GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Detaje tronditëse nga dosja e operacionit “Shpirti” dy skafistët e penduar: Si ndikonte drejtori i Bashkisë Kavajë për lirimin e trafikantëve

11:20 - 04/07/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Detaje tronditëse nga dosja e operacionit “Shpirti” dy skafistët e penduar: Si ndikonte drejtori i Bashkisë Kavajë për lirimin e trafikantëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në dosjen e SPAK, janë edhe dëshmitë e dy skafistëve të penduar të drejtësisë për operacionin “Shpirti”, të cilët flasin për lidhjet e dy ish-shoqëruesve të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe ish-drejtorit të Bashkisë së Kavajës, Saimir Kurti, me trafikantët e drogës.

Dy ish-shoqëruesit e ish-ministrit Saimir Tahiri, Paul Agustin Deda dhe Hekuran Marku, akuzohen sipas SPAK për trafikimin e 1 mijë kg hashash, që rezulton të jetë kapur në Bari të Italisë, ndërsa dy skafistët, që kanë bërë trafikimin e kësaj sasie, Fiqiret Seferi dhe Ferhat Ajdini, janë ndaluar atje.

Sipas SPAK, Eltjon Bregasi, Silvo Sidela, Rafaelo Adante, Guisepe Vispo, Alesio Ventrela, shtetasë italianë, si dhe Agustin Deda e Hekuran Marku, këta të fundit në kohën e kryerës së veprës penale si ish-shoqërues të Tahirit, kanë trafikuar sasinë e madhe të drogës. Katër shtetasit italianë, në bashkëpunim me Dedën e Markun, si dhe persona të tjerë të paidentifikuar akoma, në kuadër të grupit të strukturuar, kanë trafikuar lëndë narkotike nga Shqipëri në Itali në disa episode.

“Ka rezultuar se shtetasit Eltjon Bregasi (Pingio), Silvio Sidella, Raffaele Addante, Giuseppe Vispo, Alessio Ventrella, Agustin Deda dhe Hekuran marku, në bashkëpunim në mes tyre kanë trafikuar me rurgë detare nga Shqipëria në Itali një sasi lënde narkotike të llojit kanabis sativa me peshë 1.016 kilogramë, e cila i është sekuestruar shtetasve Fiqiret Seferi dhe Ferhat Ajdini (arrestuar në Bari). Nga hetimi ka rezultuar se kjo lëndë narkotike, pasi ishte kultivuar e mbajtur në Shqipëri nga shtetasit Eltjon Bregasi, Agustin Deda dhe Hekuran Marku, është trafikuar në rrugë detare për në Itali, me destinacion për t’iu dorëzuar më pas shtetasve italianë, Silvio Sidella, Raffaele Addente, Giuseppe Vispo dhe Alessio Vintrella, gjë që nuk ka përfunduar, për shkak të ndërhyrjes së policisë italiane”, thuhet në dosjen e Prokurorisë së Posaçme.

Është dëshmia e dy të penduarve dhe dhjetëra përgjime që flasin për përfshirjen e dy ish-shoqëruesve të Tahirit. Madje, prokuroria thotë se ata ishin pronarë të parcelave me drogë në jug të vendit dhe ishin të përfshirë e kishin rol aktiv në grupin e strukturuar kriminal.

“Hetimi i zhvilluar në kuadër të operacionit “Shefi”, i regjistruar pranë Prokurorisë së Republikës në Bari, ka bërë të mundur dokumentimin e ekzistimit të dy grupeve kriminale të ndryshme, vepruese në Itali e me lidhje të qëndrueshme në territorin shqiptar, të prira në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ndër nxitësit e njërës prej tyre, rezultojnë shtetasit shqiptarë Fiqiret Seferi e Ferhat Ajdini, të cilët janë arrestuar bashkë me pjesëtarë të tjerë të grupit kriminal”, thuhet më tej në dosje.

Roli i drejtorit të Bashkisë së Kavajës, Saimir Kurti
Ne dosjen e SPAK, theksohet se emri i tij është përmendur nga skafisti i penduar, Fiqiret Seferi, i cili thotë se Saimir Kurti ishte pronar i sasive të ndryshme të lëndëve narkotike. Në dosje thuhet se ai kishte pajtuar dy skafistët, Seferin e Ajdinin, për të trafikuar sasi të ndryshme droge. Sipas të penduarve, droga magazinohej në një vilë dhe më pas çohej në afërsi të një kazinoje, që Kurti kishte në pronësi në Golem të Kavajës, më pas garantoheshin të gjitha mjetet, skafi afrohej në brigje, fikeshin motorët dhe anëtarët e grupit të strukturuar kriminal bënin të mundur ngarkesën, që më pas nisej drejt Italisë.

Janë fakte tronditëse se si të penduarit flasin për drejtorin e Bashkisë së Kavajës, madje ka dhe përgjime ku Saimir Kurti bënte debate të forta dhe presion për çështjen e pagesës për paratë e përfituara nga trafiku i drogës. Rezultonte se ai ndërhynte për trafikun e drogës. Ai ndërhynte në momentin që anëtarët e grupit kapeshin nga policia, duke bërë të mundur lirimin e tyre.

Në dëshminë e tij, Seferi thotë se ai kishte nën këmbët e tij gjithë Policinë e Kavajës. Janë detaje dhe qindra biseda telefonike të përgjuara. 4 të penduarit e drejtësisë, që ndihmuan autoritetet, kanë rrëfyer për implikimin e shumë zyrtarëve të Policisë së Shtetit nga veriu në jug, ku trafikoheshin sasi të mëdha droge.

Etiketa: Bashkia KavajeoperacionSpak

Lajme të lidhura

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?
Aktualitet

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?

22:21 - 04/02/26
Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile
Aktualitet

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

21:48 - 04/02/26
Plagoset me thikë në një lokal në Korçë, 37-vjeçari niset drejt Tiranës
Aktualitet

Plagoset me thikë në një lokal në Korçë, 37-vjeçari niset drejt Tiranës

19:40 - 04/02/26
Para
Mourinho: Ja çfarë më tha Spinazzola në telefon, Italia më e fortë se Spanja

Mourinho: Ja çfarë më tha Spinazzola në telefon, Italia më e fortë se Spanja

TË FUNDIT

“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve
Breaking Views

“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve

23:30 - 04/02/26

Eksperti i ekonomisë, Arben Malaj, i ftuar në “Oponencë”, ka denoncuar kontratat e PPP-ve, që sipas tij janë preferenciale duke...

Lexo më shumë
Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera

Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera

22:41 - 04/02/26
Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?

22:21 - 04/02/26
Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

21:48 - 04/02/26
Pas deklaratave të Berishës, reagon Salianji: Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet

Pas deklaratave të Berishës, reagon Salianji: Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet

20:32 - 04/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com