GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Primaret në PD/ Një tjetër demokrat hyn në garë për bashkinë Kamëz

11:05 - 03/11/22
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Primaret në PD/ Një tjetër demokrat hyn në garë për bashkinë Kamëz
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një tjetër demokrat shpall kandidaturën për të hyrë në Primaret e Partisë Demokratike. Ish deputeti Asllan Dogjani prezantoi sot kandidaturën e tij për Primaret që do zhvillohen për Bashkinë Kamëz. Dogjani deklaroi se vizioni i tij është që ta bëjë Kamzën një qytet europian me mundësi e hapësira të barabarta për të gjithë. Me kandidimin e Dogjanit, numri i personave që janë në garë për Bashkinë Kamëz në PD, shkon në tre. Shemsi Prençi dhe Arjan Hoxha shpallën pak ditë më parë kandidaturën e tyre.

DEKLARATA E DOGJANIT:

Është nder për mua të jem  pjesë e garës (paraprake) për Primaret e Partisë Demokratike dhe të shpall sot, zyrtarisht, kanditaturën time, për kryetarin e Bashkisë Kamëz, brenda Partisë Demokratike. Qytetaret e Kamzës, Bathores, Laknasit, Valiasit, Paskuqanit kanë një histori të gjatë që nga koha kur erdhën dhe zunë vend në Kamëz dhe Paskuqan, pa patur asgjë me vete dhe me shumë mund djersë e sakrifica ndërtuan jetet e tyre duke e bërë Kamzën një vend më të mirë për fëmijët e familjet e tyre. Ashtu si motra ime dhe shumë nga familjarët dhe miqtë e mij  erdhën për një jetë më të mirë në Bashkinë e Kamzës. Demokratet, qytetarët e Kamzës dhe Paskuqanit  janë njerzit më punëtor që kam njohur, të përkushtuar, të zotë, të pa përulur nga dhuna e diskriminimi që ju ka bërë kjo qeveri dhe unë kam qënë me shumë fat që i kam njohur ata.

Shumë herë kanë rënë, janë rrëzuar por jane ringritur dhe më të fortë dhe kurrë nuk kanë ndaluar, kurrë nuk janë lodhur dhe gjithmonë kanë fituar përballë çdo vështirësi apo pengese që ju ka dalë perpara. Sot në Kamëz jetojnë bashkë Vendali, teë ardhur nga Kukësi, Dibra, Mati, Puka, Tropoja, Hasi, Mirdita ,Gramshi, Zallmneri, Librazhdi, Korca, Skrapari dhe  nga e gjithe Shqipëria dhe ajo që është për tu marr shembull dhe përgëzuar është: Se pavarsisht kulturave të ndryshme sot në Kamëz e Paskuqan kemi një komunitet të shkëlqyer që kanë marrdhenie shumë të mira me njeri tjetrin, kanë krijuar miqësi dhe i gjenden njeri tjetrit në kohë të mira dhe të vështira Unë vete kam lindur dhe jam rritur në Kukës dhe kam një lidhje për një kohë të gjatë me qytetarët e Kamzës dhe Paskuqanit, me një histori të gjatë sherbimesh individuale dhe me aktivitete politike.

