GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pastrimi i 18.4 mln eurove/ SPAK mbyll hetimet, dërgon për gjykim Rezart Taçin dhe dy miqtë e tij

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Italia shpëton nga burgu Taçin, nuk gjendet lidhja me mafian
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

SPAK ka përfunduar hetimet për Rezart Taçin, kunatin dhe shoferin e tij. Organi i posaçëm i akuzës njofton se të pandehurit Rezart Taçi, Artur Balla dhe Bledar Lilo, në bashkëpunim me shtetasit italianë Francesco Zummo, Fabio Petruzzella, Daniele Cestagalli dhe disa persona të tjerë, në formën e grupit të strukturuar kriminal, kanë organizuar një skeme komplekse financiare të kundraligjshme, të shtrirë në disa shtete të ndryshme, që ka pasur si qëllim “pastrimin” e një shume monetare të konsiderueshme që përbën produkt të veprimtarisë kriminale.

Pjesë e kësaj skeme financiare, me ndihmën e shqiptarëve të përfshirë, ka qenë edhe kryerja e disa veprimeve dhe transaksioneve bankare në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri, veprime të cilat janë realizuar vetëm pjesërisht dhe nuk është arritur që të realizohen plotësisht, për shkak të veprimeve hetimore të kryera nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Janë mbledhur prova se ndihma në këtë rast për transferimin dhe fshehjen e shumës monetare është bërë kundrejt premtimit për marrjen e përqindjes së caktuar të përfitimit monetar, në raport me shumën monetare që është transferuar në Shqipëri dhe që do të vijonte të transferohej në vënde të tjera.

Gjatë hetimeve paraprake të kryera lidhur me këtë proçedim penal është vendosur masa e sekuestrimit për shumën monetare prej 18,399,941.50 (tetëmbëdhjetë milion, e treqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë, e nëntëqind e e dyzet e një, pikë pesëdhjetë) Euro, të bllokuara në një llogari bankare në një bankë të nivelit dytë në Shqipëri.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në datën 27.10.2022 ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkesë për gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Rezart Taçi, Artur Balla dhe Bledar Lilo të akuzuar për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”.

Etiketa: Kryesore1Rezart Taci

Lajme të lidhura

Protestuesit para Kryeministrisë në ditën e 59-të: Edi Rama dil në bulevard!
Aktualitet

Protestuesit para Kryeministrisë në ditën e 59-të: Edi Rama dil në bulevard!

20:20 - 28/07/26
Parakalimi i rrezikshëm shkakton aksident, familja me tre anëtarë përfundon në spital
Aktualitet

Parakalimi i rrezikshëm shkakton aksident, familja me tre anëtarë përfundon në spital

19:27 - 28/07/26
Këlliçi: Shoku i Olsi Ramës bleu tokë 320 mijë euro, pas dy muajsh e rivlerësoi në 26 milionë euro
Aktualitet

Këlliçi: Shoku i Olsi Ramës bleu tokë 320 mijë euro, pas dy muajsh e rivlerësoi në 26 milionë euro

18:35 - 28/07/26
Para
LISTA/ Këta janë këngëtarët që do të marrin pjesë në Festivalin e RTSH-së

LISTA/ Këta janë këngëtarët që do të marrin pjesë në Festivalin e RTSH-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit para Kryeministrisë në ditën e 59-të: Edi Rama dil në bulevard!
Aktualitet

Protestuesit para Kryeministrisë në ditën e 59-të: Edi Rama dil në bulevard!

20:20 - 28/07/26

Tubimi qytetar në kryeqytet vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e 59-të të protestave të njëpasnjëshme kundër qeverisë....

Lexo më shumë
Parakalimi i rrezikshëm shkakton aksident, familja me tre anëtarë përfundon në spital

Parakalimi i rrezikshëm shkakton aksident, familja me tre anëtarë përfundon në spital

19:27 - 28/07/26
Formacionet zyrtare/ Egnatia sfidon Celjen për historinë në Champions League

Formacionet zyrtare/ Egnatia sfidon Celjen për historinë në Champions League

19:09 - 28/07/26
Infantino planifikon të shesë një pjesë të aksioneve të Kupës së Botës tek investitorët privatë

Infantino planifikon të shesë një pjesë të aksioneve të Kupës së Botës tek investitorët privatë

18:49 - 28/07/26
Këlliçi: Shoku i Olsi Ramës bleu tokë 320 mijë euro, pas dy muajsh e rivlerësoi në 26 milionë euro

Këlliçi: Shoku i Olsi Ramës bleu tokë 320 mijë euro, pas dy muajsh e rivlerësoi në 26 milionë euro

18:35 - 28/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com