GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Gurorja mes Kalasë së Dorëzit/ Veliaj dhe dy ministre po shkatërrojnë monumentin, ja auditimi nga KLSH

16:54 - 31/10/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 7 min
A A
Gurorja mes Kalasë së Dorëzit/ Veliaj dhe dy ministre po shkatërrojnë monumentin, ja auditimi nga KLSH
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Erion Veliaj po shkatërron historinë dhe kjo tashmë është e vërtetuar. Kujtoni se vetëm Teatri Kombëtar e ka pësuar prej kryebashkiakut, por edhe monumentet e kulturës më në periferi po humabsin poshtë pluhurit të interesave të tij. Këtë radhë do të flasim për Kalanë e Dorëzit në Pezë, e cila nga neglizhencë e Ministrisë së Kulturës, por edhe nga Bashkia Tiranë është krejtësisht e amortizuar! Lali Eri po i jep dorën e fundit duke lejuar shfrytëzimin e paligjshëm të territorit të zonës së mbrojtur.

Punime nga kjo gurore ka pasur që në vitin 2002, por në vitin 2015 kompania është zgjeruar në tri pika. Asaj kohe socialistët i quanin këto punime një masakër ndaj trashëgimisë kulturore. Më saktë në atë kohë ka qenë deputeti i PS-së, Auron Tare, njëherazi edhe specialist i trashëgimisë kulturore. Ai ka publikuar në adresën e tij në rrjetin social “Facebook”, fotografi të asaj që e quan ‘masakër të trashëgimisë’. Ndërsa më tutje është shprehur se kjo ngjarje ngre pikëpyetje të mëdha mbi rolin e institucioneve për mbrojtjen e vlerave historike në vendin tonë.

“Ky është një dëm i tmerrshëm që po i bëhet kalasë së Dorëzit. Mua këto foto m’i kanë nisur një grup turistësh të rinj, të cilët kanë shkuar atje për të vizituar kalanë. Në vend të objektit me vlera historike, ata kanë gjetur ‘zgavra’ të hapura në kodrën e saj. Duket qartë se, kodra ku ndodhet kjo kala është dhënë për gurore dhe po shpartallohet“, shprehej ai.

Tashmë që PS kaloi një dekadë në pushtet, po e thellon edhe më tej këtë masakër. Në shtator të vitit 2020 janë dhënë disa leje për rifillim punimesh në gurore dhe njëra prej tyre shumë pranë Kalasë së Dorëzit. Raporti më i fundit i Kontrollit të Shtetit zbulon se si në 2 vitet e fundit po vazhdojnë me intensitet shkatërrimet me lëndë shpërthyese. Sipas KLSH punimet vazhdojnë në 3 pika sikur nisi në vitin  2015 dhe Bashkia Tiranë nuk e trajton si një problematikë, por ky institucion hesht dhe e aprovon.

“Nga inspektimi në Kalanë e Dorëzit, (Pezë), më datë 21.07.2020 është konstatuar aktiviteti i një guroreje brenda zonës së mbrojtur të objektit shpallur me Urdhër të Ministrit të Kulturës nr.46, datë 02.02.2015 Për shpallje Zonë të Mbrojtur për “Kalaja e Dorëzit”, Pezë, Tiranë. Aktiviteti i kësaj guroreje shtrihej në 2-3 pika mbi sipërfaqen e kodrës dhe zonës së mbrojtur. Në kantier u evidentuan makineri të rënda që ngarkonin materialin guror dhe fadroma që punonin për nxjerrjen e materialit. Në vend ishin të instaluara edhe makineri për thyerjen dhe fraksionimin e gurit. Kjo problematikë është e mbartur ndër vite nga ana DRTK Tiranë”, thuhet në raport.

