Zbulohen shifra tronditëse të borxhit që kanë bizneset tek Tatimet. Nga një auditim të kryer në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, KLSH ka konstatuar se vetëm gjatë vitit 2021 rezulton një rritje prej rreth 12.5 miliard lekë të detyrimeve të papaguara dhe me 23,850 të numrit të debitorëve të shtuar në listë. Por një vit më vonë, aktualisht kjo shifër është e shtuar është 33881 biznese debitore. Pra, vërehet një rritje drastike e bizneseve në gjendje të vështirë.
“Nga auditimi konstatohet se gjendja e detyrimeve të papaguara në fillim të vitit 2021 paraqitet në vlerën rreth 122,468 milionë lekë që i përket një numri prej 168,851 subjektesh debitore, dhe në fund të vitit 2021 këto detyrime rezultojnë në vlerën rreth 134,935 milion lekë që i përket një numri prej rreth 192,701 subjektesh debitore. Pra, nga krahasimi i situatës në fund të vitit 2021 me atë të fillim vitit, rezulton një rritje prej rreth 12.5 miliard lekë të detyrimeve të papaguara dhe me 23,850 të numrit të debitorëve të shtuar në fund të vitit”, thuhet në raport, duke theksuar se kjo është një rritje drastike brenda 12 muajsh, çka dëmton rënd ekonominë dhe rrit borxhin e brendshëm, çka është piketuar gjithmonë se një rrezik kryesor nga organizatat ndërkombëtare, BB dhe FMN.
Sipas KLSH, niveli i detyrimeve të papaguara nga bizneset ka shënuar rritje marramendëse edhe në raport me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, pra janar-dhjetor 2020. Në raport evidentohet se borxhi tek Tatimet në vitin 2021 është rritur me 12.4 milionë krahasuar me vitin 2020, pasi në vitin paraardhës në periudhën janar-dhjetor debitë kanë pësuar shtesë me 5 miliardë lekë .
“Krahasuar me një vit më parë (ku rritja e pësuar neto e detyrimeve nga 01.01.2020 në 21.12.2020 ishte me rreth 5.4 miliard lekë dhe 17,609 subjekte debitorë) kjo rritje paraqitet e konsiderueshme, si në drejtim të vlerës së detyrimeve të papaguara, ashtu edhe në numër subjektesh debitore. Krahasuar me vitin paraardhës, gjendja e detyrimeve të papaguara në fund të vitit 2021 rezulton 12,467 milionë lekë më shumë të vlerës së detyrimeve dhe me një rritje prej 23,850 të numrit të subjekteve debitor”, thekson KLSH.
Në rritjet numri i debitorëve në proces gjyqësor
Me rritje rezultojnë edhe numri i subjekteve debitorë në proces gjyqësor, i cili deri në fund të vitit 2021 paraqitet në 1,592 subjektesh me një vlerë prej rreth 14,298 milionë lekë të detyrimeve të papaguara, pra rreth 130 subjekte më shumë se një vit më parë, dhe me një vlerë të detyrimeve të papaguara të ankimuara në gjykatë prej rreth 576 milionë lekë më shumë.
“Për sa i përket trendit të proceseve gjyqësore me vlerë më të madhe sipas rajoneve, situata paraqitet e ngjashme me një vit më parë, ku Rajoni Qendror rezulton me
një vlerë të detyrimeve të ankimuara prej rreth 9,247 miliard lekë për 1,142 subjekte, ndjekur nga DRT VIP me rreth 3,138 miliardë lekë për 96 subjekte”, thuhet në raport.
Nga auditimi konstatohet gjithashtu se stoku i detyrimeve të papaguara rritet me një ritëm më lartë se sa pakësohet veçanërisht nga subjektet që administrohen nga DRT Qendror ku vlera e detyrimeve të shtuara është rreth 2 fish më shumë se e atyre të pakësuara.
Kështu, organet apo institucionet të cilët kanë bërë regjistrime të pasurive të luajtshme apo të paluajtshme të tatimpaguesve debitorë, urdhërohen të regjistrojnë detyrimin tatimor të papaguar si barrë mbi këtë pasuri dhe të mos lejojnë kryerjen e transaksioneve për transferimin e pasurive të tatimpaguesve debitorë, deri në momentin që detyrimi tatimor i papaguar të arkëtohet. Ndërkohë në faqen e Drejtorisë së Tatimeve është publikuar lista me mbi 33 881 mijë biznese të cilat kanë të akumuluar ndërkohë borxhin ndër vite.
143 mijë biznese pasive në vitin 2022
Më tutje në faqen e Tatimeve rezulton se mbi 143 mijë biznese kanë kaluar në status pasiv, për shkak shtohen edhe detyrimev= të prapambetura gjatë vitit 2022. Për këta 143.547 nuk lejohet të kaloj asnjë transaksion nga palët e treta, deri në momentin që ato të shlyejnë borxhin që kanë ndaj Tatimeve. Edhe ky është një numër në rritje në raport me vitet paraardhëse.
Një subjekt transferohet nga regjistri aktiv në regjistrin pasiv në rast se përmbushet, të paktën, një nga kushtet e mëposhtme: nuk ushtron më veprimtari tregtare për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm; nuk dorëzon deklaratën tatimore për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm; deklaron në QKB pezullim veprimtarie tregtare dhe paguan të gjitha detyrimet tatimore.
Gjithashtu, rezulton se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka një vlerë detyrimi tatimor jashtë sistemit C@TS në vlerën 2,714,960,228 lekë, i cili paraqiten me ulje krahasuar me vitin paraardhës në vlerën 94,858,223 lekë (2,809,818,452 lekë në vitin 2020), e cila përbëhet nga detyrime të krijuara para vitit 2015, që i përkasin kohës kur jo te gjitha deklaratat tatimore ishin te informatizuara apo situatës për sigurime shoqërore e shëndetësore para se të kalonin në ndjekje e administrim nga Administrata Tatimore.
Discussion about this post