GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Norvegjia ndalon me ligj influencuesit të publikojnë foto pa treguar që kanë përdorur Photoshop!!

në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
Norvegjia ndalon me ligj influencuesit të publikojnë foto pa treguar që kanë përdorur Photoshop!!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Blogeret/ët në Norvegji së shpejti do të duhet të tregojnë nëse e kanë modifikuar një foto në rrjete sociale.

Rregullorja e re vjen si një ndryshim në Ligjin e Tregut të Norvegjisë dhe është sjellë si pjesë e përpjekjeve të vendit për të trajtuar standardet joreale të bukurisë. Ligji, i cili u prezantua si pjesë e një projektligji nga Ministria e Fëmijëve dhe Çështjeve Familjare të Norvegjisë, do të sigurojë që reklamat dhe postimet në mediat sociale që modifikojnë pamjen e trupit të një personi të jenë të shënuara qartë.

Kur të hyjë në fuqi, çdo influencer që po përfiton para nga postimet në Instagram do të detyrohet nga ligji të tregojë cilat foto janë të modifikuara.

Ligji u sanksionua nga parlamenti norvegjez më 11 qershor dhe futet në fuqi për fotot me ndonjë ndryshim që ndikon në pamjen e madhësisë, formës ose lëkurës së trupit të dikujt, përfshirë edhe përdorimin e filtrave të thjeshtë.

Ndryshimi thotë: ‘Reklamuesi dhe personi që krijon reklamën duhet të sigurojë më tej që reklama ku forma, madhësia ose lëkura e trupit të jetë ndryshuar, do të tregohet.’

Ky ndryshim në ligj kaloi me një shumicë të qartë votash prej 72-15.

Ky ligj do të ndikojë gjithashtu në çdo kompani që reklamon në mediat sociale dhe që modifikojnë postimet për të rritur fushatat e tyre reklamuese dhe të marketingut dhe synon trajtimin e përmbajtjes që “luan në pasigurinë shoqërore, ndërgjegjen e keqe, vetëvlerësimin e ulët ose kontribuon në presionin e trupit”.

Debati rreth imazhit të trupit dhe efektit të mediave sociale në ‘kroppspress’ (presioni i trupit) ka qenë një temë e nxehtë në Norvegji kohëve të fundit.

Në ndryshimet në Ligjin e Tregut, ministria tha:

‘Masa shpresojmë se do të japë një kontribut të dobishëm dhe të rëndësishëm në frenimin e ndikimit negativ që ka një reklamë e tillë, veçanërisht tek fëmijët dhe të rinjtë.’

Individët ose kompanitë që shkelin rregulloret e reja kur ato hyjnë në fuqi do të përballen me gjobitje të përshkallëzuara dhe mundësinë e burgimit në raste ekstreme.

Në Mbretërinë e Bashkuar nuk ka një ligj të tillë që kufizon ndikuesit të postojnë imazhe me filtra apo të modifikuara. Por Parlamenti nisi një hetim vitin e kaluar i quajtur ‘Ndryshimi i figurës së përsosur: një hetim mbi imazhin e trupit‘ të udhëhequr nga Komiteti i Grave dhe i Barazisë.

Hetimi synon të hetojë gjendjen e imazhit të trupit të njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar, çfarë ndikon në mënyrën se si ndihen njerëzit për pamjen e tyre dhe çfarë ndryshimesh mund të bëhen për të përmirësuar imazhin e trupit për të gjithë.

Lajme të lidhura

E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshë të re aktorja e njohur amerikane
Botë

E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshë të re aktorja e njohur amerikane

08:39 - 17/08/26
Horoskopi për ditën e premte, 7 gusht 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e premte, 7 gusht 2026

07:30 - 07/08/26
Horoskopi, 6 gusht 2026/ Shenjat që favorizohen nga yjet për ditën e sotme
Horoskopi

Horoskopi, 6 gusht 2026/ Shenjat që favorizohen nga yjet për ditën e sotme

07:30 - 06/08/26
Para
Liqeni i Komanit, destinacion turistik, ende asnjë rrugë për makinat

Liqeni i Komanit, destinacion turistik, ende asnjë rrugë për makinat

TË FUNDIT

Përkeqësohet situata me zjarret në Pukë, flakët rrezikojnë banesat! Urdhërohet evakuimi i disa familjeve
Aktualitet

Përkeqësohet situata me zjarret në Pukë, flakët rrezikojnë banesat! Urdhërohet evakuimi i disa familjeve

18:24 - 20/08/26

Zjarri që ka përfshirë prej ditësh sipërfaqe të konsiderueshme toke në Pukë vijon të jetë aktiv, ndërsa situata paraqitet më...

Lexo më shumë
82 ditë rezistencë/ Qytetarët sërish në protestë kundër qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!

82 ditë rezistencë/ Qytetarët sërish në protestë kundër qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!

18:18 - 20/08/26
Përplasen dy skafe në Shëngjin, humb jetën 25-vjeçari, një tjetër në gjendje të rëndë

Përplasen dy skafe në Shëngjin, humb jetën 25-vjeçari, një tjetër në gjendje të rëndë

18:10 - 20/08/26
Banorët e Poliçanit ngrihen kundër shkrirjes me Beratin, mesazh Ramës: Vëri gishtin kokës! S’kemi bërë turp me djegien e teserave!

Banorët e Poliçanit ngrihen kundër shkrirjes me Beratin, mesazh Ramës: Vëri gishtin kokës! S’kemi bërë turp me djegien e teserave!

18:05 - 20/08/26
Sektori i Arbitrimit dhe Departamenti i Garave zhvillojnë takim me klubet e “Abissnet Superiore” për ndryshimet në rregullat e lojës

Sektori i Arbitrimit dhe Departamenti i Garave zhvillojnë takim me klubet e “Abissnet Superiore” për ndryshimet në rregullat e lojës

17:17 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com