Lejet e dhëna Balluku dhe heshtja e Veliajt

Veliaj dhe as që e merr në konsideratë këto raport, madje hesht sikur nuk sheh gjë para masakrës. Në fakt fajtorja përgjegjëse është ministrja Balluku, e cila lëshon leje minerare kur kompania nuk as leje mjedisore, as leje ndërtimi për rrugën e gurores në kodrën e kalasë. Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës më 22 shtator të 2020 i ka dhënë lejen kompanisë “Rimi 1” shpk, me administratore  Rajmonda Cara për punimet në guroren në Pezë. Kjo kompani ka filluar punimet në tetor të atij viti edhe vazhdon akoma.

Nga dokumentet e shqyrtuara nga Gijotina.com  evidentohet se kompania “Rimi 1” është operator i krijuar posaçërisht vetëm për gërmimet në guroren e Pezës. Ajo ka marrë 3 kontrata të tjera në bashkëpunim me një tjetër operator si Rimi- XHBL. Pas kësaj kompanie qëndrojnë gjithashtu si ortakë Adlens Allmuça, Afrim Cara, Alma Cara dhe Xhavide Cara.

Veliaj ësgtë bashkëfajtor me Ballukun edhe për disa leje të tjera për gërmime në gurore si në Berzhitë, për guroren në Zall-herr e cila rrezikon shtëpitë e familjeve që jetojnë aty pranë,  për guroren në Pëllumbas që ia ka dhënë mikut të vet Shkëlqim Fusha, për punime në Krrabë ku gjithashtu janë  ankuar banorët.

Ndërkohë, në maj të 2021 Bashkia Tiranë, duke shkelur ligjin për trashëgiminë kulturore dhe zonat e mbrojtura ka lejuar që të nxirret me qira një pjesë e tokës gurore në Pezë duke trefishuar sipërfaqen e shfrytëzimit. Por, sërish ministrja e Kulturës, Elva Margariti nuk ka reaguar.

Denoncimet

Në të vërtetë denoncimet nga specialistë, media dhe  qytetarët që e duan  kulturën, nuk kanë munguar. Pak ditë pasi  “Rimi” mori lejen dhe rifilloi punimet në guroren e Pezës, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë që ka publikuar foto, krahasuese, të rrethinës së kalasë, mureve të saj mes viteve 2012-2020 ku ndryshimi është i qartë, që sot ky mur është i mbuluar nga ferrat dhe barishtet, dhe po rrezikohet nga gurorja.

Në reagimin e tij, Forumi i kërkonte Ministes së Kulturës që të ndalojë këtë skandal. Duke shtuar se ajo nuk mund të bëjë sikur nuk sheh abuzimet e Veliajt, por duhet të veprojë  “Pas entuziazmit që na transmetoi korrja e barit dhe ferrave ne Zgerdhesh dhe duke shpresuar që ekipi i znj. Margariti nuk i ka hedhur kaskat pas promocionit ne Facebook, i rekomandojmë një vrap deri në kështjellën e Dorëzit, pranë Pezës, vetëm 45 minuta larg Tiranës. Po sjellin disa foto te vitit 2012 dhe ato të disa ditëve më parë, për të krahasuar gjendjen e mjerueshme ku ndodhet sot ky sit. Pas romakëve, dy armiq rrezikojnë ekzistencën e tij, indiferentët e Ministrisë së Kulturës që konsumojnë pa merak taksat tona në një perimetër prej 400 metra katror rreth zyrës së ministres, si dhe një gurore e hapur krejt e freskët rrëzë mureve të qytetit antik, sigurisht me miratimin e këshillit të drejtuar nga ministrja”, shkruante forumi.

Ndërsa Ambjentalisti Abdulla Diku ka thënë gjatë një interviste televizive në vitin 2020 se Bashkia e Tiranës nuk ka bërë asnjë përpjekje për të mbrojtur muret e kalasë. Shqetësimi i tij është real është pasi çdo ditë e më tepër gurorja e zonës po dëmton strukturat në të cilat ngrihen muret e kalasë. Për këtë ambientalisti Diku fton të gjithë shoqërinë të mbrojë një nga vendet më historike të kryeqytetit.

