GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Duan pushtetin me dhunë”/ Marrëveshja PD-PL, Rama: Aleancë rublash

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Duan pushtetin me dhunë”/ Marrëveshja PD-PL, Rama: Aleancë rublash
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i qeverisë Edi Rama ndodhet sot në Ersekë, nga ku komentoi dhe marrëveshjen e firmosur mes PD dhe PL. Ai shton se aleanca është në shërbim të parave ruse ndërsa synimi i tyre nuk është ndërrimi i pushtetit me votë, por me dhunë.

“Kemi përballë një aleancë politike e cila është në shërbim të parave ruse. Kur ne dolëm dhe thamë disa kohë përpara që PD financohej nga para ruse për të rrëzuar qeverinë tonë në zgjedhjet e shkuara, shumëkush filloi të përqeshte, ndërkohë që të tjerë që ju i ndiqni për fat të keq, se nuk ka të tjerë nëpër këto klubet e mbrëmjeve të komenteve, të TV, së bashku me ata që i morën këto para, thanë se kjo është sajesë e Ramës dhe e Sorosit.

Por na doli nga raporti i CIA-s që PD është financuar nga paratë ruse për të rrëzuar qeverinë tonë dhe për të fituar zgjedhjet. Sot nuk flasim më për PD, se nuk e dimë se ça është më. Por ajo aleanca, për të cilën deri dje më thoshin; Ç’ke me ata, njëri është plak në pension, tjetri në presidencë, pse i thua Lulit; Lulëzim ndahu nga ata të dy. S’paska qenë e thjeshtë.

Ajo është aleancë rublash që synon të arrijë aty ku u synua dhe më parë me financimin rus, në krijimin e një konflikti social për të realizuar atë që nuk kanë nguruar ta thonë asnjëherë, ndryshimin e pushtetit jo me votë, por me dhunë. Me presion, me detyrim për ndryshim të rregullave të qeverisë në tavolinë. Këtu lidhet dhe historia e thikës së ngulur në shpinën e UÇK”, tha Rama.

Etiketa: Edi RamakryeministerPolitike

Lajme të lidhura

“Belinda Balluku është modeli më i keq i qeverisjes së PS”, Spiropali flet me emra në “Top Story”, tregon pse u shkarkua si Ministre: Kam keqardhje për të, por…
Aktualitet

“Belinda Balluku është modeli më i keq i qeverisjes së PS”, Spiropali flet me emra në “Top Story”, tregon pse u shkarkua si Ministre: Kam keqardhje për të, por…

23:08 - 19/11/26
“Gjithmonë shfaqet tinëzisht nga pas”/ Rama e surprizon me përqafim kryeministrin belg, merr batutën e hidhur
Breaking Views

“Gjithmonë shfaqet tinëzisht nga pas”/ Rama e surprizon me përqafim kryeministrin belg, merr batutën e hidhur

22:30 - 19/11/26
Diaspora në Tiranë më 28 nëntor, qytetari: Ta bëjmë Nëntorin e Tretë
Aktualitet

Diaspora në Tiranë më 28 nëntor, qytetari: Ta bëjmë Nëntorin e Tretë

21:23 - 19/11/26
Para
Debati për bashkitë/ Zhupa: Kanë falimentuar. Denaj: Nuk është e vërtetë

Debati për bashkitë/ Zhupa: Kanë falimentuar. Denaj: Nuk është e vërtetë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Si po e përdor krimi i organizuar teknologjinë për t’u mbrojtur nga Policia
Aktualitet

Si po e përdor krimi i organizuar teknologjinë për t’u mbrojtur nga Policia

08:58 - 20/11/26

Mesditën e nxehtë të 26 gushtit, Ergys Agasi u zhduk për gati pesë orë nga vëzhgimi policor. Pas disa muajsh...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 20 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:45 - 20/11/26
Aksident tragjik në Orikum, humb jetën 63-vjeçari dhe disa të plagosur dërgohen në spital (Emri)

Aksident tragjik në Orikum, humb jetën 63-vjeçari dhe disa të plagosur dërgohen në spital (Emri)

08:23 - 20/11/26
Ushqimet vazhdojnë të rëndojnë xhepin e shqiptarëve, harxhojnë sa gati 3-fishi i Bashkimit Europian

Çmimet e ushqimeve në Shqipëri u rritën 5 herë më shumë se në BE gjatë muajit Tetor

08:06 - 20/11/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 Nëntor 2026

07:35 - 20/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com