GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Nga i merrte florinjtë shoferi i Ardi Veliut, detajet nga hetimet

18:15 - 02/11/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Nga i merrte florinjtë shoferi i Ardi Veliut, detajet nga hetimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Elton Qyno  – Prokuroria e Posaçme SPAK, ka nisur një hetim për trafikimin e sendeve me vlerë që dërgoheshin përmes çantave nga Franca në drejtim të Shqipërisë. Hetimi që ka marrë spunto nga disa informacione të sjella nga autoritet e Drejtësisë Francese, ka vendosur në verifikim dhe shoferin personal të Ardi Veliut, i cili më parë ka shërbyer si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Ndërsa aktualisht mban postin e Drejtorit të Agjensisë së Mbikëqyrjes Policore, pranë Ministrisë së Brendshme.

Sokol Idrizaj, së bashku me persona të tjerë në Shqipëri, janë duke u hetuar nga SPAK, pas dyshimeve të forta se janë implikuar në trafikimin e sendeve me vlerë si flori, ora dhe bizhuteri të ndryshme që mendohet se vinin me çanta nga territori Francës.

Në kuadër të këtij hetimi, SPAK pak kohë më parë ka ushtruar një kontroll në banesën e Sokol Idrizaj, me shpresën e gjetjes së sendeve me vlerë apo çdo provë që mund ta implikonte totalisht. Por nga ky kontroll mësohet se oficerët e BKH-së nuk kanë mundur të gjejnë sende kompromentuese.

Njëherësh SPAK, ka ushtruar kontrolle dhe në banesat e disa personave të tjerë, që janë pjesë e verifikimeve dyshuese si të përfshirë në trafikimin e sendeve me vlerë. Për shkak të kësaj dosje penale, mësohet se Ardi Veliu ka pezulluar nga funksioni, shoferin e tij personal, deri në një moment të dytë kur situata penale e tij të sqarohet plotësisht nga SPAK.

Sipas të dhënave hetimore, emri i Sokol Idrizaj shoferit personal të Ardi Veliut, ka dalë si pritës i disa çantave të dërguara nga Franca në drejtim të Shqipërisë. Idrizaj është marrë në pyetje dhe ka treguar para oficerëve të BKH-së, rrethanat e pritjes së këtyre dërgesave.

Ndaj tij por edhe personave të tjerë të dyshuar nga SPAK, deri në këtë fazë ku ndodhen hetimet, nuk është marrë asnjë masë ndaluese. Nga Franca, këto çanta mësohet se janë dërguar nga vajza e Idrizaj që jeton dhe studion në Francë. Tashmë SPAK së bashku me homologët e tij në Francë, janë duke kryer verifikime për të mësuar dhe mbledhur fakte rreth këtij trafiku të sendeve me vlerë, që dyshohet se janë grabitur nga shqiptarë të ndryshëm në Francë dhe transportohen në rrugë të ndryshme në Shqipëri.

Etiketa: florishoferiVeliu

Lajme të lidhura

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Para
Nis mbledhja e Alibeajt, i shkojnë vetëm 13 anëtarë të Kryesisë

Nis mbledhja e Alibeajt, i shkojnë vetëm 13 anëtarë të Kryesisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork
Aktualitet

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26

Dokumente të reja të bëra publike nga Departamenti i Drejtësisë Amerikane në kuadër të hetimeve ndaj Jeffrey Epstein hedhin dritë...

Lexo më shumë
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26
Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të  pabazuara…

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara…

21:39 - 01/02/26
Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares

20:47 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com