GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sulm “phishing” ndaj klientëve të Raiffaisen Bank! Si duhet të ruhemi

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Sulm “phishing” ndaj klientëve të Raiffaisen Bank! Si duhet të ruhemi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mëngjesin e së premtes ka ndodhur një sulm phishing kundrejt klientëve të Raiffaisen Bank, një ndër bankat më të besuara nga shqiptarët dhe jo vetëm. Sulm Phishing është një tentim mashtrues, zakonisht i bërë përmes email-it për të vjedhur informatat personale. Fjala phishing është një neologjizëm e cila rrjedh nga analogjia me fishing(peshkim) tek e cila përdoret karremi për të kapur viktimën(peshqit).

Klientët e Raiffeisen janë përballuar me këto e-maile tek të cilët shkruhet “shërbimi juaj do mbyllet” dhe më tej vijon si në foton më poshtë:

Aktualisht po qarkullon një “phishing page” ndaj të cilit duhet treguar kujdes për të mos klikuar në përditësim të të dhënave tuaja, pasi fare lehtësisht mund të thyhet privatësia juaj.

 

Është e rëndësishme të theksojmë se llogaria juaj nuk është në rrezik, sepse banka ka “two factory authentication” për transfertat, por mund të lexohen gjendje dhe të shkarkohen raporte.

Tregoni kujdes se nga kush ju vjen e-maili, lexojeni me vëmendje.

 

Pak më vonë ka reaguar Banka Raiffeisen, që informon klientët se Raiffeisen NUK ka dërguar asnjë e-mail zyrtar me tekstin “Shërbimi juaj do të mbyllet.”

Njoftimi i Raiffeisen Bank

4.11.2022

“Duam t’ju njoftojmë se ditën e sotme Raiffeisen Bank NUK ka dërguar asnjë e-mail zyrtar me tekstin “Shërbimi juaj do të mbyllet.!!!” nga adresa [email protected] në lidhje me mbylljen e shërbimit.

Ju lutem të mos merrni në konsideratë asnjë e-mail apo faqe tjetër përveç kanaleve zyrtare të Raiffeisen Bank Shqipëri. Të gjithë komunikimet me e-mail të bankës dergohen vetëm nga adresat: @raiffeisen.al

Kujdes!

Dëshirojmë të sjellim në vëmendjen tuaj edhe njëherë disa nga principet e përdorimit të sigurt të internetit.

Asnjëherë mos e aksesoni llogarinë tuaj në Raiffeisen ON nëpërmjet linqeve që ju vijnë me email, forma pop-up në kompjuter apo nëpërmjet motorëve të kërkimit.

Asnjëherë mos aksesoni asnjë faqe që kërkon t’i jepni të dhëna personale apo konfidenciale apo ju mundësojnë të kryeni transaksione bankare.

Gjithmonë shkruani adresën e plotë të faqes që doni të aksesoni në fushën përkatëse në broëser.

Banka NUK ju kërkon asnjëherë fjalëkalimin tuaj, numrin e kartës së kreditit ose përgjigjen e një pyetjeje sigurie me e-mail. Kujdes nga mesazhe të tilla!

Mos hapni mesazhe e-mail/sms/WhatsApp/ apo kanale të tjera komunikimi, pa kontrolluar identitetin e dërguesit dhe titullin. Nëse keni ndonjë dyshim për origjinën e mesazhit, fshijeni atë menjëherë. Mos hapni asnjë file që mund te jetë bashkëngjitur dhe mos klikoni linqet që janë në mesazh.

Banka tashmë ka bllokuar faqen e dëmshme dhe sërish ju këshillojmë të ndiqni rregullat e përdorimit të sigurt të internetit.

Raiffeisen Bank garanton klientët e saj se gjithmonë merr masa që siguria dhe të dhënat tuaja të jenë mbrojtura maksimalisht.”-thuhet në deklaratën zyrtare.

