GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Demokracia është në rrezik”, Biden paralajmëron: Njerëzit po heshtin

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Demokracia është në rrezik”, Biden paralajmëron: Njerëzit po heshtin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti Joe Biden mbajti një fjalim, ndërsa vuri theksin tek rreziku që i kanoset demokracisë nga gënjeshtrat e ish-Presidentit Donald Trump dhe dhunës që frymëzojnë ato.

Duke vënë në dukje, në veçanti, sulmin ndaj bashkëshortit të Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, Presidenti tha se pretendimet e rreme të zotit Trump për zgjedhje të manipuluara kanë “ushqyer rritjen e rrezikshme të dhunës politike dhe frikësimit të votuesve gjatë dy viteve të fundit”.

Pak ditë para zgjedhjeve të 8 nëntorit, Presidenti Biden tha: “Ndërsa qëndroj këtu sot, ka kandidatë që konkurrojnë për çdo nivel posti në Amerikë, për guvernator, për Kongres, për prokurorë të përgjithshëm, për sekretarë të shteteve, ka ndër ata që nuk premtojnë të pranojnë rezultatet e zgjedhjeve ku ata marrin pjesë”.

“Kjo është rruga drejt kaosit në Amerikë”, deklaroi ai. “Është e paprecedentë. është e paligjshme. Dhe, është joamerikane.”

Presidenti, i cili është përpjekur të krijojë një kontrast mes planeve ekonomike të demokratëve dhe republikanëve, vuri në objektiv republikanët “ultra Maga”, një referencë ndaj sloganit të zotit Trump “Make America Great Again”, duke i quajtur ata pakicë, por “forcë lëvizëse” e Partisë Republikane.

Duke vënë në dukje shqetësimet në rritje për dhunën politike si dhe kërcënimet ndaj traditës së gjatë të vendit për beteja të ashpra zgjedhore, por paqësore dhe të sakta, ai tha se disa republikanë “po përpiqen të korrin sukses aty ku dështuan në vitin 2020, për të shtypur të drejtat e votuesve dhe për të përmbysur vetë sistemin zgjedhor.

Fjalimi vjen disa ditë pasi një burrë që kërkonte të rrëmbente Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, plagosi rëndë bashkëshortin e saj, Paul Pelosi, në shtëpinë e tyre në San Francisko dhe ndërsa vazhdojnë kërcënimet fizike ndaj anëtarëve të Kongresit dhe punonjësve të zgjedhjeve.

“Ka një rritje alarmante në numrin e njerëzve në këtë vend që pranojnë dhunën politike ose thjesht qëndrojnë të heshtur,” tha Presidenti Biden. “Heshtja është bashkëpunim”.

Duke theksuar se këto janë zgjedhjet e para federale që nga trazirat e 6 janarit 2021 dhe përpjekjet e zotit Trump për të përmbysur vullnetin e votuesve në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, Presidenti Biden u bëri thirrje votuesve që të mos mbështesin kandidatët që kanë mohuar rezultatet e zgjedhjeve, të cilat u cilësuan nga administrata e Presidentit Trump si të rregullta dhe pa ndërhyrje.

Presidenti Biden u bëri thirrje votuesve “të mendojnë gjatë dhe fort për momentin në të cilin jemi”.

“Në një vit të zakonshëm, ne nuk përballemi shpesh me pyetjen nëse vota që hedhim do ta ruajë demokracinë apo do ta rrezikojë atë”, tha ai. “Por këtë vit jemi”.

Fjalimi i Presidentit Biden vjen kur kanë mbetur vetëm gjashtë ditë nga votimet e 8 nëntorit, ndërkohë që më shumë se 27 milionë amerikanë tashmë kanë hedhur votën e tyre./VOA

Etiketa: demokraciJoe Bidenshtetet e bashkuara te amerikes

Lajme të lidhura

Valë ekstreme nxehtësie godet Francën, humb jetën një person gjatë vrapimit në Paris
Botë

Valë ekstreme nxehtësie godet Francën, humb jetën një person gjatë vrapimit në Paris

15:31 - 25/05/26
Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane
Botë

Shpresa për marrëveshje SHBA-Iran ul çmimet e naftës, bursat aziatike në rritje

14:52 - 25/05/26
Trafikuan 18 ton kokainë nga Kili, si tentoi mafia shqiptare të korruptojë drejtësinë amerikane
Aktualitet

Trafikuan 18 ton kokainë nga Kili, si tentoi mafia shqiptare të korruptojë drejtësinë amerikane

13:23 - 25/05/26
Para
Samiti për procesin e Berlinit, Scholz: Europa është e plotë vetëm me BP

Samiti për procesin e Berlinit, Scholz: Europa është e plotë vetëm me BP

Discussion about this post

TË FUNDIT

Meçollari: Kush firmos marrëveshjen me Greqinë për detin, mund të shkojë në SPAK
Breaking Views

Meçollari: Kush firmos marrëveshjen me Greqinë për detin, mund të shkojë në SPAK

23:14 - 25/05/26

Ish-zv/komandanti i Forcave Detare Artur Meçollari, deklaroi se procesi për dërgimin në Gjykatën Ndërkombëtare e Drejtësisë të çështjes së detit...

Lexo më shumë
Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit tek pronari i hotelit “Oaz”, Prokuroria lëshon 12 masa arresti

Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit tek pronari i hotelit “Oaz”, Prokuroria lëshon 12 masa arresti

22:23 - 25/05/26
Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”

Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”

21:29 - 25/05/26
Jep dorëheqjen drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë

Jep dorëheqjen drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë

20:46 - 25/05/26
Bileta e autobusit 70 lekë dhe pagesa me POS-s? Shoqata e Transportit: Po na e kërkojnë Tatimet

Bileta e autobusit 70 lekë dhe pagesa me POS-s? Shoqata e Transportit: Po na e kërkojnë Tatimet

20:16 - 25/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com