GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Si qëndron e vërteta për çështjen e kompanisë Thodex të Shkëmbimit të Kriptomonedhave Turke

19:00 - 27/10/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
Si qëndron e vërteta për çështjen e kompanisë Thodex të Shkëmbimit të Kriptomonedhave Turke
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Faruk Fatih Özer u kap në fundin e muajit gusht 2022 në vendin tonë, pas më tepër se një viti arratie, pasi Ankaraja e akuzonte mashtrim. Kjo pasi prej prillit të vitit të kaluar Turqia kërkoi me insistim nga autoritetet shqiptare arrestimin e 28-vjeçarit i cili në vendin e tij dyshohej se kishte ngritur një skemë mashtrimi.

Nga hetimet rezultoi se Ozer ishte larguar nga Turqia dy ditë para se ndaj tij të lëshohej një urdhër-arrest. Pasi u kap, shteti turk kërkonte ekstradim për biznesmenin, mirëpo ai ka bërë apelim në gjykatë.

Por, si qëndron çështja e Ozer dhe e kompanisë të shkëmbimit të kriptomonedhave Thodhex?

Duke qenë se është akoma funksional që nga viti 2017, Thodex ndërpreu papritmas tregtimin në prill 2021, duke përmendur një investim të jashtëm në Shqipëri, që kërkonte një pauzë prej katër deri në pesë ditë në treg. Özer, drejtues i Thodex pretendoi se kompania ishte detyruar të ndalonte tregtimin, por premtoi t’u kthente paratë investitorëve një ditë më vonë. Megjithatë, po në të njëjtën ditë, policia turke arrestoi 62 persona, burgosi gjashtë prej tyre, përfshirë vëllain dhe motrën e Özer, sekuestroi kompjuterët e kompanisë, ngriu llogaritë bankare dhe gjithashtu shpalli një njoftim për Özer. Kur ndodhën të gjitha këto, Özer kishte shkuar tashmë në Shqipëri. Por ai u gjet përfundimisht në Vlorë dhe nisi procesi i ekstradimit.

Özer në rast se ekstradohet në Turqi, rrezikon një dënim prej 46 000 vitesh burg për krime si mashtrimi i rëndë, krijimi i një organizate për kryerjen e një krimi dhe pastrimi i parave në Turqi. Në muajin shtator 2022, avokati i tij, Sevgi Erarslan foli për mediat dhe tha se dyshimi për mashtrim ishte joreal e nuk ka prova ligjore zyrtare, duke ngjallur një diskutim nëse operacionet e kompanisë Thodex Crypto Exchange ishin të paligjshme apo jo.
Meqenëse kompania Thodex u themelua nga Özer në 14.09.2017 si një platformë tregtare kriptomonedhash, raporti zyrtar i sindikatës së Thodex tregon se ai e kreu detyrën e tij i vetëm derisa sistemi u mbyll në 22.4.2021.

Duket se deri në këtë datë, përdoruesit kanë mundur të tërheqin paratë e tyre në llogaritë e tyre bankare sa herë të duan dhe nuk kanë pasur probleme në transaksione. Gjithashtu shihet se, Özer, i ka mbajtur me vete asetet e kriptomonedhave në ‘portofolin’e kompanisë, gjë që është një masë shumë e zakonshme për kompanitë e kriptomonedhave për t’i mbajtur ato të sigurta. Për krimin e mashtrimit, vullneti i viktimës duhet të jetë i atillë, që të karakterizohet nga një sjellje mashtruese dhe kjo sjellje duhet të jetë e vazhdueshme sipas Kodit Penal të Turqisë. Sidoqoftë, në rastin Thodex, duket sikur klientët dhanë pëlqimin e hapur kur donin të tregtonin para me kriptomonedha, sipas kontratave të përdoruesve të Thodex. Prandaj, këtu nuk duket se kemi të bëjmë me një akt mashtrues.

Për më tepër, pasi avokati i Thodex ka publikuar dokumente përmes llogarisë në Youtube të kompanisë, mund të themi se Thodex ka pësuar një humbje të madhe për shkak të sulmit hakerues që ndodhi ndaj kompanisë në vitin 2018. Duket se Thodex nuk ka qenë i detyruar t’i bartë këto humbje në kontratën e bërë me përdoruesit. Pretendohet se kur vlera e kriptomonedhave arriti kulmin në prill 2021 dhe u shtuan pagesa të përsëritura, kompania Thodex u has me disa pengesa serioze. Kjo duket si arsyeja pse Özer shkoi në Shqipëri. Kështu, në fakt, Özer e shpjegoi arsyen e largimit të tij, për të gjetur një investitor ose shitja e kompanisë, pasi biznesmeni turk kishte arritur në Shqipëri.

Gjithashtu, është konstatuar se MASAK (Komiteti Turk për Hetimin e Krimeve Financiare) ka përgatitur një raport në kuadër të çështjes kryesore të Thodex, kështu që humbjet e ankuesve janë llogaritur nga MASAK. Kur disa media turke dhe shqiptare përhapën disa lajme që paraqesin numrin e ankuesve si 400 000 persona dhe humbjen totale prej 2 miliardë dollarësh, këto rezultojnë të jenë të pavërteta, siç doli raporti i MASAK. Pra, e vërteta është se numri i saktë i ankuesve përbëhej nga 2000 vetë dhe gjithashtu u konstatua se shifra prej 2 miliardë dollarësh ishte e pavërtetë, pasi humbja totale mund të ishte vetëm 13 milionë dollarë.

Për më tepër, avokati i Thodex, Erarslan tha më parë dhe paraqiti dokumente në gjykatë se kompania Thodex mbuloi humbjet e më shumë se gjysmës së ankuesve. Avokati gjithashtu pretendoi dhe paraqiti disa dokumente për shumë parregullsi dhe paligjshmëri në procesin e gjykimit si: mosarritjen e kërkesave që i janë dorëzuar lëndës nga ankuesit për tërheqjen e ankesave, heqjen e shumë shkresave të lëndës në sistemin elektronik, dhe refuzimi i paarsyeshëm i kërkesave të përsëritura (të cilat ndoshta mund të zbulojnë të vërtetën) të bëra nga avokatët mbrojtës. Ndërsa konstatohet edhe se lajmet e rreme ishin tepër të zakonshme për sasinë e humbjes dhe numrin e ankuesve për rastin. Akuzat për mashtrim në dosjen Thodex në veçanti ngrenë pyetjen: “Cila është e vërteta e çështjes? A mund të jetë një skenar tjetër, që ndoshta duhet ta dëgjojmë nga vetë CEO i kompanisë?”/Gijotina.com/

Etiketa: FarukKryesore1Thodex

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Berisha dhe Meta firmosën marrëveshjen, vjen reagimi i parë nga mazhoranca: Ai momenti…

Berisha dhe Meta firmosën marrëveshjen, vjen reagimi i parë nga mazhoranca: Ai momenti...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com