GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

“Nuk dola nga makina”/ Iu ndalua qendrimi në Serbi, kthehet zv.kryeministri i Kosovës

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
“Nuk dola nga makina”/ Iu ndalua qendrimi në Serbi, kthehet zv.kryeministri i Kosovës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zv.kryeministri i Kosovës Besnik Bislimi është rikthyer në vendin e tij nga pika kufitare e Merdares, pasi iu ndalua qendrimi në Serbi, me vendim të policisë e cila arsyetonte se ka një kërcënim të sigurisë ndaj politikanit.

Bislimi do të merrte pjesë në një konferencë në Beograd, ndërkaq është kthyer prapa disa dhjetëra kilometra para se të mbërrinte në cak.

Pas kthimit, Bislimi ka thënë se nuk beson që ka pasur ndonjë kërcënim real, por sipas tij kjo ka qenë një arsyetim i shpikur për ta pamëndësuar pjesëmarrjen e Kosovës në këtë konferencë.

“Nuk mendoj që ka pasur rrezik për siguri, mendoj që ka qenë krejt e shpikur. Ishte vetëm sa për ta penguar pjesëmarrjen tonë që ta themi të vërtetën tonë. E njëjta polici që na ka shoqëruar deri në afërsi të Beogradit nuk ka pasur ndonjë informatë për cenim të sigurisë, por pastaj ka ardhur një veturë tjetër, që ka pasur”, ka thënë ai.

Zëvendëskryeministri ka thënë se nuk ka dalur nga vetura për asnjë moment dhe ka shtuar se gjatë kthimit ka vërejtur lëvizje më të ngadalshme të veturave që e kanë shoqëruar drejt kufirit.

“Unë nuk kam dalë nga vetura, por s’kam pasur ndonjë vërejtje apo ankese nga ana e zyrës ndërlidhëse. Ne nuk jemi ndier të kërcënuar, ne do ta vazhdonim rrugën, por nuk mund ta vazhdonim para vlerësimit të autoriteteve”, ka thënë tutje ai, raporton Gazeta Express.

Në konferencën ku do të merrte pjesë fizikisht, Bislimi ka thënë se do të marrë pjesë online, përmes platformave Zoom ose Skype.

“Do të përpiqemi që nesër të kyçemi në forumin e sigurisë përmes Zoom ose Skype dhe i kërkoj falje korit diplomatik, shoqërisë civile, organizatorëve për pamundësinë e pjesëmarrjes dhe me tregu kënvështrimin tonë”, ka deklaruar ai.

Etiketa: KosoveSerbizv.kryeminister

Lajme të lidhura

Dënimi i ish krerëve të UÇK-së, Kuvendi i Kosovës miraton në parim ndryshimet për Gjykatën Speciale
Kosovë & Rajon

Ditë vendimtare për Kosovën, çfarë ndodh nëse nuk e zgjedh sot Presidentin

08:45 - 06/10/26
Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Tensionohet situata para Kuvendit, hidhen flakadanë dhe gaz lotsjellës (VIDEO)
Breaking Views

Tensionohet situata para Kuvendit, hidhen flakadanë dhe gaz lotsjellës (VIDEO)

20:37 - 05/10/26
Para
Primaret/ PD nxjerr afatin final për Tiranën, Durrësin e Elbasanin

Primaret/ PD nxjerr afatin final për Tiranën, Durrësin e Elbasanin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, dërgohen për gjykim tre persona
Aktualitet

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, dërgohen për gjykim tre persona

13:30 - 06/10/26

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, dhe ka dërguar në gjyq tre...

Lexo më shumë
Berisha: Vlora Hyseni ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n

Berisha: Vlora Hyseni ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n

13:19 - 06/10/26
Denoncimi i gazetarit: Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai u kërkon favore se*suale punonjësve meshkuj

Denoncimi i gazetarit: Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai u kërkon favore se*suale punonjësve meshkuj

13:05 - 06/10/26
Tragjedi rrugore në Fushë Krujë–Milot, humb jetën një grua – dy të plagosur

E rëndë në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për arrest kardiak

12:43 - 06/10/26
Berisha: Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi të paktën 4 herë Ramën

Berisha: Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi të paktën 4 herë Ramën

12:28 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com