GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Ergys Verdho i bie me top: 1 MWh po blihet 45-70 euro më shtrenjtë se Bursa e Energjisë

17:55 - 03/11/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Ergys Verdho i bie me top: 1 MWh po blihet 45-70 euro më shtrenjtë se Bursa e Energjisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare e ka mbyllur muajin tetor duke blerë energji me çmim shumë më të shtrenjtë se bursa. Kështu, në javën e fundit të muajit që lamë pas, KESH e ka blerë energjinë 45 euro më shumë për MWh në raport me vendet e tjera të Ballkanit. Në fund të muajit shtator, KESH ka hapur tender për blerje energjie në sasinë 1,464 MWh për muajin tetor deri në nëntor. Në këtë periudhë çmimi në Bursën Hungareze HUPX ka rënë ndjeshëm, madje ulja ka filluar pikërisht  nga fundi i muajit shtator. Të dhënat e bursës tregojnë se energjia në tregun e huaj është shitur edhe me nivelin  100.34 euro/MWh, duke iu afruar nivelit të parakrizës. Por, KESH sërish ka raportuar shifra të larta të blerjes së energjisë.

Ndërkohë në datën 28 tetor, kur është kryer transaksioni i fundit, çmimi mesatar në Bursën e Hungarisë ishte 136.49 euro/MW/h apo 45 euro/MWh më lirë se çmimi i deklaruar nga KESH. Pasi për 33,800 MWh energji, KESH deklaron se ka paguar 205.81 euro/ MWh.

Ndërsa në Bursën Hungareze çmimi më i lartë regjistrohet në vlerën 143.83 euro/MWh. Pra, rreth 70 euro/mwh më shtrenjtë është blerë energjia nga KESH. Sigurisht, këto janë para qyl që fitohen në tavolinë.

E njëjta gjë ka ndodhur, edhe me blerjen e fundit. KESH ka publikuar blerjen e bërë për datën 30 tetor deri me datë  6 nëntor të vitit 2022.  Sipas të dhënave të publikuara përgjatë kësaj periudhe, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka blerë një sasi prej 42 mijë MWh, për t’u lëvruar gjatë muajit nëntor, ndërkohë që çmimi mesatar për energjinë e siguruar arrin në 181.81 euro/MWh, duke shpenzuar një total prej 7.6 milionë euro.

Ndërkaq, bursa me datë 30 tetor 2022 ka regjistruar çmimin në 116.37 euro/MWh, pra 65 euro/MWh më lirë se çmimi me të cilin ka blerë KESH.

Nëntori nis me çmime të larta

Edhe nëntori duket se do kërkojë shpenzime marramendëse për të siguruar energjinë, pavarësisht se në bursa çmimi vazhdon në trend rënës. Sipas të dhënave të  publikuara edhe më sipër, çmimet e energjisë për datën 2 nëntor u rritën me 57 për qind për profilin bazë në raport me datën 1 nëntor dhe 77 për qind për oraret e pikut. Kjo rritje e beftë lidhet me kërkesën, e cila nga data 1 në datën 2 nëntor shënoi rritje me rreth 20 për qind.

Ndërkohë për datën 3 nëntor 1 MWh energji në bazë u shit me 165 euro MWh dhe në pik me 183 euro. Volumi ditor ra me 5 për qind në raport me një ditë më parë.

Nëse energjia do të blihej me çmimin që vendos bursa, qeveria dhe ERE nuk do të kishin nevojë të impononin për familjarët fashën 800 kw/h, mbi të cilën konsumi do faturohet me 42 lekë për kilovat.

Të dhënat zyrtare të procedurave të prokurimit të publikuara nga KESH për periudhën 1 Janar-6 nëntor tregojnë se totali i importeve ka prekur vlerën 406 milionë euro.

Kjo shifër parashikohet të rritet edhe më tej po të kemi parasysh faktin që mbeten ende i pambuluar muaji nëntor dhe ai dhjetor. Gjasat janë që nëse nuk do të kemi përmirësim të situatës hidrike në vend, importet të kalojnë vlerën 500 milionë euro për vitin 2022. E pashmangshme, nëse nuk do të barazohet çmimi i bursës me atë të blerjes nga KESH.

Në shtator 2022, drejtori i KESH-it, Ergys Verdho tha se “Për të pasur mundësi që të dalë në treg, për të siguruar sasinë e munguar të energjisë nga prodhimi, sot flasim për një shifër 300 milionë euro, nga janari deri më sot (3 shtator). KESH-i e ka përballuar më së miri këtë me fondet e veta deri në korrik, atëherë shteti hyri në ndihmë duke injektuar kapital,” – u shpreh Verdho

Ai bëri thirrje për ndihmë nga Komisioni Europian, ndërsa qytetarëve u bëri thirrje të kursejnë. “Lufta jonë është të ulim konsumin,” – tha Verdho. Pra ky nuk e vë nԯ diksutim se rezervat janë tek qytetarët, jo tek keqadministrimi dhe vjedhja që bëhet në këtë koorporatë.

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: Ergys Verdhokryesore2shtrenjtetop

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
“Ti nuk reagove fare”/ Balla-Berishës: Ke hyrë në listë-pagesat e Kremlinit!

Deklaratat kundër shqiptarëve, Balla 'presion' eurodeputetit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
Breaking Views

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25

Për herë të parë kryeministri Edi Rama ka zbuluar deri në detaje se çfarë ndodhi mes tij dhe Lulzim Bashës,...

Lexo më shumë
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25
Skenar PS-PD për bllokimin e Këshillit të Mandateve, ja kush e shoqëron nesër prokurorin Dritan Prençi për çështjen Balluku

Skenar PS-PD për bllokimin e Këshillit të Mandateve, ja kush e shoqëron nesër prokurorin Dritan Prençi për çështjen Balluku

21:02 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com