GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Shqipëria ka falimentuar”, Blushi: Rama përgjegjës për largimin e të rinjve

në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
“Shqipëria ka falimentuar”, Blushi: Rama përgjegjës për largimin e të rinjve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin kryesor për largimin e të rinjve nga vendi.

Pas takimit të Ramës në Korçë, Blushi tha se ai u tall me fermerët, të cilët po hedhin prodhimet në kanal.

Ai publikoi prononcimet e fermerëve korçarë, të cilët deklaruan se po falimentojnë dhe do presin drurët frutorë pasi nuk mund të mbulojnë kostot.

“Të nderuar qytetarë dhe fermerë në mbarë vendin. Dhjetë vite në pushtet, Edi Rama nuk mbajti premtimet për bujqësinë dhe fermerët, që më shumë se kurrë po vuajnë pasojat e rënda të krizës ekonomike që ka pllakosur vendin.
Edi Rama është përgjegjësi kryesor pse sot prodhimet kalben në fushë, pse fermerët janë më të varfër dhe i hedhin prodhimet e tyre në rrugë dhe në lumenj, pse të rinjtë po largohen nga fshati.
Edi Rama nga Korça edhe sot u tall me fermerët duke premtuar mrekulli, kur në fakt ka pasur dhjetë vite kohë për të ndryshuar këtë realitet të dhembshëm që vetë fermerët e pohojnë me gojën e tyre.
Fermerët hedhin prodhimet në kanal, kurse Edi Rama u kërkon të jenë shumë të lumtur. Shqipëria është në një gjendje emergjence. Shteti ka rënë në çdo aspekt dhe ka falimentuar, pikërisht për faj të Edi Ramës që në 10 vjet bëri eksperimente me shqiptarët”, tha Blushi.

Ai renditi angazhimet e Partisë së Lirisë, duke nisur nga nxitja e prodhimit bujqësor, mbështetja financiare e bujqësisë, ulje e taksave dhe tarifave për naftën e bujqësisë dhe të peshkimit.

“Fermerët ndihen të braktisur dhe bujqësia është në gjendje zie, ndaj Partia e Lirisë në qeverisjen e saj angazhohet për:

  • Nxitjen e prodhimit bujqësor, rritjen e përpunimit agroindustrial, rritjen e eksporteve dhe rritjen e burimeve dhe rezervave ushqimore për vendin.
  • Mbështetjen financiare te bujqësisë duke synuar rritjen e investimeve publike dhe private si dhe uljen e kostos së lartë të inputeve bujqësore dhe të punimit të tokës.
    § Rritjen e investimeve bujqësore nëpërmjet mbështetjes me kredi te buta dhe fonde grant të fermerëve dhe sipërmarrësve.
  • Nxitjen e prodhimit bujqësor dhe uljen e kostos se tij, duke ulur ndjeshëm barrën tatimore dhe tarifore për lenden e pare në bujqësi dhe blegtori.
  • Uljen e taksave dhe tarifave për naftën e bujqësisë dhe te peshkimit
    § Nxitjen e rritjes se numrit të krerëve dhe te prodhimit blegtoral duke rritur mbështetjen financiare me pagesa direkte për numër krerësh dhe për çdo njësi prodhimi të dorëzuar.

Mbështetje direkte për rasatin, peshkimin dhe bletarinë.

  • Mbikëqyrjen dhe rregullimin e tregut te imputeve bujqësore, plehra kimike, fidanë, fara, pesticide, etj për të penguar rritjen abuzive te çmimeve.
  • Rritja e kapaciteteve dhe e mirëmbajtjes së sistemeve kulluese dhe vaditëse.
  • Përfundimin e dhënie e certifikatave të pronësisë mbi tokën dhe krijimin e tregut te saj.
    § Mbështetje me përparësi te investimeve ne sipërmarrjet agro-turistike, garantimin e mbrojtjes dhe te certifikimit te tyre. Nxitjen dhe regjistrimin e markave shqiptare te prodhimeve bujqësore.
  • Zbatimin e skemave të financimit të Bujqësisë të orientuara drejt rezultatit sipas modeleve më të suksesshme të Maqedonisë së Veriut.
  • Pajisja me Kartën e Fermerit për të mundësuar dhe garantuar zbritjen automatike te pagesës së TVSH-së për inputet bujqësore, (plehra kimike, fidanë, fara, naftë), dhe blegtorale, si ushqimi për blegtorinë dhe përshpejtuar pagesat për rimbursimet dhe subvencionet.
  • Krijimin dhe vënien në funksion të një platforme këshillimore dixhitale, për transferim të shpejtë të njohurive dhe të praktikave të mira të prodhimit te fermerët.

Parandalimin nëpërmjet saj te humbjeve nga dëmtuesit dhe sëmundjet te bimët dhe kafshët. Vlerësim me anë të saj të treguesve të cilësisë së tokave, hartëzimin e parcelave, etj.

  • Mbështetjen për krijimin e Shoqërive te Bashkëpunimit Bujqësor të orientuara drejt tregut dhe kërkesave të tij.
    § Krijimin e Bursës Bujqësore për të parandaluar spekulimet me çmimet në shitblerje të prodhimeve në tregje.
    § Zbatim me rigorozitet i masave kundër falsifikimit ushqimor, të produkteve bujqësore dhe blegtorale.
  • Forcim i sigurisë ushqimore ne te gjithë zinxhirin prodhues sipas parimit nga ferma ne tavoline. Garantim i imputeve dhe procesit te prodhimi të sigurt. Ndërtimi i një laboratori të kontrollit ushqimor për çdo qark”, deklaroi Blushi.

Ai tha se dështimi i Edi Ramës ka dalë në dritë dhe shqiptarët e dinë tashmë që Rilindja ka sjellë vetëm mjerim për Shqipërinë.

“Në aleancë me qytetarët do ta çojmë Edi Ramën në shtëpi dhe Shqipërinë në rrugën e duhur. Ora e llogaridhënies por afron!
E ardhmja u përket njerëzve te ndershëm, që jetojnë më punë të ndershme dhe që bëjnë gjithçka për të mbrojtur lirinë e tyre!”, tha ai.

Etiketa: Edi RamaPartia e LiriseTedi Blushi

Lajme të lidhura

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni
Aktualitet

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

22:11 - 01/08/26
Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!
Aktualitet

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26
Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!
Aktualitet

Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!

20:43 - 01/08/26
Para
Me pranga në duar, ja momenti kur përdhunuesi shqiptar i dorëzohet policisë greke (VIDEO)

Me pranga në duar, ja momenti kur përdhunuesi shqiptar i dorëzohet policisë greke (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea
Sport

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea

23:16 - 01/08/26

Edhe pa nisur sezoni i ri në Angli, një deklaratë e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e tifozëve. Nana Kwaku Bonsam,...

Lexo më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

22:17 - 01/08/26
Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

22:11 - 01/08/26
Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

21:58 - 01/08/26
Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com