GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Haradinaj-Kurtit: Nëse nuk përfill kërkesat amerikane, po rrëshqet në tradhti

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Haradinaj-Kurtit: Nëse nuk përfill kërkesat amerikane, po rrëshqet në tradhti
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti të ndryshojë kahje në raport me targat, në të kundërtën, thotë se po rrëshqet në tradhti. Përmes një shënimi në Facebook ai ka thënë se situata në Kosovë po përkeqësohet nga çasti në çast ndërsa sipas tij “Kryeministri nuk e ka idenë se çka po ndodhë me vendin e tij”. Haradinaj ka kërkuar nga Kurti shfuqizimin e vendimit për targat.

“Sot i kam kërkuar që urgjentisht të ndërrojë kahje e ta shfuqizojë vendimin e tij për targat e të mos e rrezikojë stabilitetin në vend e në rajon. Kosova ka nevojë për marrëveshje për njohje me Serbinë, e jo për populizma që me to t’i shërojë egot e sëmura Kryeministri”. “Ne nuk e kemi luksin që për tekat e tij, ta rrezikojmë ekzistencën e shtetit dhe lirinë e paguar shtrenjtë”, ka vijuar i pari i AAK-së.

Ai më tej është shprehur se Kurti nëse nuk harmonizohet me kërkesat amerikane, rrëshqet në tradhti.“Nëse kryeministri nuk ndërron kurs të veprimit dhe nuk harmonizohet me kërkesat amerikane menjëherë, ai sigurt se po rrëshqet në tradhti”. Opozitari thotë se nuk do të lejohet Kurti e askush tjetër që ta rrezikojë të ardhmen e vendit.

Më 30 tetor Qeveria mori vendim për zbatimin e vendimit për regjistrimin e makinave me targa ilegale serbe me targa të Kosovës: RKS, përkundër kërkesës së ndërkombëtarëve që ky vendim të shtyhet për dhjetë muaj. Plani i ri i Qeverisë së Kosovës, i publikuar më 28 tetor, pritet të zbatohet në tri faza. E para përfshin qortimin e shoferëve që vozisin makina me targa të paligjshme; e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese. Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë më 21 prill dhe, nga ajo datë, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS, apo Republika e Kosovës.

Pas publikimit të planit me tri faza, Shtetet e Bashkuara u shprehën “të zhgënjyera dhe të shqetësuara” me mos shtyrjen e vendimit edhe për dhjetë muaj të tjerë, ashtu siç kërkuan ato. Zhgënjim të ngjashëm, një ditë më vonë, shprehu edhe Bashkimi Evropian.

Etiketa: haradinajkerkesatKurti

Lajme të lidhura

Para skadimit të afatit për presidentin e ri, Kurti akuzon opozitën: Ata pushtet nuk duan, por…
Kosovë & Rajon

Kurti: Kanë nisur bisedimet për presidentin, fundjava mbetet vendimtare

11:10 - 02/10/26
Momente tensioni! Protestuesit bllokojnë eskortën e Ursula von der Leyen sapo mbërrin në Kosovë
Aktualitet

Momente tensioni! Protestuesit bllokojnë eskortën e Ursula von der Leyen sapo mbërrin në Kosovë

14:05 - 01/10/26
“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së
Kosovë & Rajon

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

09:18 - 01/10/26
Para
VIDEO/ Dalin para gjykatës tri infermieret për dhunë ndaj të moshuarës

Babai i infermieres: Vajza ime është në gjendje të rëndë shëndetësore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qytetarja në protestën e 125-të: Edhe sa vila ke o ‘Bela belaja’?
Breaking Views

Qytetarja në protestën e 125-të: Edhe sa vila ke o ‘Bela belaja’?

20:21 - 02/10/26

Qytetarja në protestën e 125 qytetarë në Tiranë bëri thirrje drejtësisë që të arrestojë Belinda Ballukun. Gjithashtu hodhi akuza ndaj...

Lexo më shumë
Kontrollet në banesën e Ron Yeffet/ Arben Kola: BKH e SPAK zbarkuan në krahun e djathtë të mafias së Ramës

Kontrollet në banesën e Ron Yeffet/ Arben Kola: BKH e SPAK zbarkuan në krahun e djathtë të mafias së Ramës

19:59 - 02/10/26
‘Non grata’ lë Berishën jashtë pritjes së ambasadorit të ri amerikan, ja politikanët që morën pjesë

‘Non grata’ lë Berishën jashtë pritjes së ambasadorit të ri amerikan, ja politikanët që morën pjesë

19:41 - 02/10/26
Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë

Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë

19:33 - 02/10/26
Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë

Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë

15:42 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com