GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Marrëveshja 2 miliard dollarëshe/ KLSH rrëzon kontratën për Butrintin me Fondacionin, ja ku fshihet abuzimi

14:15 - 27/10/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
Marrëveshja 2 miliard dollarëshe/ KLSH rrëzon kontratën për Butrintin me Fondacionin, ja ku fshihet abuzimi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria po abuzon me Parkun e Butrintit, një nga pasuritë kulturore të vendit tonë. Këshilli i Ministrave ka miratuar me datë 6 prill të këtij viti marrëveshjen mes Ministrisë së kulturës dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, për “Planin e Integruar të Menaxhimit të Parkut Arkeologjik të Butrintit”.  Për 2 vite rresht, që nga dita ku u prezantua ky plan, studiues dhe emra të njohur të trashëgimisë kulturore ngritën  shqetësime  për këtë formë menaxhimi përmes fondacioneve private. Madje specialistët e kulturës kërkuan se trashëgimia kulturore shqiptare duhet të menaxhohet nga vetë ne dhe nuk është nevoja që të zgjasin tentakulat e tyre fondacione të huaja, duke shtuar këtu faktin që Butrinti është Pasuri Botërore e UNESCO-s. Por, Ministria e Kulturës asnjëherë nuk ka dëgjuar këto zëra, përkundrazi vazhdon të justifikojë marrëveshjen duke thënë se shteti do të vazhdoj të ketë në dorë menaxhimin e Butrintit. “Ky model menaxhimi është një model hibrid, jo fitimprurës, aseti është pjesë e shtetit shqiptar”, është shprehur Maragariti pak muaj më parë.

Por, sipas Marrëveshjes, Ministria i jep Fondacionit të drejtën e administrimit  kulturore për një periudhë 10-vjeçare me të drejtë rinovimi. Madje në marrëveshje përcaktohet se Ministria e Kulturës do të angazhojë rreth 2 miliardë dollarë, ndërsa Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim do të kontribuojë me 5 miliardë lekë.

Ndërsa më tutje thuhet se deri në 2% të të ardhurave do të merren nga AADF. Pikërisht me fjalët në marrëveshje luan bukur ministrja Elva Margariti, duke përdorur jo termin pronësi, por administrim. Marrëveshja i jep më shumë kompetenca fondit duke i dhënë edhe të drejtën për ndryshime në strukturë dhe fitim të ardhurash. Por, pikërisht këto të drejta dhe termat përbëjnë shkelje kur flasim për Butrintin, një zonë të mbrojtur nga UNESCO. Këto shkelje i ka evidentuar me qartë Kontrolli i Lartë i Shtetit në një raport të  publikuar së fundmi, pas auditimit që ka bërë në lidhje me menaxhimin e objekteve kulturore.

Gjetjet e KLSH

Që në fillim të shkrimit për çështjen e Butrintit, Kontrolli i Lartë i Shtetit citon se “Komentari dhe manuali i përkufizime është më se i nevojshëm dhe i domosdoshëm për të qartësuar terminologjinë, konceptet, interpretimet dhe problematikat e ligjit lidhur me monumentet e kulturës”. Sipas audituesit edhe në rastin  e Marrëveshjes për administrimit e Parkut të Butrintit ka pasur abuzime duke luajtur me termat, të cilat nuk specifkojnë të drejtat dhe detyrat ekzakte të AADF që merr në menaxhim këtë pasuri kulturore.

KLSH shprehet se në këtë marrëveshje parashikohet miratimi i një plani të integruar menaxhimi të parkut të Butrintit, por ky nocion nuk është i trajtuar në ligjin për trashëgiminë dhe muzetë. Prandaj duke bërë krahasimin e terminologjisë së përdorur në Marrëveshjen midis ministrisë dhe Fondit, KLSH konstaton se ka shkelje dhe parregullsi që çojnë në abuzim.  “Duke marrë në konsideratë përkufizimet e ligjit për trashëgiminë kulturore dhe muzetë lidhur me përkufizimin e “pasurisë kulturore” dhe “pasurisë kulturore të paluajtshme”, si dhe duke bërë një krahasim me terminologjinë e përdorur në aktin e themelimit të fondacionit dhe në marrëveshjen e nënshkruar midis MK dhe AADF, konstatohet mungesë koherence në përkufizimet e përdorura”, thekson raporti i KLSH.

Manovrat me ligjin

KLSH konstaton se Ministria e Kulturës ka bërë manovra me ligjin për trashëgimitë kulturore, pasi ka përdorur disa pika ku nuk janë të qarta dhe të specifikuara pretendimet e marrëveshjes. Disa nga termat dhe argumentet e përdorura në kontratë nuk janë të parashikuara me akte nënligjore, duke lënë mundësi për abuzim në këtë rast. Madje nga mungesa e akteve që do të përfshinin e deklarimin e qendrave historike, parqeve arkeologjike apo zonave të mbrojtura me detaje, ka bërë që ministria të abuzojë dhe të lejojë ndërtime, ndërhyrje në zona të mbrojtura. Por, duke u justifikuar nga ana tjetër se kaq ndërhyrje sa parashikon kontratat, ligji nuk i ndalon

“Mungesa e akteve nënligjore mbi deklarimin e pasurive kulturore të paluajtshme, të grupuara për deklarimin e qendrave historike/parqeve arkeologjike, përcaktimin e zonave mbrojtëse te tyre dhe miratimin e planit për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e tyre, kanë bërë që brenda zonës së mbrojtur të veprohet në mënyrë abuzive, të ndërhyhet dhe të bëhen ndërtime pa leje. Kjo rrezikon integritetin e pasurive kulturore të paluajtshme, dëmtimin dhe zhdukjen e zonave arkeologjike, pasurive kulturore, dëmton imazhin dhe identitetin kombëtar”, thuhet në raport.

Ndërsa më tutje, KLSH thekson se referuar teknikes legjislative, terminologjia dhe përkufizimet duhet të jenë të unifikuara dhe për rrjedhojë marrëveshja duhet të reflektojë përkufizimet e ligjit për trashëgiminë kulturore. Por, sikur duket Margariti nuk ka ndërmend të marrë në konsideratë as  këtë rekomandim të KLSH, që me siguri do të ndryshonte thelbin e kontratës dhe të paktën do ta shpëtonte Butrintin nga ndërhyrjet dhe ndryshimet në infrastrukturë. / Esmeralda Hida/

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: abuzimElva Margaritigjetjekryesore2ligjimarreveshjeParku i ButrintitUNESCO

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
Megi Pojani merr vendimin e rrallë për jetën private: Jam gjithmonë e… (FOTO) 

Megi Pojani merr vendimin e rrallë për jetën private: Jam gjithmonë e... (FOTO) 

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25

Disa persona "janë shoqëruar për intervistim" pas një aksioni policor, tha Policia e Kosovës më 18 dhjetor. Por, për dallim...

Lexo më shumë
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com