GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj “tmerron” për Halloween me 2 tendera/ 640 milionë lekë për kondicionerë dhe organizim bashkie

12:00 - 01/11/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj “tmerron” për Halloween me 2 tendera/ 640 milionë lekë për kondicionerë dhe organizim bashkie
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku Erion Veliaj nuk është lodhur shumë që të gjejë një maskë për Halloween, pasi atë e ka çdo ditë. Kontratat e fundit na tregojnë se Lali Eri ka zgjedhur të jetë “Ali Baba”. Me 31 tetor, Veliaj ka regjistruar në Agjencinë e Prokurimeve Publike dy tenderë me vlerë totale 640 milionë lekë. Prokurimi i parë kap vlerën e 20 milionë lekëve dhe ka si objekt blerjen e kondicionerëve për zyrat e bashkisë. Sipas të dhënave të dokumentit, tenderi do  të mbyllet me datë 4 nëntor dhe deri me datë 20 nëntor, kompania duhet të ketë çuar pajisjet tek zyra e Lali Erit.

Operatori ekonomik fitues do të marrë përsipër montimin e kondicionerëve sipas kërkesave të Veliajt. Pra, nëse ky i fundit kërkon kondicioner nga këto luksozët në zyrën e tij, urdhri do të zbatohet. Pasi nuk besojmë që deri më tani zyrat në bashki kanë qenë pa kondicionerë. Veliaj ka ndryshuar mobiljet, arredimin dhe ndriçimin, i duheshin edhe kondicionerët e rinj, pasi jemi shumë afër dimrit. Ndërsa qytetarëve iu kërkohet të mos ndezin kondicionerë, pasi në nëntor do të aplikohet fasha  për pagesë e dyfishtë për ata që shpenzojnë 800 kilovat e lartë. Me nga një kondicionerë në çdo zyrë, me ndriçim verbues në çdo cep të institucionit, Bashkia Tiranë i shpenzon më shumë se 800 kv, por a i paguajnë vallë?

Vlen të përmendim se në fillim të tetorit OSHEE doli në një raport ku shprehej se, “Borxhet e prapambetura ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike arritën në fund të 8-mujorit të këtij viti 687 milionë euro. Borxhlinjtë më problematikë të OSHEE-së përfshijnë ndërmarrjet publike, ku vetëm nga bashkitë niveli i borxhit ndaj OSHEE ka arritur në rreth 24 miliardë lekë (nga të cilat, 11 miliardë lekë janë kamatëvonesa”.

Me shtimin e këtyre kondicionerëve, përveç miliona lekëve që po shpenzon për vendosjen e tyre, Veliaj do të shtojë dhe borxhet pranë OSHEE, ndërsa do të jenë qytetarët ata që do të paguajnë barrën më të madhe.

620 mln lekë për organizimin e bashkisë

Por nuk është mjaftuar kaq! Ditën e Halloween-it, Veliaj ka hartuar edhe një tender për të përmirësuar rregulloren e strukturës së Bashkisë. Ky tender mban numrin e referencës REF-47570-10-26-2022 dhe ka të përshkruar në mënyrën më të paqartë qëllimin e këtij projekti. Pasi në dokumente thuhet se objekti i prokurimit është “Rioptimizimi dhe Standartizimi i Proceseve të punës të strukturës së institucionit të Bashkisë Tiranë”. Me fjalë më të thjeshta, 640 milionë lekë të vjetra do të shpenzohen nga taksat e qytetarëve që Lali Eri të ribëjë strukturën e brendshme të Bashkisë. Tenderi nuk është i qartë dhe përmban një shërbim që nuk përfshihet në rregulloren e prokurimeve, por me sa duket Veliaj do të ndryshojë rregullat se si punohet nga strukturat e bashkisë. Ku i dihet mbase këto ndryshime mund ta ndihmojnë në fushatën zgjedhore.

Ajo që bie në sy është se tender i mbyllet me datë 30 nëntor dhe projekti zgjat për një vit. Pra,  në llogaritë e tij Veliaj parashikon që të jetë në krye të bashkisë akoma edhe nëntorin e vitit 2023, pavarësisht se së shpejti do të zhvillohen zgjedhjet vendore. Gjithsesi na mbetet të shohim deri në fund të muajit kur të publikohen dokumentet e plota të tenderit për të parë se çfarë po kurdis Veliaj në kohë fushate brenda bashkisë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

 

 

 

Etiketa: abuzimborxheErion Veliajkoncicionerekryesore2OSHEErregullore bashkisetender

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
“EUROSTAT nxjerr lakuriq Ramën”, PD: Energjinë do e kemi 4-fish më të shtrenjtë se sot

“EUROSTAT nxjerr lakuriq Ramën”, PD: Energjinë do e kemi 4-fish më të shtrenjtë se sot

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)
Aktualitet

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25

GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen për 32 të pandehur që akuzohen për trafik emigrantësh, grup kriminal e falsifikim dokumentesh....

Lexo më shumë
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com