GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Pezullohet drejtori i policisë në veriun e Kosovës

në Botë
Kohë leximi: 5 min
A A
Pezullohet drejtori i policisë në veriun e Kosovës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjuriç që i bëri këto komente pas takimit me udhëheqësit e Listës Serbe, subjektit kryesor të serbëve të Kosovës dhe kryetarët e katër komunave me shumicë serbe në veriun e vendit, tha se “policët nga rajoni i veriut nuk mund ta zbatojnë vendim e qeverisë sepse është politik dhe këmbëngulës në radhë të parë kundër komunitetit serb të cilit edhe vet i përkasim”.

Policia e Kosovës pezulloi të enjten drejtorin e saj rajonal në veriun e vendit Nenad Gjuriç për shkak të refuzimi të tij për të zbatuar vendimin e qeverisë për konvertimin e targave të makinave. Të mërkurën drejtori rajonal i policisë në veri Nenad Gjuriç, tha se policët serbë që shërbejnë në atë zonë, nuk do të zbatojnë vendimin e qeverisë për targat e makinave.

Komentet e Gjuric

Zoti Gjuriç që i bëri këto komente pas takimit me udhëheqësit e Listës Serbe, subjektit kryesor të serbëve të Kosovës dhe kryetarët e katër komunave me shumicë serbe në veriun e vendit, tha se “policët nga rajoni i veriut nuk mund ta zbatojnë vendim e qeverisë sepse është politik dhe këmbëngulës në radhë të parë kundër komunitetit serb të cilit edhe vet i përkasim”.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla tha se refuzimi i zbatimit të vendimit legjitim të institucioneve të Kosovës është mbi të gjitha cenim i rëndë i sigurisë dhe qëndrueshmërisë së vendit. Në një postim në rrjetet sociale, ministri Sveçla tha se “policia e Kosovës është një dhe të gjithë pjesëtarët e saj duhet të kenë të njëjtin mision: sundimin e ligjit dhe krijimin e ambientit të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim”, shkroi ai.

Reagimet e Beogradit

Pezullimi i drejtorit të policisë në veriun e Kosovës nxiti reagime të ashpra të zyrtarëve në Beograd. Shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç tha se Nenad Gjuriç u pezullua për shkak se ka mbrojtur bashkëkombësit e tij.

“Nuk ka asgjë më të natyrshme se ai vendim i zotit Gjuriç sepse pikërisht ajo që ai tha në konferencën për shtyp është e vërteta dhe ai donte të ruante kompetencat e drejtorisë së tij rajonale”, tha ai duke nënvizuar se kryeministri i Kosovës Albin Kurti me këtë vendim po shkel të gjitha marrëveshjet e Brukselit.

“Këtë ia kemi përcjellë Miroslav Lajçakut. Unë thashë se jemi në fillim të shpërbërjes së marrëveshjes së Brukselit. Me atë që bëri (Albin) Kurti u nëpërkëmb çdo gjë e dakorduar në Bruksel. Kurti nuk ka të drejtë të zëvendësojë drejtorin sepse është i zgjedhur nga populli serb i Kosovës”, tha ai.

Ndërsa kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, tha përmes një komunikate se ka thirrur për të shtunën mbledhje të jashtëzakonshme me kryetarët e katër komunave në veriun e Kosovës, ku pritet të propozojë largimin e serbëve nga të gjitha institucionet e Kosovës.

“Duke pasur parasysh se Prishtina nuk i respekton marrëveshjet e nënshkruara, është e qartë se nuk kemi çfarë të kërkojmë në ato institucione sepse është e qartë se Prishtina shkel secilën prej tyre”, tha zoti Rakiç.

Paralajmërimi

Më 1 nëntor autoritetet filluan zbatimin e vendimit të qeverisë qendrore në Prishtinë për të paralajmëruar qytetarët serbë në veriun e Kosovës për afatet e përcaktuara për ndërrimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia me ato të Kosovës që duhet të përmbyllet në muajin prill të vitit të ardhshëm.

