GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

VIDEO/ Ja si shqiptari qëlloi për vdekje marokenin në Itali

21:57 - 28/10/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
VIDEO/ Ja si shqiptari qëlloi për vdekje marokenin në Itali
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vrasja e një 45-vjeçari maroken Abderrahim El Kharmoudi në një lokal në Milano ka ndodhur përgjatë harkut kohor 22:45 – 23:58. Gjithçka nisi pas sherrit me një vajzë mbrëmjen e së dielës. Rindërtimi i ngjarjes është bërë nga pamjet e marra nga kamerat e sigurisë. Si autor i ngjarjes akuzohet një shqiptar 21-vjeçar, me precedentë penalë dhe i identifikuar nga mediat italiane si Aldo.

Në orën 23:30, karabinierët morën një telefonatë për tre të shtëna me armë zjarri jashtë një lokali në sheshin Liberta. Kur mbërritën në vendngjarje, autoritetet e gjetën lokalin të mbyllur.

Në vendngjarje nuk u gjetën persona të plagosur. Megjithatë, 500 metra më tutje ndodhej një Volksvagen Polo e bardhë, brenda së cilës ishte 45-vjeçari maroken në gjendje të rëndë shëndetësore. Në dorë ai mbante një thikë dhe pak çaste më vonë ndërroi jetë.

Kontakti parë mes Abderrahim El Kharmoudi dhe Aldos, vrasësit të dyshuar, që ishte në shoqërinë e një shoku dhe të fejuarës së tij ndodhi në orën 22:45 minuta, kur ishte dhe përplasja e parë.

Pas disa fjalëve dhe kërcënimeve, 45-vjeçari largohet me makinë për t’u rikthyer sërish. Ai rikthehet në lokal dhe shkon të kërkojë të fejuarën e Aldos. Ky i fundit në ato momente, pasi ishte larguar me skuter dhe po rikthehej në lokal. El Kharmoudi afrohet disa herë në mënyrë kërcënuese drejt vajzës, së cilës i dalin në mbrojtje 3 të rinj të tjerë në lokal. Ai i ngre dorën dhe duket sikur do ta godasë, por në fakt godet me shkelm koshin e mbeturinave, përpara se të kthehet për t’u larguar nga dera e lokalit. Por ai goditet dy herë më armë zjarri nga një armë që ende nuk është gjetur.

Një person që dyshohet të jetë 21-vjeçari shqiptar thërret:  “Hajde këtu bir k*rve, ku shkon”. Disa prej dëshmitarëve thonë po ashtu se e dëgjuan të thoshte: “Kështu mëson të respektosh femrat”.

Në këtë pikë, 45-vjeçari hipën në makinë, bën pak metra e më pas bie pa ndjenja në sedilje. Të tjerët u larguan. Sipas karabinierëve, të njëjtën natë u arratisën drejt Brukselit, duke kaluar nga Zvicra. Megjithatë, ata u vunë në pranga pasditen e së mërkurës.

Etiketa: marokeniShqiptariVrasja

Lajme të lidhura

Pas sulmeve në Liban, Irani bllokon sërish Ngushticën e Hormuzit
Botë

Pas sulmeve në Liban, Irani bllokon sërish Ngushticën e Hormuzit

18:49 - 08/04/26
Sulme pas armëpushimit? Irani akuza për goditje të rafinerisë së naftës, reagon edhe kryeministri i Pakistanit
Botë

Sulme pas armëpushimit? Irani akuza për goditje të rafinerisë së naftës, reagon edhe kryeministri i Pakistanit

18:28 - 08/04/26
Papa Leone XIV mirëpret armëpushimin mes SHBA dhe Iranit: Është një shenjë shprese
Botë

Papa Leone XIV mirëpret armëpushimin mes SHBA dhe Iranit: Është një shenjë shprese

12:23 - 08/04/26
Para
Nisin hetimet/ Qytetari denoncon dy agjentët e krimeve në Tiranë: Më kërcënuan, isha me familjen

Nisin hetimet/ Qytetari denoncon dy agjentët e krimeve në Tiranë: Më kërcënuan, isha me familjen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atlético Madrid shkatërron Barcelonën në Camp Nou, dy gola dhe 1 karton i kuq
Sport

Atlético Madrid shkatërron Barcelonën në Camp Nou, dy gola dhe 1 karton i kuq

23:27 - 08/04/26

Një përballje e tensionuar në çerekfinalen e parë të Champions League në “Camp Nou” mes Barcelona dhe Atletiko Madrid përfundoi...

Lexo më shumë
Ndeshje e mërzitshme në Paris, Slot mban në stol Salah, Liverpool kthehet me humbje

Ndeshje e mërzitshme në Paris, Slot mban në stol Salah, Liverpool kthehet me humbje

23:15 - 08/04/26
VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, katalanasit me 10 lojtarë

VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, katalanasit me 10 lojtarë

22:01 - 08/04/26
U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!

U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!

21:53 - 08/04/26
Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur

Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur

20:41 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com