“Ajo reja e madhe e pluhurit që fillon që nga rezervuari i Fjollës ngrihet deri tek kalaja e Dorzit dhe pastaj vijon gjatë gjithë rrugës së asflatuar poshtë për në Pezë. Si e tillë, duhej që e gjithë kjo situatë të ishte zgjidhur menjëherë me pezullimin e lejes minerare të shfrytëzuesve që kanë guroren aty dhe kalaja jo të ishte një njollë në hartën e aseteve turistike të Tiranës. Është çështje biznesi, ajo dikton si për shumë gjëra të tjera. Vendimarrjen, ndërhyrjen në struktura të tilla të trashëgimisë kulturore. Kjo e bën joefektive të gjithë këtë kuadër ligjor që kemi. Sigurisht që është dhe detyra e ambjentalistëve, organizatave të Shoqërisë Civile që të ngrenë zërin për ta mbrojtur këtë aset pasi dalëngadalë po i vjen rradha çdo kalaje dhe çdo monumenti kulture e historie që të shuhen një nga një”, është shprehur ai.

Vlerat e Kalasë së Dorëzit

Kalaja e Dorëzit ose Kalaja e Dorzës është një monument i trashëgimisë kulturore afër fshatit te Dorëzit në qarkun e Tiranës, Shqipëri. Ky monument është i miratuar me numër “6 më 15.01.1963”.Kjo kala përfaqëson qendrën e vetme urbane të pellgut të Tiranës me vazhdimësi jete shumë të gjatë, e njohur nga vendasit me emrin Qytezë. Gjurmët e para të banimit i takojnë periudhës së bronzit (shek. XIV-XIII p.e.s.). Rrënojat e saj mbulojnë një nga kuotat më të larta në vargun e kodrave të shkëputura nga malet e Krrabës në lartësinë 479 m nga niveli i detit. Kjo kala i takon shekujve IX-IV para Krishtit, ndërsa ekspedita e parë arkeologjike drejt saj është kryer në vitin 1951. Rrënojat e saj mbulojnë një nga kuotat më të larta në vargun e kodrave të shkëputura nga malet e Krrabës në lartësinë 479 m nga niveli i detit.

Mendohet që këtu të ketë qenë qyteza e Dimalit antik. Për ndërtimin kalasë është zgjedhur një pllajë e pjerrët ku afro gjysma nuk është e rrethuar me mur por është e mbrojtur nga shkëmbi natyral. Muri rrethues i saj, shtrihet në të gjithë pjesën jugore të një kodre shkëmbore dhe është afërsisht 300 m i gjatë, nga lindja në perëndim. Kalaja e Dorëzit paraqet një interes të veçantë për nga ana e teknikës së ndërtimit ku vihen re tre faza: faza e parë e ndërtuar me gurë të papunuar, faza e dytë me blloqe të gdhendur të vendosur në të thatë (periudha helenistike) dhe e treta që ndjek të njëjtën trase me të dytën ndërtuar me gurë të thyer të lidhur me llaç (antikiteti i vone, shek. IV-VI). Kjo kala mbart vlera kulturore të mëdha pasi ajo paraqet një interes të veçantë për nga ana e teknikës së ndërtimit.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: BallukuguroreKalaja e dorezitKLSHkryesore2MargaritiraportshkaterimVeliaj

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
“Janë rritur shërbimet”/ Në Shqipëri krimi sheshit, Çuçi mburret për burokracitë

“Janë rritur shërbimet”/ Në Shqipëri krimi sheshit, Çuçi mburret për burokracitë

Discussion about this post

TË FUNDIT

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës
Aktualitet

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25

Do të duhet të pritet 12 dhjetori, për një vendimmarrje të mundshme mbi dosjen “Veliaj”, nëse Gjykata e Posaçme do...

Lexo më shumë
“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25
Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com