GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Dita e Pavarësisë, Ruçi uron Nency Pelosin: Ekzistenca e SHBA na bën të ndjehemi të barabartë në përpjekjet për zhvillim dhe demokraci

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dita e Pavarësisë, Ruçi uron Nency Pelosin: Ekzistenca e SHBA na bën të ndjehemi të barabartë në përpjekjet për zhvillim dhe demokraci
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër urimi Presidentes së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

“Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal, Ju dërgoj urimet më të ngrohta me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kësaj ngjarjeje madhore jo vetëm të historisë së ShBA, por edhe të historisë dhe zhvillimeve botërore.

Deklarata e Pavarësisë dhe themelimi e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte një bekim për kombin e madh amerilkan, por edhe për të gjithë popujt liridashës e paqedashës në të gjithë planetin.

Asnjë komb tjetër nuk ka arritur që në rreth dy shekuj e gjysem pavarësi e demokraci të shndërrohet në demokracinë më të madhe, më të fuqishme, më frymëzuese dhe në sistemin e referimit të kombeve që aspirojnë dhe ndërtojnë demokracinë në vendet e tyre.

Deklarata e Pavarësisë, Kushtetuta Amerikane dhe Demokracia Amerikane janë referencat më domethënse për ndërtimin e shtetit demokratik, mbrojtjen e lirisë së popujve dhe të qytetarëve, garantimin e sigurisë dhe paqes së përbotshme, mbështetjen e zhvillimit dhe të mirëqenies së kombeve dhe popujve të vegjël. Ekzistenca e Shteteve të Bashkuara të Amerikës na bën të gjithë të ndjehemi të barabartë në përpjekjet tona për zhvillim, demokraci, siguri, stabilitet e paqe.

Këtë rol vendimtar të Shteteve të Bashkuara për zhvillimin, demokracinë dhe paqen në botë e ndjejmë veçanërisht ne, shqiptarët. Shtetet e Bashkuara kanë qenë dhe mbeten garantët e mbijetesës së kombit shqiptar gjatë udhëkryqeve të historisë sonë kombëtare, inspirusesit dhe mbështetësit e hyrjes së Shqipërisë në rrugën e lirisë dhe të demokracisë, pas diktaturës komuniste, dhe udhëheqësit e botës demokratike në luftën për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

Partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është zgjedhja më e mençur që ka bërë Shqipëria, në rrugën e saj si një kontribuese për zhvillimin, paqen dhe sigurinë në rajon e më gjerë.

Unë dhe Kuvendi i Sgqipërisë jemi krenarë për bashkëpunimin me Dhomën e Përfaqësuesve dhe lidershipin Tuaj dhe jemi të bindur se ky bashkëpunim do të vijë duke u zgjeruar e thelluar në të ardhmen”, shkruan Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, në urimin për Presidenten e Dhomës së Përfaqësuesve, znj. Nancy Pelosi, me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA.

Etiketa: gramoz ruciNancy PelosipavaresiSHBA

Lajme të lidhura

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni
Aktualitet

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

22:11 - 01/08/26
Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!
Aktualitet

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26
Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!
Aktualitet

Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!

20:43 - 01/08/26
Para
Megaoperacioni “SHPIRTI”/ Dalin para GJKKO 28 të arrestuarit e SPAK, përgjime të reja për trafikun e drogës drejt Italisë

Megaoperacioni "SHPIRTI"/ Dalin para GJKKO 28 të arrestuarit e SPAK, përgjime të reja për trafikun e drogës drejt Italisë

TË FUNDIT

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea
Sport

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea

23:16 - 01/08/26

Edhe pa nisur sezoni i ri në Angli, një deklaratë e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e tifozëve. Nana Kwaku Bonsam,...

Lexo më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

22:17 - 01/08/26
Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

22:11 - 01/08/26
Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

21:58 - 01/08/26
Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com