Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Sigurisë, deputetët e opozitës kanë kërkuar një shpjegim sa i takon shkarkimit të drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit, duke theksuar se përbën një problem serioz sa i takon marrëdhënieve me partnerët tanë strategjik, referuar këtu SHBA dhe statusit të ambasadores Yuri Kim, fill pas shkarkimit të tij.
I gjendur në vështirësi, ministri i Brendshëm Bled Çuçi ndërroi temë dhe u “justifikua” duke thënë se nuk është paraqitur në komision pasi sipas tij ka pritur raportin e FBI dhe Microsoft për të dhënë edhe përfundimet sa i takon sulmeve kibernetike nga Irani.
“Në respekt të komisionit, pa dashur t’ju marr kohë nga rendi i ditës, vetëm dy sqarime të thjeshta. E para çështja e shkarkimit dhe emërimit të policisë së shtetit është thellësisht administrative dhe çdo procedurë është bërë sipas ligjit përkatës, e dyta lidhet me partneritetin me SHBA. Ju garantoj dhe jam i bindur dhe ju e dini kaq mirë që nuk ka asnjë përplasje me SHBA në këtë çështje. Ata kanë bërë një falenderim për ish drejtorin e policisë së shtetit. Ka qenë një falenderim për bashkëpunimin dhe nuk ka asnjë përplasje, as edhe një korrespodencë përveç atij që u drejtua publik, nuk ka asgjë okulte, sepse çdo shkak duhet të ketë edhe pasojë, nëse do ketë një situatë okulte që mbështjell këto lavizje, ky komision nuk ka ndonjë kundërshtim me drejtuesit e ri të policisë, edhe partnerin tonë strategjik. Kaq ju lutem për këtë pikë. Në lidhje me ardhjen në këtë pikë, ua them edhe në formë ndjese, është një çështje pa rëndësi për opinionin publik por e kam shtyre vetë se po pres raportin e FBI dhe Microsoft të cilët po punojnë ngushtësisht dhe raporti të dalë ditë për ditë, doja të vija me një raport profesionistësh. Të flasim mbi një raport profesional. Kam pritur këtë raport që do të vijë shumë shpejt”, tha ministri.
Discussion about this post