GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

“Kastrati” fut në kaos Rinasin: Vonesa dhe anulime fluturimesh/ KLSH: Nuk kompensohen pasagjerët

17:29 - 28/10/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 5 min
A A
“Kastrati” fut në kaos Rinasin: Vonesa dhe anulime fluturimesh/ KLSH: Nuk kompensohen pasagjerët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria i zgjati Kastratit kontratën koncesionare për Aeroportin e Rinasit, pasi Çeti doli garant që do të përmirësojë infrastrukturën, shërbimet dhe do të ulë çmimet për pasagjerët. Në fakt ka ndodhur e kundërta, pasagjerët nuk kanë ku të bëjnë ankesa për vonesat e fluturimeve, shërbimin është në nivelin më të ulët dhe çmimet e biletave në stratosferë. Qysh nga kalimi i Koncesionit të Aeroportit të Rinasit tek Çet Kastrati, ka rënë cilësia e kompanive që fluturojnë dhe është ulur numri i tyre në total.

Këtë e ka zbuluar auditimi i zhvilluar së fundi tek Autoriteti i Aviacionit Civil.

Në Rinas tolerohen vonesat dhe anulimet e fluturimeve

Në raport thuhet se, Autoriteti është dorëzuar para kompanive që operojnë në linjat me Aeroportin “Nënë Tereza”. Autoriteti i Aviacionit Civil, që ka për detyrë të kontrollojë shërbimin që japin këto kompani tek qytetarët është “ dorëzuar” përballë pushtetit të Kastratit dhe ka toleruar çdo shkelje, duke bërë që aeroporti t’i ngjajë një kaosi të vërtetë. KLSH ka konstatuar se, AAC nuk ka kryer kontrolle të punës të kompanive ajrore, madje as nuk ka marrë në konsideratë ankesat e qytetarëve, duke i lënë këta të fundit “pa mbështetje”, sepse as nuk iu jepet informacion mbi të drejtat që kanë.

“AAC nuk ka luajtur një rol proaktiv në mbikëqyrjen e kompanive ajrore dhe në informimin e qytetarëve. AAC nuk ka monitoruar statusin e ankesave dhe nuk ka kërkuar informacion periodik javor në kompanitë ajrore lidhur me zgjidhjen e dhënë dhe ankesat e drejtuara nga qytetarët. Nga 225 të anketuar që ju përgjigjën pyetësorit të shpërndarë për temën nën auditim, rezultoi se rreth 36 % e tyre nuk kishin informacion mbi të drejtat që gëzonin gjatë udhëtimit me transport ajror dhe 58.3 % nuk kishin informacion se AAC është institucioni shtetëror kompetent që garanton mbrojtjen e këtyre të drejtave”, thekson KLSH.

Janë fshehur mijëra ankesa

Autoriteti Civil përveç se nuk ka iu ka garantuar pasagjerëve udhëtimin sipas ligjit, i bën fresk koncesionarit, që nuk garanton trajtimin e e duhur të tyre. Në një pikë të  raportit evidentohet se, për vitin 2020 AAC është shprehur se nuk ka pasur ankesa nga pasagjerët, pasi për shkak të pandemisë COVID-19 puna është kryer online. Ky është kulmi, kur dihet se afro 70% e fluturimeve u anuluan gjatë këtij viti. Por, grupi i auditimit ka konstatuar se qëndrimi institucional i AAC-së ka qenë tinëzar, pasi nga dhënat e dërguara në hard-copy nga AAC rezulton se, deri më datë 12.03.2020 janë dërguar 40 ankesa. Kjo shton dyshimet se edhe për dy vitet më herët nuk janë raportuar të gjitha ankesat.

“Njëkohësisht, nga informacioni dhe të dhënat e mara nga AAC, rezulton se numrin i ankesave të pasagjerëve si dhe protokolli në exel i mbajtur nga Sektori i të Drejtave të Pasagjereve është: Për vitin 2018 – 1773 ankesa; Për vitin 2019 – 1503 ankesa; si dhe Për vitin 2020 AAC është shprehur se nuk ka pasur ankesa nga pasagjerët, pasi për shkak të pandemisë COVID-19 puna është kryer më së shumti online. Lidhur me këtë fakt, grupi i auditimit ka konstatuar se qëndrimi institucional i AAC-së ka qenë dualist dhe jo koherent, pasi nga dhënat e dërguara në hard-copy nga AAC, rezulton se në e-mail të pax për ankimiet e pasagjerëve deri më datë 12.03.2020 janë dërguar 40 ankesa”, thuhet në raport.

Ç’po ndodh me kompanitë ajrore?

Kontrolli i Lartë i Shtetit vëren se ACC nuk ka bashkëpunuar as me institucionet homologe në vende të tjera, sa i përket shërbimeve ndaj pasagjerëve. Kjo i shton edhe më shumë dyshimet se ACC është dorëzuar në detyrat që ka dhe po lejon koncesionarin dhe kompanitë e fluturimit të abuzojnë.