Në zgjedhjet e vitit 2013, por dhe në zgjedhjet e vitit të kaluar,  demokratët, qytetarët e Kamzës dhe Paskuqanit më besuan duke më votuar masivisht si kandidat i Partisë Demokratike për Kuvendin e Shqipërisë. Kjo me ka inkurajuar dhe më ka nxitur që unë sot, të shpall zyrtarisht kanditaturen time për kryetar të Bashkisë Kamëz. Vlersimin që më kanë bërë me votë dëshiroj  tj’ua kthej me punë duke ju afruar kohën dhe sherbimin tim në interes  të çdo demokrati e qytetari  të Kamzës dhe Paskuqanit. Ne Kamëz Partia Demokratike ka punuar shumë, janë bërë rrugë, kanalizime, ujsjellsa por ka akoma shumë për të bërë dhe kjo është arsyeja tjetër që unë kam vendosur të kandidoj për kryetar Bashkie të Kamzës, që ta bëjmë Kamzën dhe Paskuqanin një qytet Europian, një qytet model, një shembull pozitiv, një qytet ku të vijne e të marrin shembull se si punohet dhe ju shërbehet qytetarve. Vizioni im është për një qytet më të sigurt, të pastër, të zhvilluar ku ekonomia të rritet për të gjithë, ku fëmijët tanë të rriten të shëndetshëm dhe të suksesshem në shkolla, ku familjet të mos kenë nevojë të rrezikojnë  jetët e tyre ( sic ndodh sot) për të shkuar në emigracion por të jetojnë me respekt dhe dinjitet  në vendin e tyre . Vizioni im është qe me punë ta bëjmë Kamzën një qytet europian me mundësi e hapsira të barabarta për të gjith, me parqe e lulishte, rruge me stadarte e cilësi te lartë . Do krijoj një mjedis miqësor për biznesin dhe sipërmarrësit. Do të bëj gjithcka, do të bëjë çmos duke u krijuar mundësira e hapsira të rinjëve që janë larguar per tu kthyer në vendin  e tyre, të investojnë, dhe te krijojne bizneset e tyre. Do bëjmë cdo gjë që edhe shtëpia e fundit në Kamëz dhe Paskuqan të ketë ujë pa ndërprerje, rrugë e kanalizime. Nuk do të mbetet më  asnjë shtëpi e pa legalizuar. Te gjithë do të kenë të drejtë riparojnë shtëpitë e tyre pa qenë nevoja për te marr leje dhe jo  siç ndodh sot që po nuk pagove nuk të lejojnë për të riparuar çatinë e shtepisë. Do të bëjë gjithcka për të krijuar mundësira, hapsira, të barabarta për çdo demokrat dhe demokrate, për cdo qytetar të Kamzës dhe Paskuqanit duke nxitur konkurencën meritokracinë, do luftojmë korrupsionin dhe do ndërtojmë një administratë të aftë, të përkushtuar dhe në sherbim të qytetarëve.
Do bëjë gjithcka që çdo demokrat e demokrate, çdo qytetar i Kamzës dhe Paskuqanit të jetoj i lirë në vendin e vet, të kenë të drejta të barabarta, pa frikën e shtetit dhe të pushtetit, të jetoj me dinjitet në vendin e tij, askush nuk do të diskrimonohet apo dhunohet nga shteti apo pushtetit për shkak të origjinës, racës, krahinës fesë apo idese. Demokrate e Demokrate, simpatizantë të Partisë Demokratike,  në Kamëz dhe Paskuqan, Ju bëjë thirrje që me datën 4 dhjetor të merrni pjesë masivisht për të zgjedhur se kush do të jetë kandidati per kryetar te Bashkisë Kamëz. Ju kerkoj që të më besoni me votën tuaj dhe ju siguroj së fitorja në Bashkinë e Kamzës do të jetë më e madhja së asnjëherë tjetër dhe se bashku mund dhe do ta largojmë dhe këtë qeveri që nuk e meriton të rrij më as edhe një ditë në pushtet. Ju siguroj se do të bëjmë më të mirën për Ju dhe Bashkia Kamëz do të jetë shtëpia e çdo Demokrati e Demokrate, do të jetë e hapur për cdo qytetar të Kamzës dhe Paskuqanit.

Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë shkojnë bashkë në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Marrëveshja e kthyer në një “kontratë” bashkëpunimi elektoral mes dy partive u firmos nga dy kryetarët Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Etiketa: Kryesore1PDprimare

Lajme të lidhura

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
“U zhgënjeva”, Ibrahimoviç kujton periudhën te Barcelona: Pika më e ulët e karrierës time

“U zhgënjeva”, Ibrahimoviç kujton periudhën te Barcelona: Pika më e ulët e karrierës time

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut
Aktualitet

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25

Reshjet e shumta të shiut që kanë përfshirë zonën gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme të konsiderueshme në disa...

Lexo më shumë
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25
SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com