GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ekzekutimi i 39-vjeçarit te Kodra e Diellit, ish-prokurori: Janë disa gjurmë që…

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ekzekutimi i 39-vjeçarit te Kodra e Diellit, ish-prokurori: Janë disa gjurmë që…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-Prokurori Eugen Beci tha se gjeneza e të gjithë ngjarjes ku mbeti i vrarë me armë zjarri Briken Sanaj është Lezha, por pasojat i ka Tirana. Në emisionin “Open” në News24, ai tha se dokumentimi mund të jetë shumë më i shpejtë, ndërsa theksoi se hetimi duhet të jetë më i saktë në drejtim të kësaj piste. Ndërsa gazetari Mentor Kikia tha se zakonisht vrasjet të tipit mafioz, janë vrasje për llogari të mëdha.

Pjesë nga biseda:

Arjan Hoxha: Sipas informacioneve të publikuara mund të themi se kemi të bëjmë me një vrasje me pagesë. Dyshoj që është për hakmarrje, ky fenomen në Shqipëri fatkeqësisht është i njohur dhe gjatë gjithë këtyre viteve është punuar shumë pak. Me çfarë është përcjellë mendoj se jemi në rastin e hakmarrjes ose kemi të bëjmë me një vrasës me pagesë. Nuk përjashtohen pista të tjera.

Eugen Beci: Duke pasur në konsideratë dhe mënyrën se si policia ka bërë këqyrjen e ngjarjes, arrijmë në konkluzionin se dinamika për policinë është e qartë, pasi janë disa gjurmë që nuk mundet t’i zhdukin fare. Dhe kam përshtypjen se dokumentimi mund të jetë shumë më i shpejtë. Hetimi duhet të jetë më i saktë në drejtim të kësaj piste. Por mënyra si veprohet duke u përpjekur të zhdukin provat, ka edhe shumë detaje ku zjarri nuk bën do të gjë. Gjeneza e të gjithë ngjarjes është Lezha, por pasojat i ka Tirana. Në Lezhë ka ndodhur plagosja, në Tiranë vrasja. Vrasjet për hakmarrje nuk besoj se do të jetë me pagesë, shpeshherë ka ndodhur të kryhet nga vetë personi.

Mentor Kikia: Zakonisht vrasjet të tipit mafioz, janë vrasje për llogari të mëdha. Mafia vret pasi kanë dështuar të gjitha alternativat e tjera. Vrasjet për hakmarrje apo gjakmarrje janë krime ku dikur tradita e donte që vrasësi ta deklaronte vrasjen. Ka njerëz që i kanë kushtuar jetën duke e ndjekur viktimën për të çuar deri në fund hakmarrjen.

Glidona Daci: Autori ka parë edhe bashkëshorten, kanë pritur të largohen fëmijët, është treguar i kujdesshëm. E ka pasur idenë e qartë dhe objektivin.

Etiketa: ish-prokuroriTiraneVrasja

Lajme të lidhura

Brukseli rrit presionin për Zonat e Mbrojtura, por mazhoranca socialiste i mban draftet në sirtar
Aktualitet

Brukseli rrit presionin për Zonat e Mbrojtura, por mazhoranca socialiste i mban draftet në sirtar

09:05 - 16/07/26
Aksident në autostradën Lushnje-Fier, një nga drejtuesit dërgohet urgjent për në spital
Aktualitet

Aksident në autostradën Lushnje-Fier, një nga drejtuesit dërgohet urgjent për në spital

08:42 - 16/07/26
PD mbledh nesër Kuvendin për votimin e Këshillit, por ende s’dihet lista e kandidatëve
Aktualitet

PD zgjedh kupolën e ‘re’ drejtuese/ Noka rikonfirmohet Sekretar i Përgjithshëm, Këlliçi fiton përballë Boçit

07:42 - 16/07/26
Para
Çështja e targave, DASH: I kërkuam Albin Kurtit të shtynte afatin

Çështja e targave, DASH: I kërkuam Albin Kurtit të shtynte afatin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Brukseli rrit presionin për Zonat e Mbrojtura, por mazhoranca socialiste i mban draftet në sirtar
Aktualitet

Brukseli rrit presionin për Zonat e Mbrojtura, por mazhoranca socialiste i mban draftet në sirtar

09:05 - 16/07/26

Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos i kërkoi të martën kryeministrit Edi Rama që të shfuqizojë ligjin për Investimet Strategjike...

Lexo më shumë
Aksident në autostradën Lushnje-Fier, një nga drejtuesit dërgohet urgjent për në spital

Aksident në autostradën Lushnje-Fier, një nga drejtuesit dërgohet urgjent për në spital

08:42 - 16/07/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 16 Korrik, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:38 - 16/07/26
PD mbledh nesër Kuvendin për votimin e Këshillit, por ende s’dihet lista e kandidatëve

PD zgjedh kupolën e ‘re’ drejtuese/ Noka rikonfirmohet Sekretar i Përgjithshëm, Këlliçi fiton përballë Boçit

07:42 - 16/07/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Korrik 2026

07:30 - 16/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com