GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Probleme para ndeshjes me Laçin, Partizani “gropë” në… mesfushë

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Probleme para ndeshjes me Laçin, Partizani “gropë” në… mesfushë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partizani pësoi të dielën një humbje të dhimbshme ndaj Egnatias me shifrat 3-0 në Rrogozhinë dhe mori një goditje të fortë në rrugën për titullin kampion.

Përveç humbjes, në faturë shtohet edhe mungesa e Valentino Muratajt, i cili mori kartonin e tij të katërt të verdhë në këtë sezon dhe do t’i duhet ta ndjekë nga tribuna betejën e së enjtes ndaj Laçit. Mesfushori është një nga të preferuarit e Kolelës.

DËMTIMET – Viktor da Silva mbeti i dëmtuar në ndeshjen e së dielës. Braziliani luajti vetëm çerek ore, derisa pati atë përplasje aq të diskutuar me portierin Alen Sherri dhe mbeti i dëmtuar, duke i lënë vendin Carës.

Burime për gazetën bëjnë me dije se sulmuesi nuk ka ndonjë problem serioz, por për të parë më qartë shkallën e dëmtimit, sot do t’i nënshtrohet një ekografie.

Edhe Matondos iu desh të linte fushën e lojës pas një përplasjeje në mesfushë, që e detyroi të dilte pa u mbyllur pjesa e parë. Kongolezi nuk ka diçka serioze, por koha nuk i premton as atij dhe as Da Silvës.

Ndeshja me Laçin në transfertë është vetëm pas dy ditësh dhe koha është totalisht kundër dy lojtarëve. Ata nuk janë stërvitur dje dhe nuk pritet ta bëjnë as sot. Gjithsesi, do të duhet të pritet deri në fund.

FORMACIONI – Mesfusha e Partizanit duket se do të duhet të ndryshojë e gjitha ndaj Laçit. Telushi pritet titullar, teksa mbetet për t’u parë nëse do të luajë Romero apo Kolela do t’i besojë ndonjë talenti të ri si Arapi apo edhe Hodo.

Lajme të lidhura

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea
Sport

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea

23:16 - 01/08/26
Egnatia dhe Dinamo në sfidat europiane, UEFA cakton gjyqtarët
Sport

Egnatia dhe Dinamo në sfidat europiane, UEFA cakton gjyqtarët

18:16 - 01/08/26
Armand Duka flet pas tërheqjes së FIFA-s: Uniteti i UEFA-s bëri diferencën
Sport

Armand Duka flet pas tërheqjes së FIFA-s: Uniteti i UEFA-s bëri diferencën

16:26 - 01/08/26
Para
Udhëzimi / S’ka më rekurse në Gjykatën e Lartë nga institucionet për çështje të vogla

"Plumbi i artë"/ GJL refuzon rekursin e të arrestuarve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea
Sport

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea

23:16 - 01/08/26

Edhe pa nisur sezoni i ri në Angli, një deklaratë e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e tifozëve. Nana Kwaku Bonsam,...

Lexo më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

22:17 - 01/08/26
Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

22:11 - 01/08/26
Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

21:58 - 01/08/26
Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com