GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Akuzohet për mashtrim/ Shtyhet seanca për bossin turk, avokati: Ka ngut për ta ekstraduar

10:23 - 01/11/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Akuzohet për mashtrim/ Shtyhet seanca për bossin turk, avokati: Ka ngut për ta ekstraduar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Biznesmeni turk Faruk Fatih Ozer akuzohet se ka arritur të përfitojë 2 miliardë dollarë nga mashtrimi me kriptomonedhat. Ndërkohë, ai doli sot sërish para gjykatës ku pritet që të vendoset ekstradimi i tij drejt Turqisë. Seanca është shtyrë sërish pasi prokurori solli prova të reja. Nga ana tjetër, avokati i bossit në fjalë, Klodian Skënderi kërkoi kohë për njohjen me materialet e dosjes.

“U parashtruan disa kërkesa procedurale nga ana ime, pati debate. Ne insistojmë që në ngarkim të shtetasit që unë përfaqësoj të zhvillohet një proces i rregullt gjyqësor. Nuk mundet që në seanca ekstradimi të ketë ngut. Nuk e kuptoj pse është tërë ky ngut nga ana e Gjykatës. Ne për këtë punë jemi këtu, të garantojmë interesat e ligjshme të shtetasve”, deklaroi avokati Skënderi.

Turku u arrestua më 30 gusht të këtij viti teksa ishte duke pushuar në plazhin e Himarës. Shtetasi turk, themelues i një platforme online për këmbimin e kriptovalutave, Thodex, mbylli papritur aktivitetin, në prill të vitit të kaluar, pasi kishte grumbulluar një shumë prej 2 miliardë dollarësh nga 391 mijë investitorë.

Ozer ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara, ndërsa Gjykata e Lartë e Stambollit kishte lëshuar ndaj tij urdhër arresti në vitin 2021, për veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”.

I riu turk, kishte mbërritur në Shqipëri më 20 prill 2021, përpara se autoritetet e vendit të tij të viheshin në lëvizje. Një ditë më pas, në platformën Thodex, investitorët lexuan një njoftim të pazakontë për pezullimin e përkohshëm të aktivitetit “për shkak të një investimi të rëndësishëm”. Ky njoftim, i vuri ata në alarm, pasi nuk u mundësohej më qasja në portofolet e tyre. Më 23 prill 2021, autoritetet turke arrestuan 62 persona të lidhur me Thodex, dhe disa të tjerë u shpallën në kërkim.

Etiketa: bossgjyqturk

Lajme të lidhura

Ambasada e SHBA: Policia e Shtetit pajiset me dronë me kamera termike
Aktualitet

Ambasada e SHBA: Policia e Shtetit pajiset me dronë me kamera termike

19:08 - 08/04/26
Deputeti denoncon ngushtimin e hyrjes së portit të Durrësit: Interesat e Alabbar mbi ato të shqiptarëve!
Aktualitet

Deputeti denoncon ngushtimin e hyrjes së portit të Durrësit: Interesat e Alabbar mbi ato të shqiptarëve!

17:56 - 08/04/26
Mesazhi “keni marrë gjobë” po qarkullon/ Policia jep alarmin: Mos hapni linket
Aktualitet

Mesazhi “keni marrë gjobë” po qarkullon/ Policia jep alarmin: Mos hapni linket

17:35 - 08/04/26
Para
Kushi tenton të “shuajë” protestën e pedagogëve, Kovaçi: Asnjë përgjigje për pagat

Sindikata bëhet gati për grevë urie, 10 pedagogë gati ta nisin që nesër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur
Breaking Views

Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur

20:41 - 08/04/26

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, është shprehur se PD ende nuk ka një emër me të...

Lexo më shumë
Barazim në Rrogozhinë me Egnatian, Elbasani një hap drejt finales së Kupës

Barazim në Rrogozhinë me Egnatian, Elbasani një hap drejt finales së Kupës

20:28 - 08/04/26
Dy penallti, karton i kuq dhe gol i minutave të fundit, Dinamo-Vllaznia pa fitues

Dy penallti, karton i kuq dhe gol i minutave të fundit, Dinamo-Vllaznia pa fitues

20:16 - 08/04/26
Inflacioni rritet me 2.6%/ Abuzimi me çmimet, eksperti: E importojnë domaten 50 lekë, e shesin 350-450 lekë

Inflacioni rritet me 2.6%/ Abuzimi me çmimet, eksperti: E importojnë domaten 50 lekë, e shesin 350-450 lekë

20:09 - 08/04/26
“Për punët e Shqipërisë”/ Ironia e ish-ministrit me Ramën: Njerëzit nuk “ushqehen” me kapituj

“Për punët e Shqipërisë”/ Ironia e ish-ministrit me Ramën: Njerëzit nuk “ushqehen” me kapituj

19:55 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com