke në kontroll situatën..
Ooo e kuptova – tha Kiko.

E qartë shumë. Shqiptarët mirë që janë gjallë me çfarë kanë hequr gjatë këtyre viteve të fundit.. E para gjithë ditën duke folur për luftën. Lufta është burim i madh stresi. Lufta vërtet është në Ukrainë, por dhimbjet ndihen më fort se kudo në Shqipëri. Miliona ukrainas pa stresë, mijëra viktima etje.

E dyta, problemet me protestat në Iran. Kam parë shumë shqiptare që dalin në televizon dhe në shenjë solidariteti për protestat në Iran presin flokët live. Stres i madh. Rikthimi Covid-it në Kinë është një telash më vete.

BE nga ana e vet gjithmonë ka patur probleme, por tani koha i ka shtruar për zgjidhje dhe patjetër që shqiptarët duhet të vrasin mendjen për zgjidhje. Problemi i terrorizmit dhe ngrohjes globale janë probleme të mëdha- tha Kiko.

Shqiptarët mirë që janë gjallë… halle të mëdha shumë- psherëtiu Kiko. Mirë hallet e mëdha në botë, por nuk e lënë shqiptarin e varfër as hallet lokale: çfarë kanë dosjet? Si po ecën reforma territoriale dhe jo zgjedhore? çfarë ka veshur sot moderatorja e njohur…. është gjallë apo ka vdekur Elvis Martini?

Po në Gjermani pse janë stresuar njerëzit- pyeti doktori. Pyes për një shok, por edhe për veten se do të shkoj të jetoj dhe punoj atje ku ka nevojë Gjermania
Aha gjermanët stresohen dhe protestojnë për probleme të tjera- i shpjegoi Kiko. Ata protestojë për rritjen e çmimit të energjisë, gazit, ushqimeve, dmth për gjëra banale.

Pasi mbaroi shpjegimin per stresin e shqiptarëve Kiko mori një kalli të sapo pjekur për ta ngrënë. Në letrën amballazh lexohej:

“ Po takohemi për kafe në pazar të Milotit dhe po qajmë hallin e inglizit.”
Gjergj Fishta.

Etiketa: DervishiKiko

Lajme të lidhura

Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Piktori nuk e ndërtoi Shqipërinë me budallenjtë dhe hajdutët e tij, por e rrënoi atë

09:21 - 05/10/26
Dy Edi Ramat në New York dhe raporti i sikletshëm me të tashmen e të shkuarën
OP-ED

Dy Edi Ramat në New York dhe raporti i sikletshëm me të tashmen e të shkuarën

09:57 - 29/09/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Sikur piktori ta ndihmonte Kosovën aq sa Beogradin, shqiptarët do të ishin sot më të fortë

07:48 - 18/09/26
Para
Kanuni i Lekë Dukagjinit bie në duart e autores së librit me përmbajtje erotike

Kanuni i Lekë Dukagjinit bie në duart e autores së librit me përmbajtje erotike

Discussion about this post

TË FUNDIT

“WizzAir” anulon fluturimin, Boçi: Kompania duhet të jetë në akuzë penale
Aktualitet

Dy ditë në pritje dhe pa zgjidhje, Wizz Air bllokon pasagjerët shqiptarë në aeroportin e Barcelonës

12:27 - 05/10/26

Dhjetëra qytetarë shqiptarë kanë mbetur të bllokuar në aeroportin e Barcelonës, pasi nuk kanë mundur të udhëtojnë drejt Tiranës me...

Lexo më shumë
‘Të dëgjojmë qytetarët’/ ‘Territorialja’ përplas opozitën me socialistët Nuk shkrihen bashkitë si gjalp

‘Të dëgjojmë qytetarët’/ ‘Territorialja’ përplas opozitën me socialistët Nuk shkrihen bashkitë si gjalp

12:14 - 05/10/26
Dy deputetë të PS i thonë jo hartës së re territoriale, ja kush votoi kundër shkrirjes së 15 bashkive!

Dy deputetë të PS i thonë jo hartës së re territoriale, ja kush votoi kundër shkrirjes së 15 bashkive!

11:55 - 05/10/26
Protestë në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, policia shoqëron studentët para takimit me Ramën

Protestë në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, policia shoqëron studentët para takimit me Ramën

11:46 - 05/10/26
Dënimi i ish krerëve të UÇK-së, Kuvendi i Kosovës miraton në parim ndryshimet për Gjykatën Speciale

Dënimi i ish krerëve të UÇK-së, Kuvendi i Kosovës miraton në parim ndryshimet për Gjykatën Speciale

11:29 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com