Vendimet e qeverisë së Kosovës

Por, Beogradi zyrtar dhe përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës nuk pajtohen me vendimin e qeverisë së Kosovës për t’i zëvendësuar targat e lëshuara nga Serbia me ato të Kosovës, RKS.

Zyrtarët e Listës Serbe, subjekti kryesor i serbëve të Kosovës paralajmëruan sërish veprime në rast se autoritetet e Prishtinës vendosin gjoba ndaj qytetarëve serb për shkak të targave të makinave. Sipas vendimit të qeverisë, nga data 21 nëntor do të fillojë shqiptimi i gjobave në shumën prej 150 eurosh për të gjithë ata që përdorin targat e lëshuara nga Serbia. Policia e Kosovës njoftoi të enjten se është sulmuar objekti i saj për mbikëqyrje kufitare në fshatin Jasenovik në komunën e Zubin Potokut në veriun e Kosovës.

Predha

Në njoftimin e policisë thuhet se të mërkurën në mbrëmje në vendin e ngjarjes është gjetur një predhë plumbi e cila kishte goditur rrethojën e objektit të stacionit policor. Rastin, thuhet në njoftim është duke e hetuar Drejtoria kundër terrorizmit.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian sërish i kanë kërkuar Kosovë që të shtyjë për dhjetë muaj zbatimin e vendimit për konvertimin e targave të makinave, për shkak të rrezikut për shtimin e tensioneve dhe krijimin e hapësirës për arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha sot në një konference për gazetarë se ju ka drejtuar kryeministrit Albin Kurti me tri kërkesa pas shqetësimeve për situatën në veriun e vendit dhe në kufirin në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“I kam kërkuar që me urgjencë të pranon kërkesën e Amerikës për shtyrjen e zbatimit të vendimit për targat ilegale në afatin e kërkuar dhe të ndërpriten të gjitha veprimet për zbatimin e vendimit në fjalë. Njëkohësisht i kërkoj kryetarit të qeverisë me këtë letër që deri në marrëveshjen finale të mos ndërmerr asnjë veprim që rrezikon sigurinë e vendit cilindo pjesë të tij pa koordinim me plotni me SHBA-të. Po ashtu i kam kërkuar kryeministrit që të vendos kontakt me Këshilltarin Nacional për Siguri të presidentit (Joe) Biden zotin Jake Sullivan për të qartësuar dhe saktësuar veprimet që shtensionojnë situatën aktuale të sigurisë në rajon deri në marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë për njohjen reciproke”, tha zoti Haradinaj.

Tensionet

Tensionet e verës së këtij viti ndërmjet Kosovës dhe Serbisë rreth përdorimit të dokumenteve të identifikimit dhe targave të makinave nxitën një reagim më të ngjeshur diplomatik për të shmangur tensionet në një periudhë zhvillimesh të ndjeshme politike në Evropë për shkak të agresionit rus në Ukrainë dhe ndikimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. /Voa/

Etiketa: Kosovatargatveriu

Lajme të lidhura

Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur
Aktualitet

Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur

11:58 - 30/09/26
Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni në Bullgari, president i klubit të njohur të futbollit
Botë

Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni në Bullgari, president i klubit të njohur të futbollit

10:56 - 30/09/26
Video virale e Trump duke dremitur, reagon Shtëpia e Bardhë: Kush thotë se po fle, gënjen!
Botë

Video virale e Trump duke dremitur, reagon Shtëpia e Bardhë: Kush thotë se po fle, gënjen!

10:52 - 30/09/26
Para
“Frikë e shkatërrim”, analistët për raketat ruse: Ja efekti i tyre në Ukrainë

Kievi dhe Moska shkëmbejnë 214 të burgosur lufte

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26

Një tjetër rast me virusin e Nilit Perëndimor është konfirmuar në Shqipëri, duke e çuar në dy numrin e personave...

Lexo më shumë
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

15:00 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com