GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

137 kg kokainë nga Ekuadori në Durrës, arrestohet pas 3 vitesh porositësi Gentian Malindi

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
137 kg kokainë nga Ekuadori në Durrës, arrestohet pas 3 vitesh porositësi Gentian Malindi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Porositësi i 137 kilogramëve të kokainës që erdhi nga Ekuadori dhe u kap në Portin e Durrësit 3 cite më parë, Gentian Malindi është arrestuar sot nga policia. Malindi është shpallur në kërkim që në vitin 2019, ndërsa sot është vënë në pranga në afërsi të Vorës, teksa lëvizte me mjetin e tij. Sasia e drogës u zbulua më 19 gusht 2019.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 1050 euro, 11 500 lekë të rinj, 3 aparate celulare dhe dy mjete identifikimi të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin me të cilin qarkullonte 46-vjeçari.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “Kuito”.

Si u zbulua kokaina?

Operacioni ndërkombëtar i koduar “Kuito” u finalizua në shtator 2019, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese greke, në koordinim me zyrën e DEA-s në Athinë. Kontenierët mbërritën nga Ekuadori, tranzit në portin e Pireut në Greqi dhe në këtë moment nisi operacioni ku u zbuluan dhe u sekuestruan 500 kg kokainën nën koordinimin e DEA dhe autoriteteve greke, të cilët më pas njoftuan edhe palën shqiptare. Pasi kontenierët kanë qëndruar për 26 ditë në Pire ku janë bërë disa takime me palën shqiptare dhe greke dhe koordinimin e DEA-s zyrës kundër drogës së SHBA-ve me seli në Athinë është vendosur dorëzimi i kontrolluar e më pas lejimi për udhëtim drejt Shqipërisë në Portin e Durrësit. Mesditën e 19 shtatorit të kontraktuarit paraqiten në terminal dhe hapin një nga kontenierët. Sipas grupit hetimor ata kanë hapur vetëm kontejnerin me targë 313 duke hequr me një kaçavidë pllakën metalike dhe duke marrë prej atyre disa pako me çantë dore. Pako të cilat në vend të 137 kg kokainë kishin 136 kg oriz e gips si dhe 1 kg kokainë në të cilën kishte të montuar pajisjen e lokalizimit satelitorë GPS duke u zbuluar.

Etiketa: Gentian MalinidKryesore1

Lajme të lidhura

Studentët e gjakosur brenda furgonit të policisë, deputeti Kapri- policëve: Do mbani përgjegjësi!
Aktualitet

Studentët e gjakosur brenda furgonit të policisë, deputeti Kapri- policëve: Do mbani përgjegjësi!

16:51 - 13/10/26
Përplasjet gjatë protestës së studentëve/ Ekspertët e kriminalistikës ‘zbarkojnë’ te Ministria e Arsimit
Aktualitet

Përplasjet gjatë protestës së studentëve/ Ekspertët e kriminalistikës ‘zbarkojnë’ te Ministria e Arsimit

16:47 - 13/10/26
Gjakosja e të riut nga policia, reagon Këlliçi: Dhuna shtazarake ndaj studentëve e papranueshme! Akt lufte që Rama ka shpallur
Aktualitet

Gjakosja e të riut nga policia, reagon Këlliçi: Dhuna shtazarake ndaj studentëve e papranueshme! Akt lufte që Rama ka shpallur

16:39 - 13/10/26
Para
Marrëveshja 2 miliard dollarëshe/ KLSH rrëzon kontratën për Butrintin me Fondacionin, ja ku fshihet abuzimi

Marrëveshja 2 miliard dollarëshe/ KLSH rrëzon kontratën për Butrintin me Fondacionin, ja ku fshihet abuzimi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët e gjakosur brenda furgonit të policisë, deputeti Kapri- policëve: Do mbani përgjegjësi!
Aktualitet

Studentët e gjakosur brenda furgonit të policisë, deputeti Kapri- policëve: Do mbani përgjegjësi!

16:51 - 13/10/26

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ka qenë pranë studentëve të dhunuar nga policia në protestën e sotme para Ministrisë...

Lexo më shumë
Përplasjet gjatë protestës së studentëve/ Ekspertët e kriminalistikës ‘zbarkojnë’ te Ministria e Arsimit

Përplasjet gjatë protestës së studentëve/ Ekspertët e kriminalistikës ‘zbarkojnë’ te Ministria e Arsimit

16:47 - 13/10/26
Gjakosja e të riut nga policia, reagon Këlliçi: Dhuna shtazarake ndaj studentëve e papranueshme! Akt lufte që Rama ka shpallur

Gjakosja e të riut nga policia, reagon Këlliçi: Dhuna shtazarake ndaj studentëve e papranueshme! Akt lufte që Rama ka shpallur

16:39 - 13/10/26
Policia vijon shoqërimet me forcë, protestuesit zvarriten nga efektivët në rrugë

Policia vijon shoqërimet me forcë, protestuesit zvarriten nga efektivët në rrugë

16:31 - 13/10/26
U arrestua për ndërhyrjet në “Vjosë”/ Gjykata liron krahun e djathtë të Tërmet Peçit

U arrestua për ndërhyrjet në “Vjosë”/ Gjykata liron krahun e djathtë të Tërmet Peçit

16:23 - 13/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com