KLSH shprehet se “në rastet kur AAC nëpërmjet analizës së statistikave konstaton përsëritje të shkeljes së rregulloreve dhe protokolleve nga operatorët ajror që operojnë në Republikën e Shqipërisë, duhet t’i referojë këto të dhëna për kompetencë tek institucionet e huaja homologe, me qëllim marrjen e masave të duhura për mbrojtjen e të drejtave të pasagjerëve. Ky fakt, dëshmon rëndësinë e koordiminit ndërinstitucional ndërmjet Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar me institucionet e huaja homologe, me qëllim garantimin e të drejtave të pasagjerëve”.

Kjo ka bërë që Aeroporti i Rinasit të humbas shumë pasagjer të huaj dhe vendas.

Pas marrjes se aeroportit te Rinasit nga koncesionari “Kastrati”, numri i linjave ka rene ne 17 nga 21 qe ishte ne vitin 2018. Shihni grafikun më poshtë:

Ndërkaq, numri i pasagjerëve në vitin e parë të admnistrimit të Rinasit nga “Kastrati” ka rënë në mënyrë drastike. Në vitin 2021, numri i dhëtarëve, si pasojë e këtij keqmenaxhimi,  në Aeroportin e Rinasit ra në 500 mijë. Kjo shifër nuk krahasohet as me kulmin e pamdemisë, në vitin 2020, kur fluturimet ishin afro 1.3 milionë pasagjerë. Shihni grafikun më poshtë:

Abuzimi ka marrë masa më të mëdha në vitin 2020 gjatë pandemisë, duke përfituar nga fakti se nuk kishte kontrolle për shkak të sfidës që po kalonte e gjithë bota. Kështu kompanitë ajrore, duke mos pasur as kërkesë llogarie nga ACC dhe lirinë e plotë nga koncesionari, kanë zvarritur udhëtimet e qytetarëve dhe kanë rritur çmimet. ”

Asnjë masë ndaj kompanisë Wizz Air

Të gjitha këto po e çojnë aeroportin drejt një kaosi financiar, pasi përgjegjësit e administrimit po e vjedhin, duke përmendur këtu kompaninë Ëizz Air, për të cilën ka pasur shumë ankesa. Marrim këtu datën 6 qershor të vitit 2022, kur qytetarët denoncuan në media se fluturimi i linjës Tiranë – Bruksel (Charleroi) u ndërpre në mes për shkaqe ende të panjohura. As kompania në fjalë dhe as ACC nuk kishte njoftuar pasagjerët për këtë vendim, por i lanë ata të presin me orë të tëra në aeroportin e Rinasit dhe në fund nuk morën asnjë kompensim financiar. Gjithashtu, në atë kohë qytetarët shprehen se për shkak të problemeve të sistemit, ata nuk kanë arritur dot të bëjnë Check-in online dhe janë detyruar që të paguajnë rreth 40 euro në sportele.

Asnjë masë nuk ishte marrë as nga ACC dhe as nga “Kastrati”,  pavarësisht se një muaj më parë në media ishte raportuar për kaos në aeroport të shkaktuar nga kjo kompani. WizzAir sërish shkaktoi vonesa të mëdha, mungesë ajri të kondicionuar me udhëtimet që lidhin Tiranën me Europën. Në një ditë janë shtyrë fluturimet nga Bergamo, Bolonja dhe Milano Malpensa drejt Rinasit

“Përhapja e COVID-19 dhe shpallja e gjendjes së pandemisë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë duhet të nxiste Autoritetin e Aviacionit Civil për të lidhur MoU (narrëveshje) edhe me institucione të tjera homologe. Ndonëse AAC-ja e ka në praktikën e saj hartimin e marrëveshje të bashkëpunimit me homologët, nuk ka marrë masa për bashkëpunimin me Autoritetin e Aviacionit Hungarez, pavarësisht faktit që kompania ajrore Wizz Air mbulon 23.78% të tregut të fluturimeve. I njëjti fenomen konstatohet edhe me Autoritetin e Aviacionit të Mbretërisë së Bashkuar, ku pavarësisht faktit se kompanitë ajrore angleze së bashku mbulojnë 6.14% të tregut të fluturimeve, AAC nuk ka nëshkruar marrëveshje bashkëpunimi me institucionin homolog britanik. Duke zënë pjesën më të madhe në treg, këto kompani zgjidhen nga më shumë pasagjerë dhe për rrjedhojë risku i shkeljeve të drejtave të pasagjerëve është më i lartë se në kompanitë e tjera”, thuhet në raport.

Këto të dhënat vërtetojnë atë që Gijotina.com ka denoncuar pak ditë më parë, se Kastrati e ka hedhur në dorë Autoritetin e Aviacionit Civil dhe bën ç’të dojë me udhëtarët.

 

 

Etiketa: kryesore2

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Skandaloze në Kukës/ Digjet “pirgu” me goma të përdorura

Skandaloze në Kukës/ Digjet “pirgu” me goma të përdorura

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com