GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Sauthgate thur elozhe per Shevshenkon

11:57 - 03/07/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Sauthgate thur elozhe per Shevshenkon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Garet Sauthgejt i kishte të 26 “Lu anët” e tij në dispozicion në stërvitjen e fundit përpara Ukrainës. Shumë dilema ka në kokën e tij. Njëra prej tyre është të vazhdojë të luajë me tre mbrojtës apo t’i rikthehet formacionit me 4. Megjithatë, trajneri i Anglisë beson se fakti që do të luajnë në Romë në këtë çerekfinale do të jetë në favor të skuadrës së tij, pavarësisht se do të kenë pak më shumë se 2 mijë tifozë në “Olimpico”. “Mendoj se fitorja kundër Gjermanisë ishte shumë emocionale, të gjithë e shijuan atë ditë, por që në dhomat e zhveshjes lojtarët po flisnin për ndeshjen e ardhshme dhe ne e zhvendosëm vëmendjen tek Ukraina”, tha tekniku anglez një ditë më parë.

“Mendoj se freskia psikologjike do të jetë çelësi ndaj Ukrainës. Ata janë gjithashtu një skuadër e fortë. Dhe ndoshta është diçka pozitive që do të luajmë jashtë Anglisë në këtë moment. Do të kishte qenë shumë e vështirë, pas tri ditësh, që të përsëritnim atë eksperiencë në ‘Wembley’. Tani kemi një tjetër lloj testi. Luajmë në një tjetër qytet kundër një skuadre të mirë, pa tifozë anglezë në stadium. E kemi në dorën tonë, gjithçka do të jetë e fokusuar te grupi ynë dhe tek energjia dhe përqendrimi që ne do krijojmë”.

DILEMAT

Shumë dilema edhe për formacionin e ishullorëve, që mund të rikthehen me katër mbrojtës sot për ta kontrolluar ndeshjen me një forcë më shumë në mesfushë. Tashmë nuk është nevoja që t’i imponohet skuadrës ndryshimi i skemës, si në sfidën kundër Gjermanisë (duhej të bllokoheshin Kimish dhe Gosens në krah). Megjithatë, Sauthgejt thotë: “Dilemat? Do të jetë e vështirë për të dyja skuadrat, sepse të dyja këto ekipe i kemi parë që të luajnë me formacione të ndryshme gjatë turneut. Edhe Ukraina luajti me 3 veta në mbrojtje dhe mori një rezultat të mirë me Suedinë duke e ndryshuar skemën nga ndeshjet në grupe. Kështu që ne jemi gati për çdo mundësi. Por, fokusi duhet të jetë te vetja”.

ELOZHE SHEVËS – “Ukraina është një skuadër e mirë. Jam befasuar nga puna e Andrij Shevçenkos me këtë ekip. Ata morën disa rezultate jo të mira në vjeshtë në Ligën e Kombeve, por u përmirësuan në kualifikueset e Botërorit dhe morën një rezultat pozitiv në Francë. Nëse u japim hapësirë ata do të luajmë dhe përballë do të kemi disa sulmues të rrezikshëm. Kaluam Gjermaninë, vetëm një sfidë, por nuk ishte ai “Everesti” që i kishim vendosur objektiv vetes. Duam të shkojmë më larg”, përfundoi Sauthgejt.

Lajme të lidhura

Goditje e rëndë për Asllanin, Federata Turke nuk e kursen dhe i prish planet mesfushorit të Kombëtares
Breaking Views

Goditje e rëndë për Asllanin, Federata Turke nuk e kursen dhe i prish planet mesfushorit të Kombëtares

20:15 - 05/02/26
Benzema nis aventurën me Al Hilal me gol
Breaking Views

Benzema nis aventurën me Al Hilal me gol

19:43 - 05/02/26
Duka vlerëson progresin dhe zhvillimin e futbollit në Kosovë: Uroj të jeni pjesë e Botërorit 2026
Sport

Duka vlerëson progresin dhe zhvillimin e futbollit në Kosovë: Uroj të jeni pjesë e Botërorit 2026

13:41 - 05/02/26
Para
Krasniqi flet pas zgjedhjes si kyretar i PDK: Besimin që më dhatë do t’ua shpërblej me punë të pandalëshme

Krasniqi flet pas zgjedhjes si kyretar i PDK: Besimin që më dhatë do t’ua shpërblej me punë të pandalëshme

TË FUNDIT

Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua
Botë

Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

20:45 - 05/02/26

Një skandal spiunazhi ka tronditur Forcat e Armatosura Greke, duke ngritur alarmin për sigurinë kombëtare dhe atë të NATO-s. Një...

Lexo më shumë
Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki

Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki

20:30 - 05/02/26
Goditje e rëndë për Asllanin, Federata Turke nuk e kursen dhe i prish planet mesfushorit të Kombëtares

Goditje e rëndë për Asllanin, Federata Turke nuk e kursen dhe i prish planet mesfushorit të Kombëtares

20:15 - 05/02/26
Largimi i të rinjve të kualifikuar, BERZH: Një në katër studion jashtë

Largimi i të rinjve të kualifikuar, BERZH: Një në katër studion jashtë

20:02 - 05/02/26
Benzema nis aventurën me Al Hilal me gol

Benzema nis aventurën me Al Hilal me gol

19:43 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com