GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj shpenzon 3.6 mln euro për propagandën, 240 mln lekë vetëm në 2 tendera  

16:07 - 04/11/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Erion Veliaj po i harxhon qysh tani edhe lekët e mandatit të 3-të për drejtimin e Bashkisë Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Erion Veliaj po i harxhon qysh tani edhe lekët e mandatit të 3-të për drejtimin e Bashkisë Tiranë. Madje, nuk po pret fushatën, por po i ndan paratë e propagandës përmes tenderave.  Më 2 nëntor 2022, Veliaj ka hapur një tender me objekt “Programi i nxitjes dhe rritjes së kapaciteteve të të rinjve në fushën e teknologjisë dhe inovacionit”. Sipas informacioneve, gara do të mbyllet me datë 17 nëntor dhe fituesi do të  marrë nga fondet e Bashkisë Tiranë 180 milionë lekë. Burimi i Financimit nxjerr prekjen e buxhetit që i përket mandatit tjetër. Paratë janë vënë në dispozicion me anë të V.K.B-së Nr.166, datë 24.12.2021.  Bëhet fjalë “Për miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2022-2024”

Data për fillimin e këtij projekti është menjëherë pas nënshkrimit të kontratës.

Kohëzgjatja e implementimit të detyrave të jetë 12 (dymbëdhjetë) muaj. Operatori ekonomik duhet të ketë staf pune të kualifikuar për zhvillimin e programit të nxitjes dhe rritjes së kapaciteteve të të rinjve në fushën e teknologjisë dhe inovacionit. Minimalisht duhen 12 ekspertë.

Si duket Veliaj e ka ndarë mendjen që do të marrë edhe mandatin e 3-të dhe po vazhdon planin e tij për Piramidën që e ka kthyer në shpellën e Ali Babës.

Gjatë një deklarate në tetor 2020, kryebashkiaku ka thënë se në mandatin e tretë Bashkia Tiranë do të investojë në nxitjen e programeve inovative dhe teknologjike. Investimi mw i madh wshtë përfundimi i qendrës TUMO te Piramida. “Ajo që do të bëjmë në mandatin e tretë për Tiranën, së pari, fillojmë javën tjetër investimin e Piramidës që do të vazhdojë për dy-tre vite, një projekt madhor, që do të nxisë programet invative dhe start-up-et”, u shpreh nw atw kohw Veliaj. Deri më tani Veliaj ka derdhur rreth 3 miliardë lekë por nuk i dihet fundi.

Lexo edhe: Kontrata “skuqet” me shkelje/ Veliaj jep vulën, 2 mln euro shtesë për Piramidën, Fushës dhe Dulakut

160 mln lekë për të informuar fermerët

Në të njëjtën ditë, Veliaj ka hapur një tjetër tender për shërbime tw shpikura. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Sistemi elektronik për mbledhjen dhe menaxhimin e informacionit për fermerët në hapësirën territoriale të Bashkisë Tiranë”.

Pra, 160 milionë lekë do të shpenzojë Veliaj për të grumbulluar informacion për fermerët. Sikur nuk i ka tw dhwnat tek ministria e Bujqwsisw dhe INSTAT. Atëherë për çfarë informacionesh e ka fjalën “Lali Eri”?!

Dokumentet standarde nuk japin shpjegime të mëtejshme. Por, përcaktohet se zbatimi i kontratës  do të nisë tre muaj pasi të jetë shpallur fituesi. Praktikisht i bie që ky sistem të vihet në funksion në muaj mars, vetëm 2 muaj para zgjedhjeve. Ja pra, edhe një tjetër lëvizje e zgjuar e Lali Erit! Ai i shmanget kështu edhe rregullit që, pjesëmarrësit në zgjedhje nuk duhet të kryejnë investime konkrete apo të ndërmarrin vendime përmes postit gjatë fushatës zgjedhore.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: Fermerëinovacionikryesore2propagandeqendra Tumoshpenzimetender

Lajme të lidhura

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?
Breaking Views

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?

19:58 - 04/04/26
Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Para
Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani janë ndarë! Arsyeja është tradhtia

Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani janë ndarë! Arsyeja është tradhtia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici është paraqitur sot në GJKKO. Siç shihet në pamjet, Bici ishte e vetme teksa hynte...

Lexo më shumë
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët

Makinat nga Shqipëria çojnë në rekord konsumin e naftës në Maqedoni, kjo e fundit ul sërish akcizën

10:16 - 07/04/26
Me firmën e Altin Dumanit, zbardhet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ballukut, lë në fuqi masën e pezullimit nga detyra

10:06 - 07/04/26
Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

09:33 - 07/04/26
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com