GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Megaoperacion në Korçë, policia: 23 persona në pranga e 9 të shpallur në kërkim

18:25 - 28/10/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Megaoperacion në Korçë, policia: 23 persona në pranga e 9 të shpallur në kërkim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Korçës raportohet se ka kryer një mega operacion të rëndësishme në këtë qytet. Policia raporton se janë arrestuar 21 persona ndërsa, 9 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Policia raporton se janë lëshuar 32 urdhër arreste nga gjykata, janë arrestuar 23 persona dhe 9 të shpallur në kërkim. Po ashtu, janë sekuestruar 700 gr kokainë, disa lloje të tjera droge, shuma monetare dhe pajisje të tjera. Dyshohet se të prangosurit punonin si grup i strukturuar kriminal dhe priten arrestime të tjera. Efektivët po punojnë në bashkëpunim dhe me policinë e Elbasanit dhe Durrësit. Policia njofton se grupit kriminal i janë gjetur rreth 50 milionë lekë të vjetra.

Njoftimi i policisë:

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë Drejtues i Parë Gjovalin Loka, së bashku me Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Korçë Z. Olger Eminaj, konferencë për shtyp për finalizimin e fazës së dytë të megaoperacionit antidrogë të koduar “Knock Down 2”. Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, një vit më parë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, bazuar në inteligjencën informative për disa grupe kriminale që ushtronin aktivitetin e tyre kriminal në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në provat e siguruara kanë regjistruar procedimin penal për këtë qëllim.

Bazuar në provat e sigurura gjatë hetimit proaktiv të regjistruar, sot më datë 28.10.2022, u finalizua faza e dytë e megaopercionit policor të koduar “Knock Down 2”, në kuadër të të cilit u bë ekzekutimi i dhjetra masave të lëshuara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë. Gjatë fazës së dytë, nga Gjykata janë lëshuar 32 masa sigurie, nga të cilat ditën e sotme strukturat hetimore në bashkëpunim me forcat “Shqiponja” dhe strukturat e rendit në DVP Korçë kanë ekzekutruar 23 masa sigurie “Arrest në burg”, ndërsa 9 persona janë shpallur në kërkim, e konkretisht:

R. M., 31 vjeç; E.Ç., 33 vjeç; M. T., 30 vjeç; P. K., 32 vjeç; K.N 22 vjeç., L. S., 32 vjeç; J. Xh., 26 vjeç; D. G., 35 vjeç; M. S., 24 vjeç; E. R., 44 vjeç; A. T., 45 vjeç; B. M; 18 vjeç; R. A 18 vjeç; L. S., 18 vjeç; E. H., 21 vjeç; A. B., 19 vjeç; K. S., 21 vjeç; I. P., 28 vjeç; D. Z., 36 vjeç; D. S., 22 vjeç; R.T., 37 vjeç; V. H., 28 vjeç, banues në Korçë dhe A. O., 35 vjeç, banues në Pogradec.

Janë shpallur në kërkim 9 shtetas dhe po punohet për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Në të dyja fazat e operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 700 gramë kokainë e ndarë në doza;
– 1 kilogramë kanabis e ndarë në doza;
– 100 gramë heroinë e ndarë në doza;
– një sasi metadoni dhe prekusori;
– 1 armë zjarri tip pistoletë me silenciator;
– 38 automjete;
– 30 aparate celular;
– 5 peshore elektronike;
– 1 radio policie;
– një sasi rreth 50 milionë lekë në euro, dollarë dhe paund;
– dokumente të ndryshme identifikimi të dyshuara të falsifikuara për shtetas të ndryshëm.

Në kuadër të të dy fazave të operacionit, janë proceduar penalisht 197 persona, nga të cilët 54 janë arrestuar, 16 janë shpallur në kërkim dhe vijon hetimi për 127 persona të tjerë.

Nga hetimet ka rezultuar se personat e mësipërm, vepronin në formën e grupeve të strukturuara kriminale, të cilët siguronin nga rrethet Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan droga të forta, kokainë e heroinë, si dhe cannabis dhe i shpërndanin në qytetin e Korçës.

Në vijim të këtij operacioni vijon puna operative-gjurmuese e proceduriale për dokumentimin ligjor të veprimtarisë kriminale në ngarkim të shumë personave të tjerë të implikuar në këtë lloj veprimtarie kriminale, për të cilët priten arrestime në ditët në vijim.

Po në kuadër të këtij procedimi në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Elbasan, Durrës e Fier, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë po bashkërendohet puna për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Theksojmë faktin, se strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, janë duke punuar për finalizminin e një sërë procedimeve penale që aktualisht janë në ndjekje për goditjen e veprimtarisë kriminale në këtë qark.

Sigurojmë qytetarët se Shërbimet e Policisë që operojnë në qarkun Korçë, janë tërësisht të angazhuara për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë në cilëndo fushë që ajo shfaqet, krimin në përgjithshësi dhe krimin e organizuar në veçanti dhe në këtë kuadër ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë akoma më shumë me Policinë, pasi bashkarisht ndërtojmë një të ardhme më të sigurt”.

 

Etiketa: konferencaKorcaKryesore1Policia

Lajme të lidhura

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë
Aktualitet

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën
Aktualitet

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka
Aktualitet

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Para
Aksident në Librazhd- Përrenjas/ Përmbyset trajleri, shkatërrohen barrierat mbrojtëse të urës

Aksident në Librazhd- Përrenjas/ Përmbyset trajleri, shkatërrohen barrierat mbrojtëse të urës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë
Aktualitet

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25

Qeveria prezanton një filtër të ri sigurie për investimet e huaja, duke vendosur kontroll të detajuar për kapitalin që prek...

Lexo më shumë
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com