Shënim:
Shkrimi është korrigjuar për shkak të një përmbajtje të pasaktë. Pas verifikimit u bënë korrigjimet në titull dhe në tekst
Më poshtë është teksti i parë si ishte para se të bëhej korrigjimi
Titulli ishte:
“Mund t’ju vjedhin depozitat”, hackerat sulmojnë Raiffasen Bank
Teksti ishte:
Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një sulm kundrejt Raiffaisen Bank, një ndër bankat më të njohura në vend, ku shumë shqiptarët kanë zgjedhur të depozitojnë paratë e tyre. Klientët janë përballuar me e-maile tek të cilët shkruhet “shërbimi juaj është gati të bllokohet” si pasojë e një sulmi të dyshuar të ardhur nga hackerat. Ndër të tjera, në email thuhet se të dhënat mund të vidhen lehtësisht.
Emaili: Përshëndetje! I nderuar klient, na vjen keq t’ju informojmë se shërbimi juaj është gati të bllokohet për shkak të përditësimeve të dështuara, prandaj zona juaj e klientit është kufizuar derisa të përfundojë përditësimi.Aktualisht po qarkullon një “phishing page” ndaj të cilit duhet treguar kujdes për të mos klikuar në përditësim të të dhënave tuaja, pasi fare lehtësisht mund t’ju vjedhin depozitat bankare.
Tregoni kujdes se nga kush ju vjen e-maili, është shumë e rēndësishme.Ende nuk ka një reagim zyrtar nga banka në fjalë. Por a duhet të përgatitemi për më shumë?!

Etiketa: bankaKryesore1raiffasensulm

Lajme të lidhura

“Mbështes investimet strategjike”, Berisha: Ata që qajnë për Sazanin janë grup hipokritësh!
Aktualitet

“Mbështes investimet strategjike”, Berisha: Ata që qajnë për Sazanin janë grup hipokritësh!

14:21 - 03/06/26
Përfundon në GJKKO seanca për Erion Braçen, deputeti shpallet i pafajshëm
Aktualitet

Përfundon në GJKKO seanca për Erion Braçen, deputeti shpallet i pafajshëm

13:59 - 03/06/26
“Nuk jap dorëheqjen”/ Rama sulmon sërish protestuesit: S’kam kërkuar të flas me të kurdisur dhe të çartur
Aktualitet

“Nuk jap dorëheqjen”/ Rama sulmon sërish protestuesit: S’kam kërkuar të flas me të kurdisur dhe të çartur

13:47 - 03/06/26
Para
fier

Përplasi për vdekje kalimtarin në Fier, arratiset shoferi

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Mbështes investimet strategjike”, Berisha: Ata që qajnë për Sazanin janë grup hipokritësh!
Aktualitet

“Mbështes investimet strategjike”, Berisha: Ata që qajnë për Sazanin janë grup hipokritësh!

14:21 - 03/06/26

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar debatet e fundit që kanë shoqëruar projektet e investimeve të propozuara për...

Lexo më shumë
Presidenti i KE vijon turin në Ballkan! Antonio Costa takon liderët politikë të Kosovës

Presidenti i KE vijon turin në Ballkan! Antonio Costa takon liderët politikë të Kosovës

14:15 - 03/06/26
Përfundon në GJKKO seanca për Erion Braçen, deputeti shpallet i pafajshëm

Përfundon në GJKKO seanca për Erion Braçen, deputeti shpallet i pafajshëm

13:59 - 03/06/26
“Nuk jap dorëheqjen”/ Rama sulmon sërish protestuesit: S’kam kërkuar të flas me të kurdisur dhe të çartur

“Nuk jap dorëheqjen”/ Rama sulmon sërish protestuesit: S’kam kërkuar të flas me të kurdisur dhe të çartur

13:47 - 03/06/26
Tragjike në Sarandë/ U rrëzua dhe ra në pus, humb jetën e moshuara

Shpërthen lënda plasëse në fshatin Grabovë të Përmetit! Plagosen rëndë dy persona, njëri ka mbetur i gjymtuar

13:39 - 03/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetmatbet girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş