GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Dhunimi i të moshuarës, pronari i azilit: Infermierja kishte 2 muaj punë

16:38 - 03/11/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Dhunimi i të moshuarës, pronari i azilit: Infermierja kishte 2 muaj punë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pronari i Shtëpisë së të Moshuarve ‘Orenda’ në Pejë ka folur në lidhje me skandalin që u publikua ditën e djeshme. I ftuar në emisionin ‘Shqipëria Live’ në Top Channel, ai ka deklaruar se familjarisht ata janë qenë të shokuar në momentet që kanë parë videon për keqtrajtimin e të moshuares Minire Nura. Po ashtu ai ka deklaruar se nuk kanë ndonjë metodë të veçantë në përzgjedhjen e personelit, por mjafton që të kenë mbaruar infiermerinë e përgjithshme.

Intervista:

Si u ndjetë kur patë videon?

Unë personalisht me familjen time kemi qenë të shokuar. Një akt i papranueshëm. Ne kemi të bëjmë me një person të moshuar, nënë e një dëshmori. Kur i shoh këto pamje, për mua ka qenë e trishtueshme. Unë nuk jetoj në Kosovë, jetoj në mërgim, në Zvicër. Kam ardhur nga shteti ku jetoj për të bërë një investim për vendin tim. Janë më shumë se 20 punëtorë. Aurona Pelaj është infermierja që dhunoi të moshuarën, çfarë mund të na thoni për të?

Vajza në fjalë, apo të gjitha punëtorët që kemi, janë të liçensuara për infermieri të përgjithshme. Nga ana profesionale të gjitha janë të një niveli të paracaktuar me ligj.

Si i përzgjidhni punonjësit? A është mirë nga shëndeti mendor?

Ne nuk kemi rregull për këtë. Infermierja në fjalë i ka pasur sjelljet ndaj meje, kolegeve perfekte. Pamjet në video dhe sjelljet e saj ndaj bordit, janë dy gjëra ta tjera. ka pasur marrëdhënie të mirë me të gjithë.

Po me pacientët? Nuk keni vënë re ndonjë gjë?

Na falni, kjo vajzë është vetëm 2 muaj, 2 muaj e gjysmë këtu te ne. Janë 10 javë punë, me tre turne. Janë katër infermiere, aty është shqetësimi më i madh. Këtë ngjarje duhet ta analizojmë të gjithë së bashku.

Keni kamera brenda në qendër?

Po, të gjitha i kemi. Kjo ngjarje ka ndodhur në tualet, aty nuk ka kamera. Të vret edhe më shumë, se edhe infermieret e tjera qeshin, tallen, nuk bëjnë asgjë. Ne po flasim për 4 infermiere. Unë i kërkoj falje edhe mbrëmë të gjithë familjarëve. Mora informacion nga hetuesia. Nuk i kanë marrë familjarët e tjerë të moshuarit, ashtu siç doli në media. Kam mbështetje të vazhdueshme prej tyre.

Kush e ka bërë videon?

Edhe hetuesia dhe unë kemi informacion, por nuk kam të drejtë të them për shkak të hetimeve. Është punonjëse e imja, është një nga katër infermieret në hetim. Në institucionin tim telefoni është i ndaluar. Kemi dy telefona të punës. Telefoni privat është i ndaluar gjatë 7 orarëshit të punës, 8 në fakt por 1 orë është pushim.

Etiketa: azilidhunimimoshuarvce

Lajme të lidhura

Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën
Breaking Views

Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën

18:41 - 04/02/26
Emri i saj në dosjen  “Epstein”? Reagon ish presidentja e Kosovës: Nuk e kam njohur dhe takuar kurrë
Kosovë & Rajon

Emri i saj në dosjen “Epstein”? Reagon ish presidentja e Kosovës: Nuk e kam njohur dhe takuar kurrë

14:48 - 02/02/26
Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012
Breaking Views

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Para
VIDEO/ Dalin para gjykatës tri infermieret për dhunë ndaj të moshuarës

VIDEO/ Dalin para gjykatës tri infermieret për dhunë ndaj të moshuarës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjyqi paraprak për Metën dhe Kryemadhin drejt vendimit, SPAK përfundon parashtrimet
Aktualitet

Gjyqi paraprak për Metën dhe Kryemadhin drejt vendimit, SPAK përfundon parashtrimet

16:16 - 05/02/26

SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit, Pirro Xhixhës, Ema Çokut dhe Fatime Kryemadhit. Prokurori i...

Lexo më shumë
Apeli i GJKKO rrëzon ankimin, në fuqi arresti për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin, në fuqi arresti për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj

16:05 - 05/02/26
Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur

15:57 - 05/02/26
Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit/ Ina Zhupa: Situata e lirisë së medias është kritike

Rrëzohet propozimi për pagat e mësuesve, Zhupa: Socialistët votuan kundër vetëm se ishte nismë e PD-së

15:16 - 05/02/26
Shuhet familja shqiptare në Itali, të afërmit: I nisëm fëmijët në emigrim dhe po kthehen në arkivol!

Shuhet familja shqiptare në Itali, të afërmit: I nisëm fëmijët në emigrim dhe po kthehen në arkivol!

15:08 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com