Është shoqëruar me debate seanca e sotme plenare. Gjatë fjalës së saj në Kuvend deputetja demokrate Ina Zhupa u shpreh se Reforma Territoriale e vitit 2014 ka dështuar pasi bashkitë janë në kolaps ekonomik e financiar. Ajo mori rastin e Ksamilit ku saj duhet të ishte bashki pasi këtë e kërkojnë jo vetëm qytetarët por dhe deputetë të majtë e të djathtë. Zhupa tha se sot zonat rurale po shpopullohen pasi nuk kanë shërbime teksa akuzoi mazhorancën për falimentin e bashkive.
Përgjigjen e mori nga bashkëkryetarja socialiste e Komisionit për Reformën Territoriale Anila Denaj, e cila tha se Ksamili ka marrë e do të marrë investime të mëdha. Ajo ironizoi deputeten e PD-së teksa i kujtoi investimet në kohën kur qeveriste e djathta. Në debat është përfshirë edhe drejtuesja e seancës Ermonela Felaj, e cila i ka kërkuar Zhupës që të mos flasë nga vendi.
Ina Zhupa: Vijmë këtu me idenë se ishim mirë kur ishim keq, ju duke kërkuar ngritjen e një Komisioni e pranuat se kjo reformë ka dështuar. Bashkitë janë në kolaps ekonomik e financiar, korrupsion masiv në menaxhimin e mbetjeve urbane. Falimentimin e fermerëve dhe shpopullimin e zonave rurale. Të majtë e të djathtë ishin dakord për ngritjen e Komisionit, sepse të njëjtat shqetësime ua kemi ngritur edhe deputetëve të majtë e të djathtë. Ne kemi ardhur me një propozim ku numri i bashkive reflekton dhe shërbimin e qytetarëve. Do ju marr një rast konkret, Ksamili, si bashki lider i turizmit në 2014 Ksamilit iu hoq Komuna dhe pse të majtë e të djathtë kishin kërkuar që të kthejnë në bashki. U bashkëngjit me Bashkinë Sarandë dhe nuk merr asnjë shërbim nga bashkia. Nga analiza jonë kjo Bashki është e aftë që të prodhojë nga taksat, turizmi dhe banorët rreth 300 milion në vit dhe për shpenzimet që i duhen qoftë për pagat dhe të gjitha llojet e shpenzimeve nuk shkojnë më shumë se 70 milion. Pse mos ta kenë banorët e Ksamilit Bashkinë. Nuk po e bëjmë politikisht Ksamili ka votuar majtas dhe djathtas varet nga kandidati. Ju keni marrë urdhrin politik që 61 qenka numri i fatit, pavarësisht argumenteve, kjo që bëni ju është një tallje e madhe. Sa herë ju kemi ne ju sa herë bëni takimet me kryebashkiakët se do ju marrim kopetencat kjo do të thotë se ka dështuar,. Ju ia keni bërë analizën financiare dhe e mohoni. Ju e keni më të lehtë që të fitoni betejën tuaj elektorale, po zgjedhjet i keni të humbura.
Anila Denaj: Nuk ka bashki të falimentuara..
Ina Zhupa flet nga vendi
Ermonela Felaj: Mos ndërhyni nga vendi.
Anila Denaj: Ju ju referuat politikisht Ksamilit dhe po të marrësh të dhënat nga Bashkia Sarandë sesi ndahen shpenzimet. Ksamili ka marrë dhe do të marrë investime më të mëdha më të mëdha a merrte kur qeverisnit ju.
Discussion about this post